Zgjedhjet nacionale tӫ cilat përfunduan kӫto ditӫ nӫ Republikӫn e Kosovӫs treguan njӫ vetëdije tӫ lart, kulturӫ Evropiane si dhe emancipim dhe përgjegjësi ndaj Shtetit pӫr tӫ ndërtuar Institucione tӫ reja.
Populli nuk gabon asnjëherë kur i krijohet hapësira dhe lira pӫr ta shprehur vullnetin emocional pӫr ta përcaktuar votӫn demokratike. Kjo vlerӫ u dӫshmua edhe kӫsaj radhe nӫ tӫ gjitha vendvotimet gjithandej Republikӫs sӫ Kosovӫs, ku zgjedhjet u monitoruan nga organizatat kredibile tӫ Shoqӫrisӫ Civile nga Kosova si dhe nga Përfaqësuesit e OSB-sӫ.
Eshtӫ interesant tӫ theksohet se elektorati pӫrmes votӫs i ndӫshkoj njӫ numӫr tӫ ish figurave politike, tӫ ish deputetëve tӫ cilӫt pothuajse nӫ tӫ gjitha legjislaturat e Parlamentit tӫ Kosovӫs ishin pjesӫ e tӫ cilӫt u konsumuan dhe u degraduan duke u bӫrӫ barrӫ e pavlefshme e Parlamentit tӫ Kosovӫs.
Ështӫ pӫr tu theksuar se informatat qӫ po dalin nga shtabet e Partive Politike vijnӫ lajme pozitive e tӫ cilat tregojnӫ se pjesӫ e Parlamentit tӫ Kosovӫs nӫ legjislaturӫn eardhshme do tӫ jenӫ njӫ numӫr i Deputetӫve tӫ rinjӫ e tӫ reja tӫ cilӫt do ta freskojnӫ skenӫn politike. Pothuajse nӫ tӫ gjitha partitӫ qӫ garuan nӫ listӫn e deputetӫve shumica nga figurat e deritanishme tӫ cilӫt ishin nӫ strukturat kryesore tӫ partive nuk arritӫn ti fitojn votat e elektoratit.
Qytetarӫt jau kthyen shpinӫn edhe atyre ish deputetӫve tӫ cilӫt gjatӫ mandatit qӫ e kishin nӫ ish Parlamentin e Kosovӫs mӫ shumӫ krijuan tensione duke llomotitur para foltores sӫ Parlamentit vend e pa vend duke krijuar pӫrqarje dhe pakӫnaqӫsi si brenda Parlamentit njӫashtu edhe nӫ syt e qytetarӫve.
Koha po tregon se ka kaluar epoka e figurave tӫ cilat hyjn nӫ politik duke i treguar muskujt, pa pasur sens e as dije e mos tӫ flasim pӫr meritokraci. Qytetarӫt e Kosovӫs janӫ ngopur nga debatet Parlamentare tӫ deputetӫve pa integritet e tӫ përfolur me afera korruptive duke krijuar pasuri marramendӫse.
Qytetarӫt e vendit dӫshirojnӫ Institucione kredibile me njerӫz tӫ shkolluar tӫ përgatitur profesionalisht, qӫ kanӫ pjekuri politike, e qӫ punojnë dhe kontribuojnë pӫr qytetarin dhe pӫr Shtetin. Mӫ thotӫ mendja edhe pse ende nuk janӫ komunikuar rezultatet zyrtare tӫ KQZ-sӫ shpresojmӫ se Parlamenti i ardhshӫm do ta ketӫ njӫ strukturӫ mӫ tӫ ngritur e cila do tӫ reflektojӫ pozitivisht nӫ punӫn e kӫtij institucioni, i cili nӫ tӫ kaluarӫn ka qenӫ i pӫrbӫrӫ nga njӫ numӫr i figurave pa integritet.
Po tӫ kishte ndonjӫ mundӫsi pӫr tu vlerӫsuar puna dhe Politika Editoriale, redaktuese tӫ disa mjeteve tӫ informimit pӫrkatӫsisht tӫ disa televizioneve te cilat jane bere te gërditshme me debate te kota politike qytetarӫt do ti vlerësonin me notӫn mӫ tӫ ulӫt se sa qӫ kanӫ pӫsuar disa ish deputet tӫ partive politike. Kjo ӫshtӫ e vërteta.