Konferenca e Sigurisë në Mynih nxori në pah një narrativë të re politike të administratës Trump-Vance, një narrativë që, në vend të forcimit të aleancës transatlantike, u përqendrua në ndarjen e mëtejshme të Evropës dhe SHBA-së. Nënpresidenti amerikan J.D. Vance zgjodhi të identifikojë një "armik të brendshëm", duke e gjetur atë tek elita evropiane që merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Sipas tij, kjo elitë është duke e minuar demokracinë dhe lirinë e shprehjes në Evropë sepse kjo po merr pjesë në një forum ekonomik në Davos!
Për të mbështetur pretendimet e tij, Vance solli disa shembuj selektivë: një aktivist anti-abort në Britani që u dënua për shkeljen e ligjeve vendase dhe një person që dogji Kuranin në Suedi. Sipas tij, këto raste tregojnë një rënie të lirisë së shprehjes në Europë. Mirëpo, argumenti i tij kulmoi me çështjen e emigracionit. Ai pretendoi se establishmenti evropian shpërfill opozitën ndaj emigracionit dhe, në këtë mënyrë, kërcënon demokracinë në kontinent.
𝐈𝐧𝐬𝐭𝐫𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐥𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐢 "𝐤𝐞̈𝐫𝐜𝐞̈𝐧𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐫𝐞𝐧𝐝𝐬𝐡𝐦𝐞", 𝐦𝐚𝐫𝐢𝐟𝐞𝐭 𝐫𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐤 - 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝𝐢𝐬𝐭𝐢𝐤
Ideja e një kërcënimi të brendshëm është e rrezikshme dhe është përdorur më parë për të etiketuar grupe të ndryshme politike, që nga komunistët e deri tek ata që kundërshtojnë politikën zyrtare. Per shembull ky kërcënim është përdorur, dhe po përdorët me të madhe, në Prishtinë dhe në Tiranë.
Në ditët e sotme, kjo kartë përdoret për të krijuar ndasi të brendshme që pengojnë debatet e shëndosha demokratike. Ironia e madhe qëndron në faktin se administrata Trump-Vance, e cila akuzon elitën evropiane për shtypjen e demokracisë dhe lirisë së fjalës, vetë nuk ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 në SHBA.
𝐊𝐞̈𝐫𝐜𝐞̈𝐧𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐞̈: 𝐊𝐨𝐧𝐭𝐫𝐨𝐥𝐥𝐢 𝐢 𝐨𝐥𝐢𝐠𝐚𝐫𝐤𝐞̈𝐯𝐞 - 𝐩𝐥𝐚𝐭𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐯𝐞 𝐝𝐢𝐠𝐣𝐢𝐭𝐚𝐥𝐞
Ndërsa retorika politike përqendrohet në kërcënime të fabrikuara, një problem i vërtetë po kalon në heshtje; fuqia e pakontrolluar e platformave teknologjike. Oligarkët digjitalë (mundë themi edhe mediatik), të cilët ndajnë interesa të ngjashme me Vance dhe administratën e tij, po e mbajnë nën kontroll debatin publik përmes algoritmeve të errëta dhe një strukture që shmang rregullimin demokratik. Këta gjigantë teknologjikë nuk janë vetëm kompani private, por aktorë me ndikim të jashtëzakonshëm politik që mund të orientojnë diskursin publik sipas interesave të tyre.
Ja për shembull, shiko se sa e rëndë është gjendja mediatike në Prishtinë dhe në Tiranë; dhunë, agresivitet, ofendime, manipulime dhe orientim drejt politikave gjeopolitike serbe.
𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚, 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐟𝐢𝐝𝐚𝐭 𝐞 𝐮𝐧𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤, 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐚𝐫𝐚𝐤 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐮𝐥𝐭𝐮𝐫𝐨𝐫
Në këtë peizazh të turbullt global, shqiptarët nuk mund të mbeten thjesht spektatorë. Kosova dhe Shqipëria ndodhen në një udhëkryq politik, ekonomik dhe kulturor, ku ndasitë e brendshme janë një kërcënim real për progresin kombëtar/shtetërorë. Sot, më shumë se kurrë, na duhet një unitet politik, ekonomik, ushtarak dhe kulturor mes Prishtinës dhe Tiranës, jo vetëm për të forcuar pozicionin tonë në arenën ndërkombëtare, por edhe për të ndërtuar një qëndrueshmëri demokratike të brendshme.
Bashkëpunimi midis Kosovës dhe Shqipërisë duhet të shkojë përtej fjalëve simbolike, pertej interesave partiake e personale. Duhet të kemi strategji të qarta për rregullimin e hapësirës digjitale, mbrojtjen e lirisë së shprehjes, si dhe përforcimin e demokracisë përmes institucioneve të forta dhe mediave të pavarura. Nëse vendet e mëdha si SHBA-ja dhe shtetet e BE-së po ballafaqohen me kërcënimet nga oligarkët teknologjikë, vendet e vogla sikurse që jemi ne, Kosova dhe Shqipëria, janë edhe më të ndjeshme ndaj manipulimit të informacionit dhe ndërhyrjeve politike nga faktorë të jashtëm.
Të nderuar lexuesë,
- 𝐀 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐞𝐥𝐢𝐭𝐚 𝐞𝐯𝐫𝐨𝐩𝐢𝐚𝐧𝐞 𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐜𝐢𝐧𝐞̈ 𝐚𝐩𝐨 𝐤𝐣𝐨 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐧𝐚𝐫𝐫𝐚𝐭𝐢𝐯𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐮𝐬𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐚 𝐩𝐨𝐩𝐮𝐥𝐢𝐬𝐭𝐞?
- 𝐀 𝐩𝐨 𝐞 𝐦𝐢𝐧𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐝𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐜𝐢𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐥𝐢𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐫𝐞𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐨𝐥𝐢𝐠𝐚𝐫𝐤𝐞̈𝐭 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐤 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐨𝐥𝐥𝐮𝐚𝐫 𝐝𝐞𝐛𝐚𝐭𝐢𝐧 𝐭𝐨𝐧𝐞̈ 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐚𝐥𝐠𝐨𝐫𝐢𝐭𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐲𝐫𝐞?
- 𝐒𝐢 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐡𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐠𝐚 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐪𝐞𝐭 𝐞 𝐦𝐚𝐧𝐢𝐩𝐮𝐥𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐝𝐢𝐠𝐣𝐢𝐭𝐚𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐡𝐚𝐩𝐞̈𝐬𝐢𝐫𝐚 𝐣𝐨𝐧𝐞̈ 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐛𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐞𝐬𝐚𝐭 𝐭𝐨𝐧𝐚 𝐤𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐭𝐢𝐤𝐞?
Në vend që të ndjekim retorikën e rreme të një "armiku të brendshëm" (për shembull: Albini spiun i Serbisë, Albin Serbia, Albin Putini), ne duhet të përqendrohemi tek rreziku që vjen nga Beogradi dhe Moska si dhe në ndërtimin e një demokracie të fortë dhe transparente në mbarë hapësirën shqiptare.
Rruga e vetme përpara është uniteti, llogaridhënia dhe një qëndrim kritik ndaj aktorëve politik destruktiv dhe fuqive që e kërcënojnë lirinë dhe Pavarësinë tonë të vërtetë.