‘Hajvanati’ i Albin Kurtit

Opinione

‘Hajvanati’ i Albin Kurtit

Nga: Sulejman Mehazi Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 06:23
Sulejman Mehazi

Gomari sipas vargjeve të Mevlana Xhelaludin Rumit simbolizon epshin, seksin, lakmin, paranë, pushtetin për t'u kënaqur, kjo shtazë hynë në grupin e hajvanateve. Kuptimi i fjalës hajvan është të hashë, pishë, dehesh, kurvërohesh, të pasurosh veten duke punuar të tjerët.

Njësoj siç punon gomari për zotëriun që përkujdeset dhe e ushqen, poashtu dhe politikanët gomerë ushqehen nga qeveritë e shteteve.

Interesant!, kur dikuaj i themi bilbil apo pëllumb gëzohet, kur i themi gomar apo hajvan hidhërohet!?

Të dashur miq na tregoni çfarë dobie kemi prej zogjve e pëllumbave, asgjë, po gomari është punëtor i madh, punët më të rënda i bën, përveç punëve të rënda gomerët janë të dëshmuar dhe me dashuri të spikatur epshore ndaj gomaricave.

Pra, emrat gomerë e hajvanë kanë kuptime privilegjuese jo nënçmuese.

Hajvanët ua kalojnë njerëzve edhe nga bukuria gjinore:
- A gomari është më punëtor dhe më i bukur, apo gomarica?
-A kali është më punëtor dhe më i bukur apo pela? Pasi kali është punëtor dhe i bukur, pse hidhërohemi kur dikush na thotë, Kalë.
- A dashi është më i bukur apo delja, Dashi më i bukur.
- A cjapi me brinjë dhe kollare të bukura është më i bukur apo dhija?, Cjapi më i bukur?

Shtojcë:

A nuk vëreni gomarllëqet dhe hajvanllëqet e politikanëve botëror që janë bërë më të këqinj se hajvanatet.

A nuk vëreni hajvanët politikë të opozitës, Serbisë e BE-së që duan ta hanë Kurtin e pakorruptuar vetëm pse nuk transormohet në politikan hajvan, sikurse që janë ata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat