Na ishte njëherë një politikan i barkut dhe jo i mendjes

Opinione

Na ishte njëherë një politikan i barkut dhe jo i mendjes

Nga: Nue Oroshi Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 15:11
Nue Oroshi

Ndjenja e të qenurit dikushi  dhe puna që tregon se nuk je askushi janë dy botra dhe një kufi i madh që i ndan në mes. E them se janë dy botra sepse ta kesh ndjenjën se je më i zoti, je më i forti, je më i mençuri dhe në anën tjetër në të  njëjtën kohë të dëmanton fakti se përkundër mendimit tënd ti nuk je ai që vehten e mendon por vetëm një njëri nga shumë njerëz të botës që nuk je shquar për të dhënë diçka të jashtëzakonshme për të qenë ai që ju mendoni  se jeni. Këtu në të shumtën e rasteve njerëzit marrin në thua duke menduar se janë dikushi. Ndërkohë që fatet dhe puna e tyre tregojn se ai apo ajo nuk janë askushi. Të mos qenurit askushi nuk është mëkat. Nuk është mëkat sepse të gjithë njerëzve të botës nuk ju plotësohet dëshira të jënë dikushi.Të jesh dikushi duhët të tregosh aftësinë intelektuale,punën e pandalur si dhe rrethin e pastër që të rrethon dhe që ta jep krahun.Në këto përpjekje hyjnë edhe periudhat kohore që një përsonalitët jeton dhe vepron.

Më e keqja është se në përpjekje për të qenë dikushi hyjnë shumë përsonalitetët në rrugën e mbrapshtë dhe nuk zgjedhin mjete për të arritur deri të qëllimi. Ata ose ato për të ardhur deri në këtë rrugë nuk lanë asnjë metodë pa e përdorur. E kur ja arrijnë qëllimit që ta marrin një postë politikë qoftë në Parlamentë, qoftë në Qeveri apo qoftë në diplomaci ata ose ato e tregojnë vetvehtën.Tregojnë se shumca e tyre në përpjekje për të qenë dikushi dhe kur i sheh mjerimin intelektual të tyre gjatë intervistave të shpeshta televizive e sheh në të vërtetë që ata ose ato kanë mbetur askushi.E gjithë ajo përpjekje për të qenë dikushi ju ka shkuar huq.Ju ka shkuar huq për faktin se ju mungon aftësia për një post të tillë politikë.Në mungesë të aftësisë ata apo ato sillën e pshtillën dhe nuk janë në gjendje të fillojnë një punë të mbarë për shtetin. Nuk janë në gjendje edhe për fatin se edhe këshilltarët politik i angazhojnë të njejtës kategori për të mos qenë më të zgjuar se deputeti, ministri e diplomati. I kuptojmë shumicën e politikanëve që nuk kanë pasur mundësi të arrijnë suksese në lëmënj të ndryshëm të jetës. Por nuk i kuptoj ata dhe ato që marrin turr për të marrë pozicione pa e ditur fare se nuk janë të zotët që ti dalin në krye pozitës që e marrin.Të marrësh një pozitë deputeti, ministri apo diplomati nuk është edhe punë e lehtë. Nuk është punë e lehtë se për faktin në një mandat katërvjeçar ke një barrë të një institucioni të rëndësishëm që nuk duhet të shquhesh vetëm për tu veshur me rroba të shtrenjta, për të pasur truproje ose për të ecur me gjipa të zinj.E rëndësishme është që të kesh mendjën e kthjellët,vizionin se si drejtohet ajo ministri dhe projektin se si duhet punuar për të ardhmën.Fati i keq është se shumicën e politikanëve i kemi që i kushtojnë rëndesi dukjes për tu treguar se është dikushi e jo punës për të quar vendin dhe shtetin përpara.Dhe në momentin që e kryen atë funksion politik emri i tyre harrohet. Ata mbesin në të shumtën e rasteve në luftë me drejtësinë për ti mbrojtur parregullësitë që kanë ndodhur në kohën që ata kanë qeverisur. Dhe deri sa ata janë të kënaqur me pasurinë e parregulltë që kanë krijuar jetojnë me kujtimët për funksionet që kanë kryer. Në anën tjetër nuk e kanë asnjë kujtim për arritjet që i kanë bërë sa kanë qenë në pushtet. Pikërisht këta janë ata ose ato persona që mëndojnë se janë e kanë qenë dikushi.

Por pas përfundimit të funksioneve politike ata ose ato përfundojnë në harresë. Ata ose ato nuk i regjistron historia si personalitete.Si personalitetet historike hyjnë vetëm ata lider ose ato lidere që i dhanë kombit dhe shtetit vepra që mbetën në histori, qoftë projekte dhe ide kombëtare që do të mbetën të paharruara për kombin shqiptar. Të tjerët që kanë kryer ndonjë funksion politikë më përfundimin e funksionit prapë do të mbetën askushi, do të mbetën të harruar dhe vetëm në ndonjë historikë të institucioneve do t´iu përmendët emri në dy rreshta.

Pra, ata dhe ato që nuk mundën ta dërgojnë çështjen shtetërore dhe kombëtare përpara historia do ti shënon me dy rreshta, kurse rrobat e shtrenjta, gjipat e zinj dhe pasuria që e kanë krijuar me korrupcion do të mbetët vetëm në kujtimet e tyre dhe të familjarëve të tyre dhe në dosjet e gjykatës. E këtë fat të jesh dikushi dhe të shënohesh në histori nuk e ka çdo kush.Atë fat e kanë vetëm idealistët që i qëndruan në mbrojtje kombit shqiptarë prej dritë jetës e deri në dritëvdekje. Kurse tregtarët e flamujve do të mbesin tregtarë të flamujve që historia shqiptare do ti shënon me këto fjalë: ”Na ishte njëherë një politikan i barkut dhe jo i mendjes! ”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat