Edi Rama luajti me SPAK-un kundrejt Veliajt, kritikoji mënjane kinse SPAK-un dhe papritmas derdhi lot krokodili për dashurinë e tij ndaj Veliajt, krejt kjo me të vetmin qëllim për ti futur në konflikt të ftohtë të dy: SPAK-u kundrejt Veliajt, në mënyrë që të duket dhe më e thellë drama, të mund të kapitalizoj dy postet e kryeministrit të vendit dhe të kryebashkiakut të kryeqytetit.
Një paralajmërim në dhjetor doli të jetë i vërtetë, a qe ky një planë apo dikush po ndrynë mafinë e krimit në Shqipëri?.
Më shumë ka të ngjarë qe ky shou të jetë një kurdisje politike sepse në Shqipëri ka një Mini-Hollywood që krijon dramaturgji profesionale politike. Një skenar, i para këti që po analizojmë më vonë është ai i presidentit Ilir Meta, i cili edhe përkundër imunitetit që mbartte me kushtetutë u lidhë si të ishte një banditë, një kriminel ordiner.
“Drejtësia” u solle sikur ky president të ishte president i huaj, madje si një president i një vendi pushtuese. Duket qe skenari i dytë i një “drejtësie” me regji nga Holli Rama në emër të SPAK ka të ngjarë të dhezi, por tani me një viktimë të ri, me Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës.
Prej pak kohësh ky është rasti i dytë, i figurave politike si të arrestuar, ka një të përbashkët korrupsionin, le ta besojmë se korrupsioni është vetëm njëra amplitudë politike e tyre.
Le të ngrijmë disa dyshime logjike në lidhje me arrestimin e fundit të Erionit. Pse ndodhi pikërisht para zgjedhjeve?, Pse Edi Rama rrafi tavolinën dhe plasi nervat publikisht për të dhënë një kuptim ngjarjes së arrestit? Rrafja e tavolinës dhe nervat e plasura si shenjë reagimi a ishte një improvizim dhe pajtim i fshehur me SPAK për tu arsyetuar disi arresti i Erionit, se kryeministri është i shokuar me rastin dhe se pajtimi i heshtur është se do të lëshohen ca kritika në drejtim të “drejtësisë Rama – SPAK”? Pse do të zëvendësohet kryebashkiaku pas arrestit me kryeministrin e vendit? Pra Shqipëria do të ketë kryeministër dhe kryebashkiak të njëjtin personin Edi Rama.
Thua ti se Bashkia e Tiranës nuk ka personalitet apo zyrtarë tjetër që do të zëvendësonte Erion Veliajn në postin e tij. Pse ka ardh dëshira e Ramës për këtë post të kryebashkiakut të Tiranës. Pra në këtë gamë dyshimesh mbi Ramën dhe “drejtësinë e SPAK”, ka një tym që shihet gjithë andej dhe qe kundërmon drejtë konditës politike. Tani do ta fus në lojë edhe Berishën i cili do të orvatët të luaj diç në këtë dramë të skenaristit dhe regjisorit Rama, Berisha do ta mbështesi SPAK-un në mënyrë qe SPAK disi të mos konceptohet si vegël perfektë e Ramës, pra, Berisha do të mbështesi SPAK-un me të vetmin qëllim pse arrestoi Veliajn me një standard tjetër dhe jote njëjtë si arrestimi i Ilir Metës. Berisha nuk duhet të bije në këtë grackë të Ramës.
Loja e Ramës vazhdon se kush futët në të, thonë ja pafshin hairin.