Prokurorët sekserë të Hashim Thaçit synojnë ta përulin Kryeministrin qilibar Albin Kurti

Opinione

Prokurorët sekserë të Hashim Thaçit synojnë ta përulin Kryeministrin qilibar Albin Kurti

Nga: Rexhep Torte Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 20:23
Rexhep Torte

Para fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 mediat informuan se Prokuroria Speciale e Kosovës i ka dërguar thirrje Kryeministrit Alin Kurti në që të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e Rezervave Shtetërore për çka dyshohen dy zyrtarë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Kryeministri Albin Kurti prokurorët i ftoi publikisht që për ta dëgjuar dëshminë e tij të shkojnë në ambientet e Kryeministrisë,gjë që prokuroria e refuzoi me kryeneçësi.

Prokuroria Speciale e Kosovës më 18 shkurt informoi publikisht se pas tre thirrjeve ndaj të cilave nuk është përgjigjur Kryeministri Albin Kurti,tani i ka dërguar shkresë Gjykatës Themelore në Prishtinë që ta detyrojë Kryeministrin Albin Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale,dhe se në rast se edhe pas kësaj Kryeministri nuk do të shkojë në Prokurori si masë ndëshkuese do të rezultojë gjoba ose edhe paraburgimi,varësisht se si do të vendosën Gjykata Themelore e Prishtinës.

Ky ngulm i Prokurorisë Speciale të Kosovës nuk do të na habiste fare po qe se tashmë me vite i nderuari Naim Miftari-ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut në shkrimet e tij të botuara në WEB faqen e “Bota Sot”,ka parajmëruar me argumente se Hasim Thaçi,Kadri Veseli,Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj gjatë qeverisjes së tyre i kanë ngulitur sekserët e tyre në Prokurori,Gjykata,në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe nëpër shumë institucione të tjera të rëndësishme në Kosovë,për t’i penguar proceset demokratike dhe zhvillimet e gjithmbarshme në Kosovë.

Shtrohet pyetja ku ishte dhe ku është edhe sot Prokuroria Speciale e Kosovës,e cila është treguar tërësisht e verbër,e shurdhër dhe indiferente për tradhtitë,hajnitë dhe korrupsionin multi milionësh që ia kanë shkaktuar Kosovës Hashim Thaçi,Kadri Veseli,Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj kur ishin në krye të qeverive të Kosovës në 20 vitet e kaluara.

Prokuroria Speciale e Kosovës duhet ta din se tani jemi në shekullin e 21 dhe se Kosova me Kushtetutën dhe e ligjet e saj është shteti më demokratik në Evropë,por qëndrimet si ky të Prokurorisë Speciale të Kosovës siç çshtç rasti m Kryeministrin Albin Kurti po e pengojnë një reputacion të tillë.

Prokuroria Speciale e Kosovës paraprakisht duhet të hetojë dhe të themelojë lëndët për hajnitë multi milionëse të Hasim Thaçit,Kadri Veselit,Isa Mustafës dhe Ramush Haradinajt,e më pastaj ta merr guximin e turpshëm për ta denigruar Kryeministrin Albin Kurti,i cili është kryeministri derisot më i suksesshëm i Kosovës,dhe i cili nuk ka vjedhur personalisht asnjë qindarkë.

Kryeminostri Albin Kurti është kryeminitri me moral dhe karakter të pastër si qilibari dhe gardian i palëkundur i ruajtjes së pavarësisë,integritetit dhe sovranitetit të Kosovës.

Ndaj tradhtive,hajnive dhe korrupsionit të Hashim Thaçit,Kadri Veselit,Isa Mustafës dhe Ramush Haradinajt egzistojnë shumë argumente dhe prova të pakontestueshme për fillimin e hetimeve dhe për ngritjen e aktpadive.

Vajhalli për Prokurorinë Speciale të Kosovës para Zotit të Madhërishëm dhe para popullit të përvuajtur të Kosovës,kur përkundër kaqë shumë tradhtive,hajnive dhe korrupsionit të pranishëm në Kosovë,i është vërsulur Kryeministrin Albin Kurti që është pastër dhe të kulluar si qilibari dhe me shpirt të bardhë si bora.

Allin Kurti është trim e mendjendritur,shqiponjë dhe skifter ngritur mbi Kosovë kur e lyp nevoja,ndaj armiqtë nga brenda dhe nga jashtë mund të pëlcasin si kripa në prush,por me Albin Kurtin s’mund të matet dhe se Albin Kurtin nuk mund ta prekën askush,sepse populli dhe Albin Kurti para çdo të keqeje bëhen Një.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat