Të dashur lexuesë,
Sot, kur retorika politike e liderëve botërorë po trazon skenën ndërkombëtare dhe shqetësimet mbi stabilitetin e Europës po rriten, ky shkrim vjen si një reflektim mbi rëndësinë e vlerave demokratike, unitetin brenda shqiptar dhe unitetit europian.
Mes sfidave të reja, ne sot duhet të kujtojmë trashëgiminë e Revolucionit Francez, filozofinë politike gjermane dhe traditën demokratike britanike, të cilat kanë formësuar themelet e qytetërimit modern europian.
𝐓𝐞̈ 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫𝐞̈,
Nuk është koha për panik, por për vendosmëri dhe kohezion. Kosova jonë e shtrenjtë, si pjesë e këtij peizazhi të trazuar politik, duhet të qëndrojë e bashkuar dhe e palëkundur në rrugën e saj euro-atlantike, duke bashkëpunuar ngushtë me Berlinin, Londrën dhe Parisin.
Ky shkrim është një thirrje për qeverinë, opozitën dhe mediat e Kosovës që të ndajnë një zë të përbashkët për të mbrojtur demokracinë, lirinë dhe të ardhmen e Kosovës.
Europa nuk është thjesht një kontinent, por një civilizim i ndërtuar mbi vlerat e Revolucionit Francez, filozofisë gjermane dhe mendimit politik anglez. Historia jonë është dëshmi e përpjekjeve të vazhdueshme për liri, drejtësi, Pavarësi dhe demokraci. Këto parime nuk janë thjesht ide abstrakte, por themelet mbi të cilat ndërtohet çdo komb evropian, dhe për këtë arsye, ne nuk kemi asnjë arsye të frikësohemi nga retorika agresive, qoftë ajo nga Vladimir Putini apo Donald Trumpi.
𝐔𝐧𝐞̈ 𝐛𝐞𝐬𝐨𝐣 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐮𝐪𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐚𝐯𝐞
Europa ka përballuar kohë të vështira dhe gjithmonë ka dalë më e fortë. Përballë kërcënimeve totalitare, si fashizmi dhe komunizmi, demokracitë evropiane u mobilizuan dhe fituan, sepse vlerat e lirisë dhe drejtësisë janë më të fuqishme se çdo tirani. Ashtu siç qëndruam të palëkundur në Luftën e Dytë Botërore dhe në Luftën e Ftohtë, as sot nuk do të lejojmë që retorika përçarëse dhe autoritare të na dobësojë.
Për më tepër, Bashkimi Europian nuk është vetëm një bashkim ekonomik apo politik, por një bllok fuqishëm ushtarak, kulturor dhe teknologjik. NATO dhe forcat e armatosura të shteteve anëtare janë të gatshme të mbrojnë secilin vend evropian nga çdo agresion.
Të nderuar lexuesë,
Historia na ka mësuar se uniteti është arma jonë më e madhe, dhe ky unitet nuk do të lëkundet as nga retorika e Trumpit, as nga kërcënimet e Putinit e as nga retorika e Vuçiqit.
𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐮𝐧𝐢𝐤𝐞, 𝐞 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐮𝐚𝐫, 𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐠𝐨𝐣𝐞, 𝐞 𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞, 𝐣𝐨 𝐝𝐫𝐚𝐦𝐚𝐭𝐢𝐤𝐞
Në këtë realitet të ri gjeopolitik, Kosova duhet të ruajë një qëndrim të palëkundur pro-evropian dhe pro-perëndimor. Bashkëpunimi me Gjermaninë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar është thelbësor, sepse këto vende kanë treguar mbështetje të vazhdueshme për pavarësinë dhe stabilitetin e Kosovës. Në të njëjtën kohë, Kosova nuk duhet të anashkalojë as faktorin turk, pasi Ankaraja ka një ndikim të rëndësishëm në Ballkan dhe mund të luajë një rol kyç në mbështetjen e interesave të Kosovës në nivel ndërkombëtar.
𝐌𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐨𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐜̧𝐚𝐫𝐭𝐮𝐫 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬, 𝐣𝐮 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞𝐧𝐢 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐳𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐮𝐧𝐢𝐟𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧
Për të përballuar sfidat gjeopolitike, media dhe opozita në Kosovë duhet të kenë një koordinim të afërt me qeverinë. Në çështje madhore kombëtare, nuk mund të ketë ndarje artificiale apo luftëra politike që dëmtojnë interesat e Kosovës.
Të gjitha palët duhet të punojnë së bashku për të mbrojtur interesat e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për të kundërshtuar dezinformimin nga burime serbe dhe ruse.
Media duhet të jetë vigjilente dhe e përgjegjshme, duke mos lejuar që narrativat anti-Kosovë të depërtojnë në opinionin publik.
𝐄𝐮𝐫𝐨𝐩𝐚 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐦𝐨𝐧𝐞̈ 𝐤𝐚 𝐭𝐫𝐢𝐮𝐦𝐟𝐮𝐚𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐣𝐞̈ 𝐭𝐚 𝐛𝐞̈𝐣𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐨𝐭
Kur Napoleon Bonaparti solli Revolucionin Francez nëpër Evropë, vlerat e tij mbijetuan edhe pas tij. Kur Gjermania dhe Britania udhëhoqën industrializimin dhe zhvillimin e filozofisë moderne, ato ndërtuan bazat e shoqërive demokratike të qëndrueshme.
Kur nazizmi kërcënoi botën, aleatët e mundën atë. Kur Bashkimi Sovjetik sfidoi lirinë e Europës, Perëndimi triumfoi me qëndrueshmëri dhe vizion. Edhe sot, asgjë nuk ka ndryshuar: Europa nuk do të lëkundet nga asnjë kërcënim.
𝐄𝐮𝐫𝐨𝐩𝐚 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚; 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐭𝐞̈ 𝐝𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐜𝐢𝐚
Europa është dhe do të mbetet bastioni i vlerave demokratike. Askush nuk do të mund të na detyrojë të kthehemi prapa.
As retorika e dhunshme e Trumpit, as përpjekjet ushtarake Serbisë e as të Putinit nuk mund të ndryshojnë realitetin: Bashkimi Europian është më i fortë se kurrë, i gatshëm të mbrojë vlerat e tij dhe të ndihmojë ata që ndajnë të njëjtën vizion. Kosova duhet të jetë pjesë e këtij vizioni dhe të qëndrojë e vendosur në rrugën e saj perëndimore.
Jo dramatikë! Jo panikë! Trumpi nuk është vet Amerika! Amerika është më e madhe, më me shumë vlera, Amerika është më e pasur, ajo është oksigjeni i demokracisë... Trumpi nuk është Zoti!