Kryeministër, paraqitu në Prokurori

Opinione

Kryeministër, paraqitu në Prokurori

Nga: Hafiz Shala Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 12:52
Hafiz Shala

Prokurorët të cilët e liruan kryeterroristin Millan Radoiqiq, njeriu kryesor që e mori për detyrë kryerjen e këtij akti me qëllimin kryesor të aneksimit të pjesës veriore, duke nxitur gjakderdhje në mes të shqiptarëve dhe serbëve si shkak se, gjoja shqiptarët filluan vrasjet masive ndaj serbëve, egzekutimet të cilat do t’i kryenin vetë serbët vendas, bashkë me grupet ruse, që do t’u shërbenin si arsye që Serbia të fillonte një veprim me forca të kufizuara, sepse prezenca e KFOR-it do ta menaxhonte një gjë të tillë, por qëllimi ishte që të arrihej një marrëveshje mes KFOR-it dhe Serbisë, duke kërkuar tërheqjen e forcave policore, ndërsa sigurinë ta merrte KFOR-i. Kjo ishte një ide e përpunuar nga Vuçiçi dhe Edvin Kristaq Rama, ky i fundit publikisht deklaroi se veriu duhet të kontrollohet nga forcat e KFOR-it dhe jo nga policia e shtetit, e thirrur më Kushtetutë në mbrojtje të qytetarëve, sepse detyra e KFOR-it është mbrojtja e kufijve sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së.

Falë qëndrimit të pa lëkundur të Kryeministrit në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe gatishmërisë dhe profesionalizmit të policisë, këto kombinime dështuan turpshëm, ndërsa planet e vëllëzërve siamezë, Vuçiçi-Kristaqi, u zbuluan lakuriq, përderisa ky i fundit, edhe pse u pajtua me tradhëtinë dhe pa fytyrësinë ndaj Dardanisë dhe Kryeministrit të saj, dështoi turpshëm, duke e përjetuar një rënie të lirë me fatalitet, kur iu kan burgosur bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Tani, kur ka ardhur vëja... po i afrohet Kurtit për të krijuar huti, gjoja për një ofrim që askush nuk i beson.

Kryeministër, kur numërimi i votave është në përfundim, ku sjellja civilizuese e demokratike e popullatës si kundër, jo vetëm në Ballkan e Evropë, por dhe më gjerë, ku ju dhe partia juaj dolët të parët, duhet që, në shenjë respekti ndaj sovranit dhe përgatitjeve për formimin e Qeverisë Kurti 3, të paraqitesh në institucionin e Prokurorisë së shtetit, si më i thirruri për respektimin e parimit: askush mbi ligjin dhe gjithkush para ligjit i barabartë.

Kjo Prokurori, me prokurorë sekserë dhe të vendosur nga ish-pushtetet e korruptuara dhe të inkriminuara, të thirrura asnjëherë në këtë organ, janë dhe ende janë nën kontrollin dhe diktatin e atyre që ishin bashkëpunëtorë politikë dhe biznesorë të Radojqiqit, pasi, me ndihmën e tij dhe pëlqimin e Serbisë, erdhën në pushtet, tani të angazhuar për ta njollosur Kryeministrin më të pastër, të ndershëm, të dijeshem, të guximshëm dhe të pakorruptuar, një fjalë, të pastër si loti që lë të kuptohet se vetëm ky do t’i zbulojë dhe dërgojë para gjyqit të gjithë ata të cilët, përmes shantazhit dhe korrupsionit janë vendosur në këto poste, me qëllim që ta kompromitojnë Kryeministrin para faktorit ndërkombëtar, duke tentuar që t’ia zvoglojnë respektin, veçanërisht para Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat, më në fund e kuptuan se ky njeri luftoi terrorizmin, korrupsionin, kontrabandën dhe bashkëpunoi me mercenarët shqipfolës në anën e Serbisë. Kryeministër, shko kryelartë dhe tregoju atyre prokurorëve, po ashtu të korruptuar e të shantazhuar, të cilët, siç thuhet, nga afro 700 lëndë të natyrave hajduto-kriminale, ende gjenden në ad akta të paprekura për 25 vjet.

Prandaj, në shenjë respekti ndaj popullit që të mbështeti me votën e tij, me kokën lartë lajmërohu në zyrat e Prokurorisë së Republikës së Dardanisë, si një Hasan Prishtinë i këtij shekulli, dhe nuk do të lejosh veten që të biesh në nivelin e tyre.

Këtyre, publikisht para popullit u ke bërë më dije se një ditë edhe këta do të dalin para drejtësisë, për t’ia bërë të ditur popullit se kush janë dhe kush do të mbeten përjetësisht: frikacakë, të pa moralshem, të shantazhuar, të korruptuar dhe mercenarë të Serbisë.

Uniteti i krerëve të shtetit, i cili u manifestua me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë, Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu dhe Kryeministrit Albin Kurti, ua shuan pritjet ogurzeza ruso-serbe dhe argatëve të tyre se, më vendin nuk do të qeverisin ata të cilët shpenzuan shuma të mëdha parash brenda dhe jashtë atdheut për të manipuluar zgjedhjet, të dështojnë edhe më shumë me ndërhyrje direkte përmes inteligjencës artificiale në institucionin e KQZ-së, por ja që u kualifikuan me notë pozitive nga SHBA dhe BE, me një vlerësim shpresëdhënës.

Si rezultat i aktit demokratik, sot u propozua Dreftë-raporti Parlamentit Evropian me kërkesë për heqjen e masave-sanksioneve ndaj Dardanisë (Kosovës), si vlerësim se koha jo vetëm që ka ardhur, por edhe ka kaluar, sepse këto masa kanë qenë një ndëshkim i padrejtë dhe i pavend. Ndërsa, Serbia, jo që nuk është ndëshkuar, por përgëdhelej dhe favorizohej. Prandaj, bisedimet dështuan.

Edhe njëherë, unë mendoj, Kryeministër, që duhet të shkosh kryelartë në zyrat e Prokurorisë, si shembull para qytetarëve të cilët të shpërblyen me numrin më të madh të votave dhe me vullnetin dhe krenarinë që ata manifestuan nëpër tubimet masive, në atdhe dhe diasporë.

Me siguri do të kesh udhëzime nga këshilltarët e tu, por si mendim të lirë dhe qëllim mirë, mendoj se duhet të paraqitesh në Prokurorinë e shtetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat