PDK në zgjedhjet e 9 shkurtit shënoi rritje, ndonëse mbeti prapë partia e dytë në vend.
Është habitëse se si kryetari nuk iu fut garës, përkundër se është "rregull" që kryetari i opozitës të projektohet si kryeministër i ardhshëm. I frikësuar të kandidojë vetëm, Memli u detyrua të kandidojë Bedri Hamzën për kryeministër. Nëse do të kandidonte vetë, nuk do të merrte më shumë se 100 mijë vota. Nuk e kuptoj pse Memli Krasniqi është kryetar kur nuk ka mbështetje as brenda partisë, ndërkohë që dikush tjetër ka më shumë mbështetje se ai.
Ndonëse PDK mbeti e dyta, Memli u krenua duke thënë se "më shumë se 200 mijë vota janë më shumë se një rezultat", çka nuk është e vërtetë pasi, sipas rezultateve preliminare, PDK ka marrë 184 mijë e 87 vota dhe jo 200 mijë. Nuk e kuptoj pse Memli ende nuk ka dhënë dorëheqje.
Pse qëndron në krye të partisë dikush që nuk ka besim as brenda partisë? Nëse do të kishte besim, nuk do të kandidonte z. Hamza për kryeministër. Nga matjet brenda partisë, Bedriu ka dalë i preferuar, por Memli çfarë bën aty ku nuk e dëshirojnë? Apo ndoshta dikush tjetër është më i preferuar?
Një politikan i përgjegjshëm hap rrugë, nuk rri aty ku nuk e ka vendin. Memli duhet të japë dorëheqje, PDK duhet të hyjë në një proces të brendshëm zgjedhor. Pavarësisht rritjes, prapë mbetet e dyta dhe rrjedhimisht nuk ka fituar zgjedhjet, siç ka pretenduar. Me Memlin, PDK nuk ecën përpara, ndaj largimi i tij është i nevojshëm për moralin e tij, për të mirën e partisë që drejton dhe mbi të gjitha për të zbatuar normën e njohur: kush humb zgjedhjet, largohet.