Djali i Hashim Thaçit, Endriti, përmes intelegjencës artificiale ka krijuar një video me protagonistë Ismail Qemailin dhe Hashim Thaçin. Të dy burrat sikur po udhëtonin bashkë me qerre me kuaj nga ku të dy në kohëra të ndryshme shpallnin pavarësinë e Shqipërisë, respektivisht të Kosovës.
Mbështetësit e Thaçit me admirim e postonin këtë video duke ngritur në piedestal njeriun që ska të bëj asgjë me Ismail Qemailin, përveç se të dy janë shqiptarë.
Kur Ismail Qemaili e shpalli pavarësinë e Shqipërisë me 28 nëntor 1912, Shqipëria ishte ende e pushtuar dhe situata ishte e rëndë, pavarësia ishte opsion për të ruajtur ndarjen, copëtimin e Shqipërisë. Mes plumbave të armikut Ismail Qemaili shpalli pavarësinë për të ruajtur atë Shqipëri që ishte projektur për t’u copëtuar.
Ismail Qemaili e mbrojti atdheun, ishte ideatori i pavarësisë dhe me të drejtë lexoi edhe vendimin historik të pavarësisë. Derisa, Kosova ka tjetër situatë. Arkitekti i pavarësisë ishte Ibrahim Rugova, njeriu që projektoi shtetin e pavarur edhe kur kjo nga shumë njerëz konsiderohej absurde. Rugova udhëhoqi Kosovën deri në shpalljen e pavarësisë, që për fatin e keq nuk arriti ta jetonte për së gjalli ngase vdekja e mori. Por, edhe Kosova ishte në rrethana krejt tjera, nuk ishte nën okuptim. Pavarësia ishte vetëm formale pas masakrave në Reçak, rrugës së mençur politike të Rugovës dhe pushkës së Adem Jasharit.
Derisa Ismail Qemaili e shpalli pavarësinë të cilën e kishe projektuar dhe punuar për atë, Thaçi përfitoj nga vdekja e dr. Rugovës për të lexuar formalisht tekstin e pavarësisë. Andaj, mos u tallni duke krahasuar diçka që nuk krahasohet, krahasimi mes Ismail Qemalit dhe Ibrahim Rugovës qëndron, por jo me Hashim Thaçin.