LDK e treta, si me Isën, si me Lumirin

Opinione

LDK e treta, si me Isën, si me Lumirin

Nga: Faton Mehmeti Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 15:20
Faton Mehmeti

Me mburrje Lumir Abdixhiku mori mundin të krekosej në Facebook për gjoja rritjen e jashtëzakonshme lidhur me rezultatin që LDK mori në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Nuk mund të quhet rritje e jashtëzakonshme 37 mijë vota, me trumbetimin që Lumiri bënte gjatë fushatës se do të fitojmë dhe jemi partia e parë në Kosovë.

Në vend se të ofronte dorëheqjen duke shpalluar zgjedhjet brend partisë, Lumiri krekoset për 37 mijë vota më shumë, mbase harron se është në vendin e tretë.

Parimisht LDK ka mbet aty ku e la Isa, në vendin e tretë. Lumiri shfaqet hipokrit tani kur thotë "se qëllimi nuk është marrja e pushtetit me çdo kusht", s’di për çfarë kushte flet kur në demorkaci njihet vetëm vota.

Përtej kësaj, Lumiri në fushtë potenconte me eufori "se LDK do qeverisë vendin" me servilët e tij që ia rrahnin shpinën “kryeministrit të ardhshëm". Prandaj, LDK nuk ka fituar asnjë komunë dhe si e tillë mund të quhet debakël me reformat e nevojshme për tu ngitur drejt qëllimit finale të vendit të parë.

Riciklimi i figurave të njëjta nuk është reformë, është vazhdimësi e njerëzve që kanë prekur fundin. Propaganda e gjoja reformave me njerëz të tillë është mashtrim i hapur që rezultojë me dështimin e LDK duke mos fituar asnjë komunë, duke mbetur në vendin e njëjtë. Këto gabime nuk guxon të bëj me LDK, ndryshe rezultati do të jetë i njëjtë.

Zgjedhjet e 9 shkurti janë dështim i madh për LDK dhe kryetarin e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat