Është neveritëse, anti-kosovare dhe anti-shqiptare t’i dëgjosh sot deklaratat publike që dalin nga taboret e partive opozitare PDK, LDK dhe AAK në Kosovë, pas debaklit që e pësuan në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, edhe pse këto parti opozitare bënë një fushatë zgjedhore ekstreme të ashpër të shoqëruar me etiketime ofenduese dhe me premtime mashtruese, edhe pse votuesit e Kosovës i kanë të freskëta keq-qeverisjet e këtyre partive në 29 vitet e kaluara, ku dominonin tradhtia, hajnia dhe korrupsioni.
E vërteta dhe realiteti janë se Albin Kurti dhe Vetëvendosja duhet ta krijojnë Qeverinë e re të Kosovës, sepse vetëm kjo do t’ia mundësonte Kosovës forcimin e shtetësisë, ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Sipas veprimeve dhe deklaratave të saj para-zgjedhore e pas-zgjedhore, duket qartë se opozitës në Kosovë nuk i intereson fare e ardhmja e lumtur e Kosovës që e ofrojnë Albin Kurti me krijimin e Qeverisë së re, me vazhdimin e realizimit të projekteve tashmë të filluara dhe të projekteve tjera zhvillimore, por kësaj opozite i intereson vetëm fshehja dhe ruajtja e pasurisë multi-milionëshe e fituar në 20 vitet e kaluara me hajni dhe korrupsion. Këtë e shpreson ta arrijë opozita e Kosovës edhe me flirtet e saj me ndërkombëtarët dhe me tradhtarin Edi Rama.
Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj, këta tre “musketarë” dhe “kauboj” të Kosovës, edhe pse i humbën zgjedhjet dhe e morën përgjigjen nga sovrani se nuk e kanë më vendin në politikë, ata nuk po ngurojnë dhe nuk po ndalen duke e kritikuar padrejtësisht Albin Kurtin, me shpresën që ai Qeverinë e re ta themelojë me njërën nga këto parti opozitare, gjë që do të ishte fatale dhe tejet e dëmshme për të ardhmen e Kosovës.
Zgjedhjet e 9 shkurtit, me ndershmëri e dinjitet, i fitoi Vetëvendosja dhe Albin Kurti, karshi opozitës PDK, LDK dhe AAK, mjerane, tradhtare, vëllavrasëse për pushtet, vrasëse të gazetarëve për fjalën e vërtetë, hajni, katilë dhe rezilë, opozitë e cila harxhoi shuma të parashë nga ato që tashmë 20 vite ia vodhën Kosovës me paturpësi e korrupsion, e tani një pjesë të atyre parave i shpenzuan për t’i mashtruar votuesit me blerjen e votave, si edhe duke ua puthur duart e ndyta Richard Grenelit dhe Edi Ramës, duke u përgjëruar t’u ndihmojnë t’i fitonin këto zgjedhje, por ja që përkundër tërë këtij mashtrimi e serviliteti, votuesit e votuan Albin Kurtin, sepse e dinë se Albin Kurti është mbrojtësi dhe garantuesi i integritetit, sovranitetit dhe i zhvillimit e forcimit të Kosovës.
PDK-ja i humbi zgjedhjet sepse nuk u distancua nga tradhtarët Hashim Thaçi e Kadri Veseli, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj e shumë të tjerë si këta. PDK-ja duhet të heqë dorë nga shpresat e kota se Gjykata e Hagës do t’i lirojë liderët e saj, sepse kjo Gjykatë po punon dhe do t’i zbardhë vrasjet politike, që do të rezultojë edhe me dënime. Kjo parti duhet të reformohet dhe të japë llogari për hajnitë multi-milionëshe të vjedhura tashmë 20 vite, sepse Albin Kurti këto pasuri do t’ua konfiskojë një për një dhe paratë e këtyre pasurive të vjedhura do t’ia kthejë popullit që ka nevojë për vende të reja pune, për zhvillim ekonomik dhe për blerjen e armëve, helikopterëve dhe aeroplanëve për ta mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e Kosovës nga Serbia gjenocidale dhe ekspansioniste.
Opozita mjerane kot po mundohet ta zvarrisë dhe ta pamundësojë zbatimin e Ligjit për Byronë e Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të mbushur me sekserë të instaluar nga qeveritë e Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Ramush Haradinajt; nga kjo s’ka shpëtim.
Albin Kurti dhe Qeveria e tij e re do t’i shporin këta sekserë edhe nga prokuroria, gjyqësia dhe do ta themelojnë edhe Vetingun tepër të nevojshëm në Kosovë.
LDK-ja e Isa Mustafës, komunistit, dhe e Lumir Abdixhikut, kukull, e morën shuplakën e nxehtë nga votuesit e Kosovës, sepse pa u reformuar rrënjësisht, pa e shporur Isa Mustafën si kryetar nderi të partisë, pa e rikthyer frymën e Ibrahim Rugovës, pa këmbëngulur që të zbulohen urdhërdhënësit dhe vrasësit e qindra aktivistëve të LDK-së dhe pa i kthyer multi-milionat e vjedhura, assesi nuk mund të shpresojnë në fitore të zgjedhjeve.
AAK-ja e Ramush Haradinajt e mori shuplakën e nxehtë nga votuesit, sepse votuesit e njohën këtë politikan kontraverz, i cili, si edhe shumë komandantë të UÇK-së, e hodhi lavdinë për hajninë e pasurinë milionëshe, të cilët para dite bëjnë homazhe para varreve e lapidarëve të heronjve që e dhanë jetën për çlirimin e Kosovës, e më pas turren paturpërisht për të bërë hajni e korrupsion.
Albin Kurti dhe Qeveria e tij e re do t’i mbushin qelitë me tradhtarë, vëllavrasës për pushtet, vrasës të gazetarëve për fjalën e vërtetë. Do t’i mbushin qelitë me hajna, rezila e katila, sepse këta biçima vendin e kanë në qeli, nëse dëshirojmë ta pastrojmë Kosovën, ngjashëm si drithin nga egri.
Ata që ia dhanë votën opozitës në Kosovë janë veteranët e rrejshëm të Kosovës, janë edhe arsimtarët e Kosovës të udhëhequr nga kryesindikalisti Rahman Jasharaj dhe shokët e tij, patericë e opozitës, të cilët për dëmet që qeveritë e kaluara ia shkaktuan arsimit në Kosovë, padrejtësisht e fajësojnë Albin Kurtin, bile edhe duke mos lejuar që në Kosovë të aplikohet rivlerësimi i përgatitjes arsimore ndaj mësimdhënësve, që është mënyra më e mirë që nxënësve tu japin mësim arsimtarë të aftë e të përgatitur mirë, e jo sabotues të arsimit.
Albin Kurti dhe Qeveria e re detyrë parësore duhet ta kenë ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës cep më cep, ç’njërrosjen e korrupsionit dhe të sekserëve në tërë institucionet, dërgimin e Padisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin e Serbisë në Kosovë në vitet 1998-99 dhe ngritjen e aktakuzave ndaj tërë tradhtarëve dhe hajnave të Kosovës.