( Rreth artikullit:,,Shqipja në Maqedoninë e Veriut:Diskriminimi politik dhe rreziku i coptimit të shtetit,,shkruar nga Luan-Asllan Dibrani(Fjala e lirë,më 18 shkurt 2025)
Qysh se në fillim duhet theksuar se çështja shqiptare në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut,(ende)ka mbetur më statusin e pakicës e jo shtetformues.Në të gjitha debatët politike të Tiranës zyrtare dhe të spektrit të partive politike shqiptare në këtë vend,temën bosht të çështjes shqiptare të (pa)zgjidhur e tejkalojnë me lehtësi e politkë të hollë,që të ruajnë ekuilibrin multietnik dhe,mos të krijojnë vija të kuqe ndërnacionale(!).
Me ligjet kushtetuese,populli shqiptar si popull i dytë shumicë ka një përberje kombëtare prej 40%(shënime nga Samiti NATO në Çikago,2015).Rreth përberjes kombëtare dhe të statistikave zyrtare të regjistrimit të popullësisë në këtë vend,qysh se nga viti(1945-2025),këto statistika popullin shqiptar e kanë lënë në krahun e pakicës kombëre me një përberje prej 14-16%.Dhe,sot e kësaj dite,manipulohet më përberjen kombëtare të përqindjes me një shkallë të përqindjes simbolike,sa për të ruajtur ekuilibrin për ,,popullin shumicë maqedonase,,në shkallë kombëtare si shtetformues me të gjitha pikat referuese të Kushtetutës.
Në shkrimin e tij Luan-Aslllan Dibrani,me një nguti na afroi disa të ,,dhëna ligjore,,në Maqedoninë e Veriut,për të ashtuquajturën referencë për kinse gjuha shqipe,me ,,ligjin e ri,,për gjuhët ka sjellë mundësi të reja për përdorimin e shqipes në institucionet e shtetit.Në shtyllat e shkrimit të L-A.Dibrani thuhet më tej se ,,gjuha shqipe është bër zyrtare në të gjitha institucionet e këtij vendi.Ne e konsiderojmë paksa të ngutshme vlerësimin e tij,ndonëse me të ashtuquajtur,,ligji i ri,,gjuha shqipe nuk është zyrtare,madje për hirë të vërtetës ka kaluar në denigrimin dhe pa shenjën e barazisë me gjuhën maqewdonase kryesore me bekimin e ligjeve kushtetuese.A keni dëgjuar në ndonjë vend normal në Evropë,me tiptare të vlerave të demokracisë dhe të njerëve të lirë,ku gjuha si vlerë e identitetit kombëtare,mund të përdorët me 20% në ato mjedise ku jetojnë dhe e flasin shqipen më përqindjen e përmendur(20%).Në këtë rast,po i afrojmë të dhëna lexuesve të ,,Fjala e lirë,,dhe autorit të shkrimit L-A.Dibrani se për të folur në këshilllin komunal apo për të shkruar ,,gjuhën zyrtare shqipe,,sipas ligjit të ri duhen të vendosin me miratim të këshilltarëve nëpër komunat shqiptare në Maqedoninë Përendimore të shumicës maqedonase(!).Në të vërtetë,ky ligj i ri e ka denigruar,e ka fyer,e përbaltur shenjën dalluese kombëtare të shqiptarëve në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut.
Për të hedhur dritë për ,,gjuhën shqipe zyrtare,,po afrojmë edhe disa të dhëna ,që tregojnë para vlerave të demokracisë të BE-së dhe SHBA-së se shqiptarët mund të bëjnë kërkesë në institucionet e këtij shteti në gjuhën shqipe,por përgjigjen zyrtare ata do të marrin veçse në gjuhën maqedone(!).Kësaj i thonë barazi kombëtare dhe të drejtata e popullit shqiptar për gjuhën kombëtare të shqipes,që me ligjet e këtij vendi dhe,po me ,,ligjin e ri,,sipas L-Asllan Dibrani,na ka bër të hareshëm se problemi i gjuhës shqipe na qenka ,,zyrtarizuar,,!Në këtë rrafsh po theksojmë se në Maqedoninë e Veriut,flitën 22 gjuhë të pakicave dhe,gjuha e vjetër indo-evropiane e shqiptarëve,gjuha shqipe ka mbetur në sirtarët e shtetit si gjuhë e pakicës dhe jo zyrtare...!
Për të hedhur dritë për problemin e gjuhës shqipe,që parittë politike shqiptare në këtë vend e kanë lënë në margjinat e kohës,kujtoj se do të pajtohet Luanj-Asllan Dibrani se ka ardhur koha për avancimin e statutsit përmes aktit më të lartë juridik të Kushtetutës,që populli shqipar të marrë hisën e vet të barazisë si shtetformues e jo pakicë kombëtare,tevona mund të zgjidhet drejtë e pa shembje denigruese të vlerave të mbeshtje të historisë dhe të rregullave indoveropiane që ka gjuha shqipe me një bazë të lashtë të gjithëve në traullin e popujve evropian!