Përceptimet aktuale të Akademisë së Shkencave të Shqiptarëve në Maqedoni

Opinione

Përceptimet aktuale të Akademisë së Shkencave të Shqiptarëve në Maqedoni

Nga: Hasan Jashari Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 13:42
Hasan Jashari

“E keni Institutin” që e thonë në vazhdimësi akademikët dhe politikanët Maqedonas , është krijim i disa Shqiptarëve të MANU-s ( Akademia Maqedonase) dhe Partisë politike BDI.

Paraqitja e Akademisë Shqiptare të Shkencave në Maqedoni në fund të vitit 2021 ishte një e papritur për shumicën e intelektualëve shqiptarë. Por, në kujtesën e tonë, qëndrojnë një numër i madh orvatjesh që nga koha e themelimit të Universitetit të Tetovës. Në vitin 2010, pas trazirave që krijoi botimi i Enciklopedisë Maqedonase, një grup intelektualësh shqiptarë publikisht u deklaruan se, nëse në një të ardhme të afërt, MANU nuk tërheq Enciklopedinë fyese dhe nuk pranon një numër të duhur dhe një departament për shqiptarët - do të krijojnë një Akademi të tyre.

Nga prilli i vitit 2024, kur 4 komuna shqiptare dolën haptas dhe përkrahën financimin e Akademisë Shqiptare, opinioni publik u trazua me intervista, shpjegime, komunikata, tekste autoriale dhe përplasje mes maqedonasve dhe shqiptarëve. Por, edhe mes vetë shqiptarëve kishte huti dhe anime partiake. Partia BDI dhe kryetari i saj i Parlamentit mbajtën në tavolinë një vit elaboratin e Shoqatës Akademike të Shqiptarëve për Shkencë dhe Art për themelimin e Akademisë si institucion publik me autorizime për hulumtime shkencore me seli në Shkup, e ritheksojmë, me seli në Shkup. Elaborati kishte 221 faqe, të përkrahur me nënshkrimet e 100 profesorëve dhe punëtorëve shkencorë universitarë; me arsyetim shkencor, kadrovik, kushtetueso-ligjor, infrastrukturor, etj.

Më e keqja është se nuk na pranuan në bisedë që të na dëgjonin. Qeveria, në pyetje të deputetit, na dha një përgjigje , ashtu si të thuash, sot nesër dhe “nuk e kemi marrë kërkesën por e kemi gjetur në Ministrinë e Arsimit dhe ata nuk na kanë dhënë përgjigje”; duke vënë në lojë jo të ndershme ministrin dhe zv. ministrin shqiptar të arsimit. Tani e kuptojmë se pse BDI dy mandate kishte dhe ministrin edhe zv. ministrin në krye të ministrisë, ata ishin persona figura. Njeriu i saj i parë, që këndonte e luante futboll në qeveri (ai e udhëhiqte BDI), non grata i ikur, na dërgoi selam se ne nuk jemi të tyre por “jeni me Bilalin”. Kryeparit të BDI, I dërguam njeri që t’i mbart qëai të emëron një njeri për Kryetar ,për ne është me rëndësi ideja që të kemi një Akademi. Asnjëherë nuk morëm një përgjigje. Por kur VLEN doli me përkrahje të fuqishme, atëherë, BDi e sulmoi Akademinë si “Projekt mëhalle, në province” duke harruar se aty e ka e ka selinë e vet. Pra, kështu fyhet Tetova, Gostivari, Pollogu, ku shpesh ata dalin me nga 2 deputetë nga Kërçova dhe 2 nga Struga. Tani, pala maqedonase shpesh thotë se Instituti i Trashëgimisë Kulturore i mjafton komunitetit shqiptar, duke e konsideruar të panevojshme krijimin e Akademisë së Shkencave. Ky është pohim që burimin e ka nga Shqiptarët dashakeq dhe interesxhinj, bashkëpunëtorë të MANU- që prodhuan Enciklopedin, nxitën heqjen e balancuesit ( normën Kushtetuese për përfaqësim të drejt në administratën publike) dhe tani sulmojnë përdorimin e gjuhës shqipe në jetën publike. Por, kjo nuk u mjafton këtyre njerëzve të honorareve që në festa private të thirin gjysmën e tyre që nxijnë Shqiptarët dhe të festojnë së bashku (fatëkeqësisht ata janë anëtarë edhe të 2 Akademive Shqiptare) . Akademia Shqiptare si "Tjetri" Koncepti i "Tjetrit" në sociologji i referohet individëve ose grupeve që perceptohen si të ndryshëm nga normat shoqërore dominuese. Themelimi i Shoqatës Akademike për Shkencë dhe Art në Maqedoni fillimisht u pa si diçka e huaj, një "Tjetër" që nuk i përkiste strukturave tradicionale.Na ishim pra, Tjetri , kur në Regjistrin Qendror të Maqedonisë një muaj e gjysë na thonin se “ ju doni të bëheni MANU,nuk mundet”. Prandaj që të regjistroheni , duhet të jeni si Shoqatë dhe duhej që të bënim ndryshime të mëdha në Statutin që e kishëm bë duke u nisë nga emri sepse “keni të regjistruar një Akademi Shqiptaro Amerikane” . Ky fenomen reflektohet edhe në qasjen e disa mediave, të cilat minimizojnë arritjet e Akademisë.

Projektet tona nuk i përmendin fare,duke e censuruar informacione ose duke i paraqitur si punë të tyre autoriale pa përshkruar burimin origjinal. Dy mediumet më të mëdha televizive të Shqiptarëve, secila në mënyrën e vet, informon ose na injoron;njëra duket aty në Konferencat tona, e merr temën e Konferencës dhe bën lajm për vete pa na përmendur. Tjetra, po atë ditë, vjen e merr temën,idenë tonë bën lajm sipas nevojave të sajë dhe në zyrat e Akademisë merr material me zë nga Kryetari dhe atë e paraqet në lajme si “ish arsimtari” të cilin pastaj deklarat;n e tij e ndëron, e cenzuron, i jep kahje tjetër, nuk përmend Konferencën dhe temën e sajë, nuk përmend pjesëmarësit, nuk përmend Akademinë...A mund ta imagjinoni se dy televizonet me të mëdha shqiptare në Maqedoni nuk na i shpalosin në emisonet e tyre kumtesat ku ne informojmë opinionin e gjërë me gjetjet e Projektit për shkoqitjen kritike të librave shkollor, ku rezulton se librat e muzikës kanë këngë ruse dhe serbe dhe asnjë këngë, asnjë kompozitor, asnjë traditë shqiptare. Ose analizën dhe Projektin tonë për emërtimin e rrugëve, institucioneve në Tetovë ku ka emra Serb,Rus etj. dhe asnjë Shqiptar.

Kjo dinamikë e mospranimit shpesh nxitet edhe nga vetë figura shqiptare brenda institucioneve shqiptare, të cilët prodhojnë narativa që minimizojnë rëndësinë e Akademisë në biseda me Maqedonasit. Më mirët në Akademi do të vijnë kur do të ketë lekë Perceptimi i Akademisë Shqiptare në Maqedoni shpesh varet nga stereotipe dhe paragjykime. Në kontaktet e përditshme, një person vlerësohet sipas karakteristikave të jashtme si mosha, gjinia, apo veshja, por gjithashtu edhe nga gjestet.Por tek ne mbretëron ajo “ky ,ai”. Nuk shihet ideja, nuk shikohet se ky institucion do të jetë përherë,do të kryej punë në kultivimin e shkencës,artit, gjuhës,kulturës së Shqiptarëve në Maqedoni e më gjërë. Gojëkëqinjt që na shikojnë dhe kanë marrë detyra të na bëjnë dëm janë honoraxhinj të përhershëm të shërbimeve ( një prej tyre para 2 muajsh na u paraqit në telefon me kërcënime “pse atë nuk e kemi thirrë, nuk e konsultojmë, se do të na shkatron…”). Po,bëhet pyetja pse ai nuk ka ardhë të interesohet asnjëherë te zyra jonë se kush na e paguan karburantin, parkingun, pagesat e rugëve etj. Akademia jonë përbëhet nga njerëzit që e kanë formuar atë, njerëzit që janë aty; momentalisht 14 profesorë universitarë me të gjithë thirrjet shkencore dhe akademike, me biografi të pasur hulumtuese.

Të tjerët mund të na shohin kështu dhe ashtu. Por ne jemin ata që kishim guximin, ne jemi ata që sot punojmë pa lekë, pa nxemje, ne jemi ata që vijmë në punë duke udhëtuar nga 20 km në ditë në një drejtim me para pensioni.Ne ndoshta nuk jemi më të mirët , por më të mirët do të vijnë kur do të ketë para, kur do të ketë nxemje në zyra, kur do të ketë honorare mujore prej 56000 mkd + para për projekte dhe priviligje me kabinete, bashkëpunëtorë, salltanate si që i ka MANU etj . Akademia jonë i ka në vehte personat kryesorë që kanë ndihmuar drejtëpërsëdrejti në ringritjen e arsimit shqip në Maqedoni pas vitit 1991, duke u bërë një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit arsimor dhe shkencor. Megjithatë, sfidat e perceptimit dashakeq janë prodhim shërbimesh të cilat janë vënë në lojë përherë sidomos kur u themelua Universiteti i Tetovës. Ata gjallojnë mbeten, sepse ata paguhen mirë. Gjasat që Akademia Shqiptare në Maqedoni të institucionalizohet varen nga disa faktorë Ja disa më kryesoret: 1. Mbështetja politike dhe institucionale nga faktori politik shqiptar nëse ka një vullnet politik nga Qeveria e Maqedonisë dhe mbështetje nga partitë shqiptare në vend, procesi mund të përshpejtohet. Në të kundërtën nisma mund të has në pengesa burokratike dhe ligjore.VLEN është shpresa jonë. 2. Lobimi dhe diplomacia kulturore . Angazhimi i fuqishëm i intelektualëve, akademikëve dhe institucioneve shqiptare brenda dhe jashtë vendit mund të ndikojë pozitivisht në proces. 3. Mbështetja nga Shqipëria dhe Kosova- një Bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës mund të ndihmojn legjitimimin dhe përshpejtimin e njohjes institucionale. Publikisht falenderojmë z. Skender Gjinushin, Kryetar i ASHA të Shqipërisë, për përkrahjen e çmuar që na ka dhënë në fillim të punës sonë. Një bisedë e presim nga Kryetari i ASHAK të Kosovës z.Mehmet Kraja qe 3 vite e gjysë.Vullneti i mire zgjidh çdo gjë thotë filozofi Kant. 4. Legjislacioni dhe klima e përgjithshme politike në Maqedoni se ka një mjedis të favorshëm për zhvillimin e institucioneve shqiptare dhe promovimin e kulturës shqiptare, atëherë procesi mund të ec më shpejt. Por, nëse ka tensione politike apo pengesa ligjore, procesi mund të zgjasë më shumë. Nëse këta faktorë më lart punojnë në favor të Akademisë institucionalizimi mund të ndodhë relativisht shpejt. Përndryshe, do të duhetmë shumë kohë dhe përpjekje për ta realizuar Përfundim Perceptimi dhe pranimi i Akademisë së Shkencave të Shqiptarëve në Maqedoni janë të lidhura ngushtë me faktorë politikë, shoqëror, dhe psikologjikë.

Në një botë ku identitetet formësohen nga narrativat e së kaluarës, ‘se nuk bëhet,se e kemi një Institut, se nuk bëhet me këta emra etj”, ( harojnë se të tjerët kanë 38 institucione publike), punët koklaviten.Fatëkeqësisht ky diskurs është dominues, prandaj është e domosdoshme të sfidohen stereotipet dhe të promovohet një kuptim më i thellë i rolit të institucioneve akademike si faktorë të zhvillimit kulturor dhe shkencor. Përkrahja na nevojitet nga të gjithë; ga punëtorët shkencorë,politikanët,intelektualët, mediumet etj. Veçmas kërkojmë përkrahje nga dy Akademitë shqiptare të shkencave në Shqipëri dhe Kosovë. Na duhet përkrahje që na motivon,që na isnspiron. Flm. Autori është Kryetar i Shoqatës Akademike të Shqiptarëve për Shkencë dhe Art në RMVAkademia Shqiptare e Shkencave dhe Arteve në RMV,si që është ideja që nga fillimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat