O qeveri të qëndrueshme VV, o zgjedhje të reja!

Opinione

O qeveri të qëndrueshme VV, o zgjedhje të reja!

Nga: Akademik Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 17:15
Akademik Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Ndryshe, Kosova, do të jetë e kërcënuar nga copëtimi i saj nga Serbia dhe nga Rusia, jo nga Vetëvendosja dhe nga kryeministri i saj Albin Kurti. Kjo e vërtetë, duhet të  jetë e qartë si dielli për të gjithë, edhe për popullin, edhe për kryeliderët e tij në pushtet dhe jashtë pushteti. 

Një opsion të tillë tragjik, tanimë e ka paralajmëruar presidenti Aleksandër Vuçiq, ministri i Brendshëm Ivica Daçiq etj. me përgatitijen e strategjisë pushtuese të Serbisë kundër Bosnjës dhe Kosovës, që ditën 13 shkurt të këtij viti pas bisedës së presidentit amerikan Donald Trump me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin për përfundimin e luftës me Ukrainën, me qëllim të arritjes së normalizimit të marrëdhënieve në mënyrë paqësore të këtyre dy vendeve.

Për një qeveri të qëndrueshme demokratike dhe të frytshme

Me njerëz të pakompremetuar dhe të pakorruptuar në pushtetin e mëparshëm shtetëror  (17 shkurt 2008 – 2025), Kosova e meriton që ta ketë sa më parë të jetë e mundur nje qeveri demokratike dhe paqësore në bazë të rezultatit të votave të partive politike (VV, LDK, PDK, AAK, Nisma, Lista GUXO etj.), që kanë fituar në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Kosovës, më 9 shkurt 2025.

Ndryshe, nëse formohet ndonjë qeveri vetëm sa për “sy e faqe” me afat të shkurtër kalimtar, ashtu sikurse në vitin 2019 (sot formo, e nesër shformo sipas “shijes” së “zejtarëve bajraktarë” të mëhallave  dhe “nahijeve” të Kosovës, duke përdorur “Mocionin e LDK-së së Isa Mustafës” për shkak të  rrëzimit të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu, atëherë Albin Kurti nuk do të duhej të formonte një qeveri të tillë-prototip të “Mocionit Isa Mustafa ( 26 mars 2020 në kulmin e krizës së COVID-19)  me “82” vota të Parlametit të Kosovës e përmbysi qeverinë demokratike të kyeministrit Albin Kurti !  -Por, thejsht të organizonte zgjedhje të reja parlamentare dhe presidenciale, mbase me  partnerë të koalicioneve të tilla nuk mund të llogaritet, përkatësisht të parashikohet kurrfarë bashkëpunimi i shëndoshë, kredibël, i frytshëm dhe i qëndrueshëm

 Prof.Dr.Vjosa Osmani, kryetarja e Parlamentit të Kosovës nuk e votoi “MOCIONIN E LDK-SË”  së ngritur nga Isa Mustafa (ish-kryetar i LDK-së), më 26 mars 2020 ! Bravo Vjosa e Shqipërisë Etnike !

Sipas pohimit të Albin Kurtit(ish-kryemonistër), Mocioni i LDK-së së drejtuar nga Isa Mustafa nuk ishte shkaku i menaxhimit të keq të krizës ndaj COVD-it-19…etj. të qeverisë së Kosovës, mbase ajo atë e pati menxhuar me sukses shembullor të papritur. Mirëpo, sipas tij “ e vërteta nuk është, as shkarkimi i një ministri, as mos-heqja e tarifës ndaj Serbisë dhe as antiamerikanizmi, por,  këtu fshihet dicka më e madhe në prapavijë.-Motori për rrëzimin e qeverisë ishte marrëveshja e gatshme për shkëmbimin e territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kjo është në prapavijë, pra, është pazar presidencial me e rrëzu këtë qeveri, por me mua kryeministër nuk bëhet marrëveshje. Dhe nuk ka marrëveshje as në Shtëpinë e Bardhë dhe as në shtëpinë e  verdhë e as në shtëpinë të kuqe, me mua kryeministër. Pra, qëllimi ishte që të spostohem unë si kryeministër dhe Presidenti Thaçi të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme”, tha Albin Kurti duke shtuar se sipas tij, “ka një marrëveshje të gatshme dhe këtë, siç thotë, “në një farë forme ia ka konfirmuar edhe vetë Presidenti Thaçi në takim.”

Presidenti Donald Trump nuk do ta pranonte një  Qeveri të re demokratike, me “osmanë” të  koalicioneve të vjetra minuese të Qeverisë Kurti !

Për t’i besuar këtij konstatimi, së pari, është i domosdoshëm leximi dhe kuptimi i doktrinës dhe i ligjeve të reformave të reja të ndryshimit të politikës së brendshme nacionale dhe të asaj ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që nga data 20 janar 2025, zbatimin e të cilave ia ka besuar Sekretarit të Departamentit  Shtetëror Amerikan Marco Rubio.

Prandaj, që të mos përsëritet një gabim i tillë i 26 Marsit 2020, kur qveria Kurti I, pati falimentuar për shkak të disonancave dhe fërkimeve me koalocionistët e opozitës (LDK…) , kryeministri Albin Kurti nëse nuk ka fituar vota të mjaftueshme për të formuar qeverinë e qëndrueshme  dhe të sukseshme vetëm nga VV-ja, atëherë, nuk duhet të hyjë në aleancë me asnjë subjekt politik, por menjëherë të përgtaitet për shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare dhe preisdenciale në Kosovë.

1. Vetëvendosje dhe Formimi i Qeverisë

Ja grafiku sipas së cilit janë pasqyruar rezultatet e votave të fituara të partive politike :” Në këto rezultate nuk përfshihen votat me kusht dhe ato jashtë vendit; Lëvizja Vetëvendosje mori 40.4 për qind me një margjinë të gabim 1.44% ;Partia Demokratike e Kosovës mori 21.7 për qind me një margjinë të gabim +-1.45% ; Lidhja Demokratike e Kosovës mori 17.5 për qind me një margjinë të gabim +-0.97% ; Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mori 7.2 për qind me një margjinë të gabim 0.82% ;Koalcioni për familje mori 2.4 për qind me një margjinë të gabim +-0.21% dhe Lista Serbe mori 5.4%  https://www.evropaelire.org/a/rezultatet-preliminare-zgjedhjet-ne-kosove-/33309305.htmle një margjinë të gabim +-1.68%. .” ).

Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, Vetëvendosje (LVV-ja) e udhëhequr nga Albin Kurti ka dalë si partia më e madhe (41%), por formimi i qeverisë mund të jetë i ndërlikuar për shkak të balancave të brishta politike. Pas rezultateve preliminare, LVV-ja mund të formojë një qeveri duke u mbështetur në partinë e pakicës shqiptare, si dhe pakicat e tjera. Kjo mund të përfshijë partneritete me parti si AAK (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës) ose NISMA, të cilat janë të hapura për bashkëpunim, dhe mund të ofrojnë një shumicë të nevojshme. Megjithatë, një pengesë mund të jetë dallimi i qëndrimeve politike, veçanërisht në fushën e politikës ekonomike dhe të jashtme.

Rasti konkret: Pas zgjedhjeve të vitit 2019, LVV-ja kërkoi formimin e një qeverie pa pjesëmarrjen e Listës Serbe, por u përball me sfida të mëdha nga opozita dhe nevoja për mbështetje të grupeve të pakicave. Ndërkohë, shumë vota nga shqiptarët dhe qytetarët e tjerë të Kosovës e mbështetën LVV-në, duke krijuar një shumicë të mundshme, por pa një partner të fortë nga grupet opozitare. Nëse LVV-ja  arriti të mbështetej nga disa grupe të pakicave, mund të arrijë një shumicë të përshtatshme. Megjithatë, kjo mund të mos mjaftojë për të siguruar një qeverisje stabile për një periudhë të gjatë të mandatit të parashikuar me lgin dhe me Kushtetutën në fuqi (15 qershor 2008).

2. Votat e Diasporës dhe të Pakicave

-Votat e diasporës, të cilat janë një segment i rëndësishëm i elektoratit të Kosovës, mund të jenë të vendosura për të ndihmuar LVV-në, që të sigurojë një mandat të plotë dhe të çojë përpara agjendën e saj. Diaspora ka qenë gjithnjë një burim i fuqishëm i mbështetjes për LVV-në, duke qenë se shumë qytetarë të Kosovës që jetojnë jashtë vendit e shohin këtë parti si përfaqësuese të interesave të tyre. Po ashtu, mbështetja e diasporës ka ndikim të madh, duke pasur parasysh se diaspora ka një numër të konsiderueshëm votuesish, të cilët mund të sigurojnë një shumicë për LVV-në, duke i dhënë kështu mundësinë të kalojë përpara me programet e saj reformuese.

