Kush do të hyjë në koalicion me LVV-në?

Opinione

Kush do të hyjë në koalicion me LVV-në?

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 15 shkurt 2025 Në ora: 14:09
Kandidatët për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga AAK

Çfarë mund të ndodhë pas zgjedhjeve të tanishme parlamentare në Kosovë, sipas të cilave duhej të ndodhë ajo që duhet të përceptohet për të lëviz diçka mbas rezultateve përfundimtare, drejt një pikësynimi më të mirë për këtë vend, dhe në të kundërtën Kosova, ia përgatitë vetvetes hendekun e çdo zgjidhje pozitive, nëse do të qeveriset nga një qeveri jetëshkurtër.

Pas rezultateve të fundit do të kemi edhe formulën që do na sqarojë rrugën e formimit të qeverisë së re, e cila do shfaqet në atë tërësi nocionesh, njohurish, aftësish dhe procedurash të përmbledhura me termin « marrëveshje », nëse partia në pushtet LVV, edhe pse një parti fituese e këtyre zgjedhjeve, përshkak të numrit të pamjaftueshëm nuk mundet ta formojë pushtetin e saj pa një koalicion me një parti tjetër opozitare.

Vjen pyetja, kush në koalicion me LVV, kur asnjëra parti deri më tani nuk është e gatshme të shprehet për një koalicion të tillë, ku do ‘ti lidhte në mes vete një dobi, që do të prodhonte fryte të rëndësishme për t’i dhënë këtij vendi, që nënkupton mundësi zhvillimi dhe mirëqenje më të mirë për këtë popull dhe këtë vend.

Duke u nisur nga imazhi qeverisjeve të mëhershme, në veçanti qeverisja e PDK, një kohë të gjatë në pushtet me LDK, që lë përshtypjen e hidhur me një përbuzje nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, apo edhe një shkatërrim i paparë moral e fizik, kur shteti e merr kuptimin e një « anarkie », me një qeverisje që ushtrohet për shijen e pushtetarëve të vet.

Rrethanat ekzistuese politike dhe ekonomike të Kosovës, e bëjnë problematike dhe shumë delikate këtë çështje, nëse një trajtim i tillë i pushteteve përsëritet dhe nuk e ndryshojnë kahen e tyre mbi bazën e interesave të vendit, interesave politike dhe të dobisë ekonomike, duke marrë vendime të vogla e të mëdha në zotërimin e vlerave sublime, që mbështesin themelet e shtetit të ri të Kosovës, dhe vetë qytetarin e këtij vendi.

Në qoftë se, shteti i Kosovës dhe populli i saj e merr parasysh këtë çështje, duhet të provojë dhe të gjejë një zgjidhje të drejtë dhe të shkurtër përmes një udhëheqje të qëndrueshme politike, që përmbanë në vete një program të thjeshtë, por strategjik e politik, i cili vjen në pushtet me kritere të qarta dhe të pastra, duke e marrë formën e shërbëtorit, por jo edhe të kriminelit apo të korruptuarit.

Përndryshe, si është e mundur që Kosova të merr një kahe tjetër, të zhvillohet dhe integrohet përmes një kulture pune dhe modeleve evropiane, që të ngritët drejtpërdrejtë nga kjo greminë, duke ditur se me abuzime dhe papërgjegjësi nuk duhet t’ia ngarkojë askujna tjetër, përvecc individëve dhe grupeve të profilit të atyre, që erdhën në pushtet pa kritere dhe padinjitet.

Ndërgjegjësimi dhe urgjenca për një Kosovë ndryshe, për një popull që e meriton të renditet dhe të integrohet me kombet e lira të botës, do të ishte opsioni më i mundshëm, në të cilin përcaktohet dhe diktohet e ardhmja e këtij vendi dhe këtij populli, duke marrë parasysh edhe profilin e vet tradicional e kombëtar, me vendosmëri, guxim, besnikëri dhe përkushtim ndaj atdheut. 

Populli i Kosovës, si asnjëherë tjetër posedon material të bollshëm, përmes të cilit do të mësonte të mirën dhe të keqen, dhe sikur diti të përballet në kohët më të vështira kundër pushtuesit të jashtëm dhe në robëri, duhet t’i kaloj edhe sfidat tjera në liri dhe demokraci, ku shfaqen terme të tjera pushtuese dhe byrokratike të brendshme, sikur do të ishin të ngjajshme, por këtu bëhët fjalë për një përballje ndryshe, pa luftë dhe pa dhunë, të asaj që ne e quajmë « kuti e votimit ».

Ekzistojnë opsione dhe variante të ndryshme, nëse PDK, do të afronte një koalicion me LVV, që do të krijonte një bashkëdyzim të gjerë, që nuk do të kishte me pasëprobleme edhe me zgjedhjen e presidentit në të ardhmen me plotësimin e numrave, që të realizohet një mundësi e tillë, por, nga ana tjetër, si do të fuksiononte qeverisja e vendit në mes këtyre dy partive të mëdha, të cilat kurrnjëherë nuk janë pajtuar deri më tani për asgjë.

Dhe opsioni i dytë, do të ishte që të krijohet një koalicion në mes LVV dhe LDK, me çrast dikush më të drejtë do ta quante një koalicion shumë të rëndësishëm, ndoshta edhe shumë të qëlluar, nëse nuk do të marrim parasysh të kaluarën e një ngatërrimi të mëhershëm në mes tyre, që nuk funksionoi dhe për një kohë të shkurtër i ndajnë raportet në mes vete, kjo ishte një fatkeqësi e trishtë politike, jo vetëm për një koalicion të tillë, por për tërë vendin.

Ndërsa, opsioni i tretë do të ishte një koalicion në mes LVV, dhe AAK, bashkë me minoritetet jo serbe, duke llogaritur, që vullneti i këtij populli pa dallim të kthehet në një udheheqje dinjitoze dhe serioze ndaj këtij vendi, i cili do të bënte të mundur përdorimin e drejtë të pushtetit në shtetin e Kosovës, edhe pse lideri i AAK, Ramush Haradinaj, e mohon një gjë të tillë, përmes konceptit të tij, se lideri i LVV, Albin Kurti, nuk është një njeri që do të bashkëpunonte më të, ndonse edhe nuk i monvenon për të bashkëqeverisur së bashku.

Atëherë, të përqëndrohemi një çast te kjo pyetje, kë duhet ta fajësojmë dhe ta akuzojmë, nëse nuk e ndiejmë veten ende të lirë në vendin tonë të pavarur si shtet i lirë dhe sovran, dhe çfarë do të ndodhë me shtetin tonë, nëse veprimet tona janë në ballafaqim me vetveten, duke e vënë në dyshim se nuk jemi të zotët ta qeverisim dhe udhëheqim këtë vend me seriozitet dhe dinjitet njerëzor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat