Intelektualët, gazetarët dhe mediat politike, të shitura dhe mercenare

Opinione

Intelektualët, gazetarët dhe mediat politike, të shitura dhe mercenare

Nga: Skënder Kapiti Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 11:39
Skënder Kapiti

Si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë gjithmonë fatkeqësisht dhe mjerisht gëlojnë lukunia e  halabakërisë intelektuale, gazetareske, opinioniste dhe gjithmediatike servile e politikës; intelektualë e media të shitura te paraja e korrupsioni; pra gëlojnë si intelektializëm , mediatikë dhe gazetari amorale dhe mercenare.

Mjerisht mediat, intelektualët e gazetarët shqiptarë në tërësinë e tyre kanë të njëjtën fytyrë e shpirt ligësie, hajnije, korrupsioni dhe mercenarizmi antikombëtar ashtu si politika e korrupsionit, hajdutërisë; si politika amorale, antihume e antipublike.

Pra, ashtu sic është politika ashtu sillen pro saj edhe intelektualët, mediat, gazetarët dhe opinionistët shqiptarë.Kjo për vetë faktin se është politika ajo që i mbështet, i financon me rroga, u jep tendera e ryshfete; është politika shqiptare ajo e cila  kap, përzgjedh, mundëson ,favorizoin  dhe i korrupton mercenarët mediatik, intelektualë e amoralë.

 Ky llum intelektual, gazetaresk e mediatik shkon deri atje sa që edhe promovon agjenda antikombëtare të cilët me shumë finesë mbështesin dhe propagandojnë agjenda mediatike antishqiptare.

Ajo që vihet re është fakti se edhe ata politikanë  si edhe Albin Kurti p.sh. nuk është se janë të interesuar për mbështetjen e gazetarëve dhe intelektualëve të guximshëm, patriotë, të fjalës së lirë dhe të vërtetë, sepse edhe Albin Kurti ashtu si të gjithë politikanët shqiptarë sillen me hipiokrizi dhe me arrogancë, sepse edhe Kurti vuan nga pëlqimi vetëm i vetës së tij, vuan  nga deliri i madhështisë, nga kompleksi i inferioritetit; dhe aftësinë, talentin, dhuntinë dhe përkushtimin intelektual e patriotik të të tjerëve e shikojnë si kërcënim. Dhe kjo është arësyeja kryesore pse Kurti dhe Vetëvendosja u ndëshkuan, moren këto rezultate edhe në zgjedhjet vendore të mëparshme por edhe në zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025, rezultat shumë më të vogël se 4 vite më parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat