AAK po shuhet, Ramush jep dorëheqje!

Opinione

AAK po shuhet, Ramush jep dorëheqje!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 18 shkurt 2025 Në ora: 07:39
Ramush Haradinaj

Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma ka marrë 7,68 për qind në zgjedhǰet e 9 shkurtit të këtij viti.

Propaganda e Ramushit nuk ka funksionuar, edhe pse ështē e ligjshme në fushatë, por strategjia e gabuar ishte fatale për z.Haradinaj. Përplasjet e tij me z.Kurti në tejkalim të imagjinatës me akuzat fragjile e krejtësisht jashtë realitetit. kanë ndikuar dukshëm në stagnimin e kësaj partie.

Gjithashtu, periudha kur ka qenë z.Haradinaj kryeministër është shoqëruar me keqpëdorime të mëdha, siç ka qenë rasti me rezervat shtetërore, e të cilat qytetarët ende i mbajnë në mend.

Ka kohë që kam potencuar se AAK është në rrugën e pakthim të shuarjes, me kritikat që kam marrë për gjoja propagandë ndaj AAK e që realisht s’kanë të bëjnë asgjë me realitetin. Mirëpo, kahja që i është dhënë Aleancës na dërgon në atë fund, pasi AAK s’ka më çfarë t’i ofrojë qytetarit të Kosovës, kjo gjë edhe po manifestohet me rënien e vazhdueshme.

AAK rritjen më të madhe e kishte me ardhjen nga Haga të Ramushit me afërsisht 19 % të votave, e cila është e paarritshme për këtë parti. AAK ka marr rrugën e fundosjes nga e cila nuk e shpëton dot asgjë, sa më parë ta kuptoj këtë gjë z.Haradinaj është aq më mirë. Dorëheqja është opsioni më i mirë dhe më i drejtë për z.Haradinaj për të shpëtuar sado pak me nder nga fundi i turpshëm i kapitullimit në politikë, bashkë me partinë që udhëheq.

Anija po fundoset, të gjithë e shohin, vetëm timonieri sheh ëndrra sikur asgjë s’po ndodh. Si Nisma edhe AAK e kanë të garantuar dhe të pashmangshëm falimentimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat