Si të thuhet ose shpaloset e vërteta e njohur shqiptare ose kosovare?!

Opinione

Si të thuhet ose shpaloset e vërteta e njohur shqiptare ose kosovare?!

Nga: Agron Shabani Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 19:18
Agron Shabani

"Mos u mundoni me i mësuar derrin dhe gomarin për higjienë ose pastërti, si dhe për të pallitur me nota muzikore, sepse do i mërzisni edhe derrin, edhe gomarin." (Paul Dickinson)

 Kosovës dhe shqiptarëve, sundimi, zgjedha ose tirania e egër e sistemit ose regjimit monist, jugokomunist ose imperialisto-kolonialist  i Serbisë dhe  Millosheviçit,: Në etapen ose dekaden e fundit të shekullit të kaluar, gjegjësisht me 199O, 1991;, 92, 93, 94, 95,96, 97 etj..., ua dhanë botën në sy, apo i dëbuan (përndoçën) me forma ose metoda të sofistikuara " të asimilimit ose shkombëtarizmit autraf, heterotraf, ,socioekonomik etj...në bashkëpunim me "shtetin" dhe pushtetin paralel të LDK-s dhe sateliteve të saj.

Për t'i patur duart e lira në kuader të pushtetit (regjimit) të tyre "paralel"me SPS-in e Milloshevicit, ufillua me linçimin, demonizimin (satanizimin), skizmatizimin, skizmatizimin, krimanlizimin, shantazhimin, leçitjen, izolimim ose bojkotimin e tyre nga politika, parlamenti, diplomacia, kultura, informimi ose mediat e shkruara dhe elektronike, si dhe nga opinioni i gjërë kosovar përmes shpifjesh, insinuatash, inskenimësh, trillesh, kurthash, intrigash, dredhishë ose montimësh të ndryshme senzacionale ose bombastike të "delengjinjëve të vegjël" bolshevik ose komunopansllavist.

Ndodhi edhe "lufta ose konflikti i insubordinuar" kundër të gjithë atyre që ishin kundër "politikës gandiste" (qyqare) dhe makiaveliste të Ibrahim Rugovës dhe LDK-së që i kishin dehur dhe hipnotizuar shtresat ose kategoritë me të prambetura dhe primitive të popullit ose shoqërisë kosovare.

Dhe, mëqe sipas Hegelit:" Kafshët janë në zotërim të shpirtit ose instiktit, shpirti i tyre është në zotërim të trupit e jo të mendjes ose intelektit (intelegjencës) që nuk e kanë. Prandaj, nuk kanë të drejtë të jetojnë ose vendosin mbi jetën, fatin, trupin ose organizmin e tyre: Për Rugoven dhe LDK-s, populli ose elektorati i tyre politik ose partiak në Kosovë dhe gjithandej, si duket kishin kuptimin e tufës ose kopesë.

Por, Bujar Bukoshi asokohe u "tërhoç faqebardhë" nga ndikimi, dikati, monopoli dhe pushteti absolut dhe autotarkisto-monarikist i Ibrahim Rugovës dhe LDK-s. duke ngelur pëng i ambicieve te tij karireiste, profiteriste etj. Paradoks i madh, apo....?!

Ndërkaq, Ibrahim Rugova dhe  "apostujt e parë të LDK-s (LKJ-s ose UDB-s)  vazhduan më "bërjen e  lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësisë së Kosovës" me rruza, kryqa, tespih, urata, dua, sehire, lutje ose hajmelia" të ndryshme gandiste, pacifiste, shamane, agnosticiste, eshatologjike, paranormale ose parapolitike, në kuader të "republikës" së tyre imagjinare ose fiktive, të përkthyer ose transkriptuar në pushtet (regjim) paralel në mes Rugovës dhe Millosheviçit , apo në mes LDK-s, SPS-it dhe UDB-s në Kosovë.

Filloi lufta e shtrigave, apo gjahu i egër agjitues ose propagandtistik kundër Adem Demaçit, Rexhep Qosjes, Ukishin Hotit, Agim Malës etj.., që i kundërshtonin hapur ose publikisht  asokohe platformen ose "filozofinë paqësore" të "Shën Pjetrit" ose "Gjon Pagëzuesit" të Kosovës (Rugovës) dhe "apostujve të parë" të LDK-s dhe satelitëve të saj. 

Filluan inkuzicioni, shizma ose lufta e përbashkët speciale, psikologjike, diverzive, subverzive dhe propagandistike e LDK-s, UDB dhe SPS-it të Serbisë ndaj ajkës ose elitës së njohur intelektuale, kulturore dhe politike të shqiptarëve në Kosovë dhe emigracion.

Në të kundërten, në një shtet, pushtet ose sistem jo të lirë, joqytetar, antinjerëzorë, kontrakulturorë ose pseudodemokratik, ti mund të linçohesh, izolohësh, qortohësh, vritësh ose denohësh edhe përmes humorit, hostenit, sarkazmës ose ironisë.

Aty ishte edhe qeveria fantome në ekzil e Bujar Bukoshit, Ibrahim Rugovës dhe LDK-s së bashku me fondin e 3 %, ministrinë e mbrojtjes (të drejtuar nga Anton Kolaj, Hajzer Hajzeraj, Ahmet Krasniqi, Tahir Zemaj etj.).

U tubuan (u vodhën, plaçkitën ose u zhdukën pa gjurmë) me qindra miliona ose miliarda marka, franka, euro ose dollar amerikan, të siguruara nga 3 %, fondi i LDK-s në diasporë, fondi i Aachenit, fondi vendlindja thrret,  si dhe nga fondacionet ose donacionet tjera të emigracionit ose mërgatës së madhe kosovare në emër të lirisë dhe shtetit të Kosovës.

Çka (çfarë) ndodhi me vonë?!

Në Kosove ekstremet e njërës dhe palës tjetër, ngelën të pranueshme, miqsore dhe analogjike mes veti, pasiqë ato vazhdimisht aplikuan ose i praktikuan mjetët ose metodat e njejta linçuese, shantazhuese, komplotiste, mashtruese ose jodemokratike në realizimin e qëllimeve të tyre. Kështu që e majta dhe e djathta "ekstreme, radikale, revolucionare" ose neokomuniste,në Kosovë,, ngelën shëndoshë e mirë dhe në këmbë (paterica) të forta. 

E tërë kjo falë "kontributit kolosal dhe titanik" të popullit ose elektoratit shqiptar ose kosovar në veçanti, si dhe të kishes katolike shqiptare, në anën tjetër, të cilët, si duket nuk mund t' iu ndihmojnë as shërojnë kurrë pa iu bërë pacient ose klient të varur dhe të nështruar prej tyre...?!

Falë atij morali te dyfishtë: "shtresa e lartë e aristrokracisë ose borgjezisë së re shqiptare ose kosovare" -janë shpërngulur ose kanë emigruar në politikë, qeveri, parlament ose në parti politike, kurse, pjesa më e madhe është shtresë e ulët që përbëhet nga punëtorët, bujqërit, blegtorët dhe tregtarët e vegjël ose ambulant. 

Përderisa, ajo "pjesa tjetër", e mbiquajtur si shtresa më stabile dhe rentabile për shtetin (ët), pushtetin dhe shoqërinè, përbëhej nga shtresa e mesme që përbëhet nga tregtarë të mesëm ose ambulant, ngae ashtuquajtura administrata shtetërore ose publike, punonjësit e shëndetësisë, profesorët univerzitar, mediet e shkruara ose elektronike, policia, ushtria, deri diku dhe arsimtarët etj. 

Në këtë vorbullë Kosova së bashku me paradokset, anomalitë dhe patologjitë e saj reaksionare dhe anakronike, kishte shumë kohë që është shndërruar në bisnes, eldorado, apo në "tokë të premtuar" dhe të askujt, për shpërlarje parashë, bisnesësh dhe llogarishë të panjohura (misterioze) për publikun ose auditorin e gjërë.

Me fjalë tjera, politikanë e ndryshëm ditor ose periodik në Kosovë dhe Shqipëri, janë arketip ose prototip politikanësh jokurrizor ose të pa dinjitet dhe integritet, që i zhvaten, imponohen dhe nënshtrohen vazhdimisht llupës, diktatit dhe monopolit të jashtëm adminitrativ, juridik, politik, ushtarak, policor, finansiar, tregtar, ekonomik etj. E sidomos "aristokracisë" ose "borxhezisë së lartë" të Beogradit, Moskës, Stambollit, Brukselit ose Washingtonit. 

Njerëzit normal dhe racional, më në fund, do jenë të detyruar patjetër të zbresin spiralën e dhunës, terrorit, komplotit, shantazhit, terrorit, luftërave të ndryshme speciale, psikologjike, agjituese ose propagandistike. Për t'iu kthyer racionalitetit, normalitetit, intelektit dhe humanitetit të njohur njerëzorë ose qytetar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat