Kur Donald Trump përdor një citim të supozuar të Napoleonit, i cili është përdorur edhe nga terroristi dhe vrasësi masiv Anders Behring Breivik, kambanat e alarmit duhet të bien!
Ideja e mosndëshkimit të Donald Trump është e rrezikshme vdekjeprurëse, si në mendjen e një presidenti ashtu edhe në mendjen e një ujku të vetmuar të radikalizuar me armë automatike dhe plehra artificiale, mendon Eivind Trædal.
Donald Trump postoi diçka si në X ashtu edhe në TruthSocial të dielën mbrëma, këtë citat mund ta gjejmë edhe në të ashtuquajturin manifestim të Anders Behring Breivik: "Ai që shpëton vendin e tij nuk shkel asnjë ligj". Thuhet se citati e ka origjinën nga perandori francez Napoleon Bonaparte dhe është shumë i ngjashëm me atë që i atribuohet atij në një film të vitit 1970, sipas CNN.
Reagimi im i parë ishte se kjo tregon se Trump do të përpiqet të nënshtrojë gjykatat, por edhe mund të lexohet edhe si një sinjal jashtëzakonish i rrezikshëm për ndjekësit e tij.
Kjo ide ishte natyrshëm e rrezikshme edhe për Napoleonin, sepsi ai u bë një diktator megaloman, prandaj frika nga një njeri i ri si ai i dha formë politikës evropiane për gati njëqind vjet më pas!
Kjo është gjithashtu e rrezikshme në mendjet e individëve dhe grupeve të radikalizuara që janë të gatshëm të përdorin dhunë politike, dikurse ata që sulmuan Kongresin më 6 janar 2021. Një nga veprimet e para të Trump si president ishte falja e këtyre autorëve, secilit prej tyre. Pavarësisht nëse ata kishin sulmuar policinë, apo kishin planifikuar të vrisnin zëvendëspresidentin.
Tani ai po u dërgon një mesazh ndjekësve të tij se nuk e konsideron askënd shkelës të ligjit, nëse ata e ndihmojnë atë "të shpëtojë vendin". Presidenti, mjaft idiotisht, ka fuqinë të falë këdo, për çdo krim.
Kjo gjithashtu mund të ishte si një zile qeni për shumë grupe të radikalizuara nga jashtë të cilët mbështesin Trump, kurse vendi po mbushet me milici të armatosur të krahut të djathtë.
FBI ka ndaluar disa prej tyre, përfshirë edhe ata që planifikonin të rrëmbenin guvernatoren Gretchen Whitmer në Michigan. Trump tani ka vënë në dukje fanatikun e MAGA-s, Kash Patel, si drejtorin e ri të FBI-së. Ai ka shumë të ngjarë të përpiqet të pastrojë organizatën nga këdo që nuk është besnik ndaj Trump.
Nuk mund të përjashtojmë që personi që mbolli këtë citat në kokën e Trump-it ta ketë marrë atë nga manifesti i Breivik.
Ata nuk kanë gjasa të bëjnë shumë për të ndaluar format e reja të dhunës politike "të decentralizuara" kundër demokratëve.
Tweet-i i Trump mund të lexohet si një dritë jeshile për të gjithë fanatikët e MAGA-s që duan të përdorin dhunën kundër armiqve të tyre politikë. Secili që kryen krime në emër të Trump nuk duhet të ketë frikë nga pasojat. Ky sinjal tashmë është dërguar me faljet e turmës së 6 janarit. Nuk mund të përjashtojmë edhe këtë se, personi që mbolli këtë citim në kokën e Trump, nëse ai e ka postuar vetë në Twitter, apo e ka marrë atë nga manifesti i Breivik.
Ajo për të cilën mund të jemi mjaft të sigurt është se shumë nga amerikanët e ekstremit të djathtë që e lexuan tweet-in e njohin atë nga atje. Kjo ide është vdekjeprurëse, si në mendjen e një presidenti, ashtu edhe në mendjen e një ujku të vetmuar dhe të radikalizuar me armë automatike dhe pleh artificial. Përktheu. H.R