Politika ky aktivitet shoqëror i cili duhet të na shpie drejt zhvillimit, emancipimit dhe përparimit

Opinione

Politika ky aktivitet shoqëror i cili duhet të na shpie drejt zhvillimit, emancipimit dhe përparimit

Nga: Ejup Berisha Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 10:10
Ejup Berisha

Në jetën e përditshme njerëzit dhe shoqëritë duhet të lëvizin përpara. Ngecje dhe kthim mbrapa nuk duhet të ketë, këto njerëzit nuk duhet as ti lejojnë e as ti durojnë. Lëvizjet përpara janë gjërat më të pranueshme, më të pëlqyeshme dhe me të shëndetshme që mund tu ndodhin njerëzve dhe shoqërive bashkëkohore. Zhvillim, emancipim dhe përparim duhet të ketë edhe në fenomenet shoqërore.

Unë në këtë shkrim dua që të flas për më të përfolurin kohëve të fundit jo vetëm te ne por edhe nëpër botë për politkën. Lëvzjet përpara në politikë i mundësojnë apo dhe i pamundësojnë individët e angazhuar në të. Psh nëse këta janë ithtar të ndryshimeve të njëjtët nuk do tu bëjnë kurrfar pengesa lëvizjeve përpara. E njëjta duhet ti nxit lëvizjet e duhura dhe të nevojshme për të arritur deri te tre qëllimet kryesore të përmendura më lartë në titullin e këtij shkrimi. Ne si komb shqiptar dhe si shoqëri shqiptare na mungon emancipimi dhe  përparimi kolektiv. Atë individual dhe grupor e kemi arritur deri diku, por edhe këto nuk janë arritur plotësishtë dhe në mënyrë të duhur pasiqë shumë shpesh  me to  bëjmë improvizime.

Ne si shqiptarë dhe shoqëritë tona kemi nevojë për zhvillim, përparim dhe emancipim të nm plotë. Këtu e kamë fjalën për ato pozitivet të cilat ne na shpiejnë drejtë civilizimit.  I njëjti më tej duhet të na e mundëson transformimin e mirëfilltë dhe cilësor njerëzor dhe shoqëror. Për të ndodhur këto në politikë duhet të zgjedhen individ të arsimuar, të ditur, të aftë të sinçertë dhe të ndershëm.

Nga momenti kur të njëjtët të angazhohen në të këta do të ishte mirë që pandërpre të punojnë për arritjen e objektivave pozitiv njerëzor dhe shoqëror. Këto arrihen më lehtë në Demokraci. Me ndihmën e saj duhet të vehet në funkcion sistemi politik garues. Përmes tij në ambientin politik elitat politke duhet të garojnë mes vete në aktivitetin e njohur si zgjedhje. Ndërsa ata që do të mund të bëhen pjesë e politikës si rezultat i rezultateve të volitshme  zgjedhore, të njëjtët më pas do të duhet ta kenë për detyrim që njerëzve dhe shoqërive të tyre tua mundësojnë zhvillimin, përparimin dhe emancipimin e rraltë dhe të mirfilltë.

Qëndrimin në vend dhe kthimin mbrapa e parapëlqejnë vetëmse politikanët e paditur, jo intelegjent, të pa-aftë, të pandershëm, të pasinqertë dhe tendencioz. Këtyre duhet të mos u lejohet garimi, zgjedhja dhe pjesmarrja në politikë sepse të njëjtët janë pengesa e çdo gjëje të duhur të nevojshme e pozitive që na duhen ne si komb. Shpresoj se të gjithë e kemi kuptuar se ku na quan njerëz të tillë në politikë të cilët me qëllim dhe me tendenca e stagnuan mbarvajtjen e  procesit politik kombëtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat