Shqiptarëve nga regjimi serbo-sllav u rrezikoheshin, përmes politikës me dhunë, të drejtat dhe liritë elementare, me makinerinë vrastare shtetërore mbi arsyen e popullit të pafajshëm dhe të pambrojtur nga askush. Dukuria e humbjes së gjurmëve posaçërisht e intelektualëve dhe atyre personaliteteve me taban kombëtar nga pushteti okupues u quajt "izolim".
Shqiptarë zhdukeshin pa asnjë gjurmë, posaçërisht bëhej gllabrimi i intelektualëve shqiptar nga shtëpitë e tyre, nga vendet e punës, i arrestonte milicia natën të lidhur dhe pa kurrfarë urdhërese gjyqësore....
Arrestimet i bënin ata të sigurimit pa uniformë të përforcuar me milicë të armatosur, ku, këtij aksioni në Kosovë iu vendos gjendja e jashtëzakonshme që i dha krah suprimimit me forcë të autonomisë së Kosovës. Revoltat e shqiptarëve kundër pushtetit gjakatar u shuan me gjak... Dukuria e humbjes së gjurmëve për të humbur moralin e krenarinë ndër shqiptarë nën okupim, posaçërisht e intelektualëve dhe atyre me taban kombëtar nga pushteti dhe shërbëtorët e tyre u quajt "izolim".
Pas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, Këshilli Ekzekutiv i KSA të Kosovës, më 01 mars 1989 mori vendim, ku sekretari Krahinor i Punëve të Brendahme, duke iu referuar nenit 53 të Ligjit për Punët e Brendshme, u urdhërojë peronave "veprimtaria e të cilëve është e orjentuar ose egziston dyshim me mbështetje se ajo mund të kenë për pikësynim rrezikimin e rendit publik, të mbahen të qëndruar në një vend të caktuar. Burimet zyrtare pohonin se kjo masë e "izolimit" ka përfshirë 237 shqiptarë, por në bazë ca të dhënave del se ky numër mund të ishte shumë më i madh.
"Izolimi masiv i inteligjencëds së mirëfillt shqiptare, i cili izolim nuk mund të quhej izolim i personave të rrezikshëm për shoqërinë, siç e trumbetonin organet e pushtetit kosovar, ishte arrestim tipik apo burgosje masive e intelektualëve shqiptarë"-thoshte i burgosuri politik, Ali Mehmeti.
Kërkesat e minatorëve në grevë përkrahen nga masa e gjerë popullore, nga të rinjtë e Qendrës Studentore-Prishtinë, duke u solidarizuar me dinjitetin heroik dhe mbinjerëzor të minatorëve.
"Apeli k 215" i mijërave intelektualëve shqiptarë:
"Apelojmë te Kuvendi i Serbisë që të aprovojë vetëm pjesën e amandamenteve që nuk ka të bëjë me ndryshimin e raporteve ndërmjet Serbisë dhe krahinave autonome...
Ndryshimi eventual i pozitës kushtetuese të Kosovës do të shkaktonte te shqiptarët ndjenjën objektive se po u merret, jo diçka që është dhuruar, por ajo që u takon burimisht".
"Protestojmë energjikisht në emër të humanizmit dhe të së vërtetës, kundër sjelljes arrogante dhe identifikimit të pashpjegueshëm të Rr. Morinës, H. Azemit dhe A. Shukriut me politikën e LKJ-së mbi Kosovën me kuptim të personifikimit të kësaj politike me personalitetet e veta..."
Dr. Muhamet Mustafa, anëtar i Këshillit Ekzekutiv Federativ", megjithatë "Kryesia e RSFJ-së vendosi të përforcojë forcat e armatosura dhe në Kosovë dërgoi aradhën e bashkuar të milicisë speciale federative". - Tanjug.
"Morina, Azemi dhe Shukria dhanë dorëheqje" Minatorët dolën prej zgafelle".
Kryesia e RSFJ-së urdhëroi marrjen e masave të veçanta për mbrojtjen e rendit kushtetues, të rregullit dhe sigurisë, "kinse" të sigurisë personale dhe pronësore të qytetarëve". Dr. Rexhep Ismajli, I izoluari.., Prishtinë. 2009. fq.31, 64
Sipas Jusuf Karakushit-sekretar Krahinor i Punve të Brendshme, në mbledhjen e kryesisë së Komitetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës:
"Gevat e minatorëve ishin të organizuara e të paramenduara politikisht të përgaditura muaj të tërë, për çka organet e SPB-së disponojnë të dhëna", prandaj, "Nuk ka bazë për dorëheqjen e Rr. Morinës, të H. Azemit dhe të A. Shukriut sepse ata dëshmuan qartë për politikën e LKJ-së, ato dorëheqje janë të imponuara dhe të dhëna nën presion".
Me 02 mars 1989 "me burgosje dhe izolime në Kosovë u fillua pasi Lazar Mojsiv pasi deklaroi se Kryesia e Jugosllavisë ka dokumentin të cilin e kanë nënshkruar përfaqësuesit ilegal të grupit naciinalist shqiptar". Më 10 prill të vitit 1989 "Qeveritarët dënuan dhe izoluan 254 shqiptarë, derisa në Beograd serbët këndonin në shenjë të triumfit të ri hegjemonist serb mbi Kosovën".
Nga ngjarjet e këtilla shtetet demokratike u njohën me të vërtetën e popullit shqiptar, të inteligjencës së tij, nëpër burgjet serbe në Leskovc, Vranjë, Prokuple, Zajeçar, Shabac e Beograd në të cilën, ndaj shqiptarëve, u zbatuan tortura të pashembullta, ku, u fye dinjiteti dhe krenaria njerëzore e kombëtare e shumë shqiptarëve...