Rasti konkret: Në zgjedhjet e vitit 2019, diaspora kontribuoi ndjeshëm në rezultatin e LVV-së, dhe, kjo mund të përsëritej edhe në vitin 2025, veçanërisht me intensifikimin e angazhimit të LVV-së për të përmirësuar lidhjet me emigrantët dhe të drejtat e tyre në procesin zgjedhor. Po ashtu, vota e pakicave të tjera, përfshirë ato boshnjake, turke dhe rome, mund të luajë një rol të rëndësishëm për të forcuar shumicën e LVV-së dhe për të mundësuar një mandat të plotë qeverisës.

3. Koalicioni i Partive Opozitare dhe Mbështetja e SHBA-së ?

Një “akrobacion politik” tjetër,  që partitë opozitare mund të bëjnë, është  përpjekja e tyre për të formuar një koalicion, me qëllim të përjashtimit të Kurtit dhe  të LVV-së nga pushteti. Ky skenar mund të mund të vijë në shprehje nëse opozita arrin të gjejë një mbështetje të fortë nga SHBA-ja dhe nga aleatët e tjerë ndërkombëtarë. Mbështetja ndërkombëtare mund të ndihmojë opozitën të krijojë një front të përbashkët për të kundërshtuar Kurtin dhe politikat e tij.

Megjithatë, për të pasur sukses në një koalicion të tillë, partitë opozitare, pikësëpari,  do të duhej të tejkalonin dallimet e thella brenda vetes, përfshirë rivalitetet e brendshme të grupeve të ndryshme, siç është rasti i bashkëpunimit të mundshëm midis LDK-së, AAK-së dhe PDK-së.

Mirëpo, edhe kjo alterativë e partive opozitare koalicioniste për  të përmbysur Qeverinë e  Albin Kurtit, është e kotë, sepse me  ardhjen e  Donald Trump-it në pushtet, më 20 janar 2025, ka filluar të ndryshojë filozofia  e politikës së brendshme dhe e asaj të jashtme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sipas ligjeve dhe Kushtetutës amerikane në fuqi, jo vetëm sipas  kërkesave të individëve ose të  grupeve të ndryshme të bizneseve private të pakoordinuara me shtetin dhe me Presidentin në interesat vitale të kombit dhe të shtetit amerikan në përputhje me standardet dhe me objektivat strategjike dhe vizionare të Doktrinës së re Donald Trump në afat të gjatë, që do të ndikojë pozitivisht edhe në marrëdhëniet politike dhe ekonomike e tregtare  ndërkombëtare, si dhe në zgjidhjen e konflikteve të armatosura rajonale, siç ishte edhe konflikti 3-vjeçar ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë ( 24 shkurt 2022- shkurt 2025), i cili së shpejti ka gjasë reale të mbyllet me paqe, duke falënderuar angazhimit politik e diplomatik paqësor të presidentit të ri amerikan Donald Trump. Këtë e dëshmon, edhe  biseda e tij me Vladimir Putinin më 13 shkurt 2025, si dhe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenski, se Trumpi do të luajë rolin e kryepaqësorit në skenën e marrënieneve politike ndërkombëtare, duke kthyer në praktikë zbatimin e normave, të rregullave dhe të parimeve të së drejtës ndërkombëtare, si dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara.  

Pavarësisht nga “matematikat”  e partive të koalicionit të opozitës (PDK, LDK, Nisma etj.), që në rastin e skajshëm   të formojnë një qeveri pa Kurtin, domethënë pa VV-në si  subjekti politik më i votuar në zgjedhjet parlamentare dhe presdenciale të 9 shkurtit 2025) në Kosovë, kjo, që tani është “kartë e djegur), duke qenë se presidenti amerikan Donald Trump nuk ka kohë, që  të merret me Kosovën, sepse në plan të parë ka zgjidhjen paqësore të konfliktit  Ukrainë –Rusi, JO Kosovë – Serbi, me të cilin konflikt kryesisht dhe drejtpërdrejt do të merret BE-ja dhe NATO-ja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat