Në kohën e zhvillimeve të shpejta gjeopolitike, është thelbësore që Kosova të rreshtohet me aleatët e saj ndërkombëtarë. Dështimi për ta bërë këtë, rrezikon ta shtyjë vendin në izolim ose ta lërë atë të bllokuar në një konflikt të ngrirë, thonë vëzhguesit në SHBA dhe Evropë.
Kosovës i nevojitet një qeveri e spektrit të gjerë, stabile. Duhet të mbretëroj gjuha e tolerancës dhe unitetit në mes koalicioneve për formimin e qeverisë, që do të ishte rruga më e mirë, pasi vendin e presin vendime të mëdha, siç është dialogu, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, si dhe krijimi i një klime dhe marrëdhënie më stabile me faktorin ndërkombëtar.
Të njëjtin mendim e kishte shprehur edhe Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA, i cili thotë se kushdo që e formon Qeverinë e ardhshme të Kosovës, duhet të kujdeset që marrëdhëniet me SHBA-në të mbeten të forta dhe të paprekura. Kosova s’e ka luksin të jetë në mosmarrëveshje me aleatët.
Prandaj, me qeverinë e re, Kosova duhet ti forcoj këto raporte dhe të ec me hapa të sigurte drejt normalizimit të raporteve dhe zgjidhjes përfundimtare me Serbinë, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke, që është rruga dhe çelësi i zgjidhjes së krizës afatgjate në rajon. Çdo ikje nga ky konstilacion rrezikon vendi ta fus në krizë politike, që pasojat do të jenë të paparashikuara për vendin. Autori është njohës i Marrëdhënieve ndërkombëtare.