Ëndrra mashtruese e një mërgimtari

Opinione

Ëndrra mashtruese e një mërgimtari

Nga: Merxhan Jakupi Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 14:44
Autori Merxhan Jakupi

Javën e fundit, shumica e diasporës, mërgimtarët, kishin kthyer kokën nga vendlindja dhe shteti i dytë shqiptar, Republika e Kosovës.

Në shumë klube shqiptare dhe xhami vërehej politizimi dhe ndërkohë që ishin duke pritur zgjedhjet parlamentare në Kosovë vazhdonin polemikat, bisedat, se cili nga subjektet politike do të fitojë shumicën gjatë zgjedhjeve, kush do të jetë kryeministri i ardhshëm, ndërsa shumë aeroplanë dhe autobusë ishin nisur për në Kosovë.

Tre dekadat e fundit kam vërejtur në shtetet perëndimore, se nga komunitetet emigrante dhe refugjatët, më së shumti janë të politizuar, polarizuar dhe hegjemonizuar: shqiptarët, kurdët dhe palestinezët.

Shkaku dhe arsyja është se këta popuj dhe komunitete ishin të robëruar. Përkundër faktit që këta popuj jetonin në shtetet demokratike, të begatshme, brengat, dhimbjet që kishin ata, i bënin të mos ishin të lumtur, të kënaqur. Shumica e tyre përjetonin dhimbje dhe vuajtje në shtetet e perëndimit ku jetonin dhe punonin.

Shumica e mërgimtarëve të brezit dhe gjeneratave të para, vazhdojnë me të njëjtat tipare, atribute dhe me të njëjtën kulturë të vendëlindjes.Taverna ballkanike, uikendit, shumica e kalojnë me akrobacion, duke luajtur gur dhe me letra. Kjo është loja më zbavitëse dhe e preferuar, për të tejkaluar monotoninë, kurse pjesa tjetër, shumica pensionistë, ose invalidë, shkojnë në xhamitë shqiptare për të kryer rituale dhe dëgjuar predikimenga imamët. Përveç ritualeve, këta predikues kalojnë kohën duke pirë kafe, biseduar dhe duke u çliruar nga monotonia dhe brengat që kanë ndaj vendëlindjes dhe atdheut të tyre.

Sipas pskoanalistit hebre, Alfred Adler, kishat, xhamitë dhe sinagogat, paraqesin një lloj kohezioni social. Këta komunitete thekson Adler, e adhurojnë Zotin dhe fisnikrojnë shpirtërat.

“Heimat we”, dhimbje për vendlindjen

Gjeneratat e para të shekullit të kaluar që erdhën në shtetet perëndimore nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Malit të Zi, erdhën përkohësisht, dhe në fund mbetën përgjithmonë. Ëndrra e tyre ishte të punojnë disa vite, të ndërtojnë një shtëpi, të fitojnë ca para, dhe në fund të kthehen në vendlindje.

Zakonisht, çdo herë më është bërë si ritual, pasi shkojë në dhomën e gjumit, hapi faqet e Gogle-s, ose të Yutube-s.

Isha duke ndjekur marshin e studentëve serbë, karvanin që shkonte nga Beogradi për në Novi Sad. Ja, thashë me vete, duke shfaqur pak zili. Sipas shumë analistëve perëndimor, edhe pse populli serb ishte i homogjenizuar dhe indoktrinuar nga nacionalizmi dhe unitarizmi serbomadh, rinia dhe elita serbe, ishin qytetarë me shpirt revulucionar. Kjo gjeneratë e re, do të ndryshojë dhe do shkëputet nga vargojtë e nacionalizmit dhe shovonizmit serbomadh. Do të fillojë epoka e re në Serbi, lidershipi, si shëmbëlltyrë, do të përhapet dhe vazhdojë në Bosnjë, Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut.

Kisha një zili për sa kohë po ndiqja karvanin dhe protestat në Serbi. Nuk kisha urrejtje ndaj këtij populli, që ky popull të vuaj dhe të jetojë nën diktaturë. Zilia më vinte, duke menduar se si ne shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kemi mungesë të emancipimit, të rezistencës dhe të një shpirti kritik dhe revolucionar.

Para ca vitesh u dogj e u bë shkrumb e hi një autobus me udhëtarë duke u kthyer nga Stambolli në një qytet të Bullgarisë. Fatkeqësi dhe tragjedi ndodhi edhe në Spitalin Modular e Tetovës, ku u dogjën dhe humbën jetën 14 persona. Pavarësisht nga këto fatkeqësi makabre dhe të dhimbshme, askush nga qeveritarët nuk dha dorëheqje.

Po ashtu, as një organizatë, ose intelektualë, akademikë dhe profesorë, së bashku me studentët, nuk e ngritën zërin, nuk organizuan protesta masive. “Zëri i popullit është zëri i Zotit”, thotë Seneka.

Duke u kotur, në fund mbylla tabletin dhe ndërkohë më kishte zërë gjumi.

Studentë nga dy universitete, së bashku me profesorët dhe shumë qytetarë nga qyteti studentor, Tetova, kishin nisur karvanin për në kryeqytet, në Shkup. Në autostradë ishin bashkëngjitur shumë të rinj dhe fshatarë. Studentët së bashku me profesorët mbanin pankarta, parulla dhe sllogane. Po ashtu para parlamentit me pesë minuta heshtje nderuan viktmat e Spitalit Modular të Tetovës. Kërkesat e studentëve dhë shumë qytetarëve shqiptarë ishin: “Duam që Maqedonia të jetë shtet i dy popujve, federalizëm”. Studentët dhe shumë qyteterë kishin vënë çadrat para parlamentit,kurse një pjesë ishin futur në grevë urie. Në moment më doli gjumi. “Në dreq të mallkuar”, thashë me vete, ëndërr mashtruese dhe e trishtuar.

Po ta merrte këtë ëndër të trishtë ta interpretonte Frojdi, ose Karl Jungu, këta psikoanalistë të famshëm do ta zbulonin këtë sindrom. Duket se është neurozë, vuajtje dhe dhimbje: Heimat We!

Nga ky sindrom nuk vuaja vetëm unë. Para ca vitesh, lexova në një artikull nga një sociolog dhe psikolog zviceran se shumica e emigrantëve në Zvicër kanë trauma dhe neurozë. Sipas tij, arsyja është së këta individ vuajnë nga sindromi "HEIMAT WE" .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat