Kohëve tӫ fundit pӫrmes portaleve tani mӫ tӫ pa besueshme dhe opinionistӫve tӫ ndryshӫm tӫ cilӫt shesin mend nӫpӫr televizione tӫ ndryshme u plasua lajmi se pas ardhjes sӫ Trumpit nӫ krye tӫ Shteteve tӫ Bashkuara tӫ Amerikӫs ekziston mundësia se trupat Amerikanӫ nӫ Kosovӫ mund tӫ tӫrhiqen nga KFOR-i. Kӫto dezinformata tӫ opinionisteve dhe tӫ gazetarëve adoleshent sot i pӫrgӫnjeshtoj Komanda e KFOR-it nӫ Kosovӫ e cila deklaroj se asnjëherë nuk ӫshtӫ vu nӫ pikӫpyetje apo bisedua pӫr tӫrheqjen e trupave Amerikane nӫ Kosovӫ.
Mjerisht kӫto lajme me plotӫ dezinformata hibride me muaj e vite i plasojnë individӫt tӫ cilӫt i kanӫ uzurpuar ekranet televizive e tӫ cilӫt bӫjnӫ analiza tӫ kota tӫ cilӫve nuk ju beson as familja e ngushtӫ e tyre. Është e dhimbshme pӫr Shtetin e Kosovӫs edhe pas 25 viteve nӫ liri dhe 17 viteve tӫ Pavarӫsisӫ sӫ Kosovӫs, tӫ ballafaqohemi me njӫ klasӫ te pseudointelektualӫve (analistӫ – gazetarӫ) tӫ cilӫt nuk janӫ tӫ vetëdijshëm se potenciali i njohurive minimale i kӫtij (soji) tӫ njerëzve ӫshtӫ i barabart me zero.
Kӫto dezinformata po i kontribuojnë mӫ shumӫ armiqӫve tӫ Kosovӫs duke i sensibilizuar qarqet e ndryshme tӫ politikӫs dhe diplomacisӫ Serbe dhe asaj Ruse. Edhe armiqӫt mӫ kundërshtar tӫ Republikӫs sӫ Kosovӫs nuk kanӫ arritur deri nӫ kӫtӫ masӫ tӫ shpifin me plotӫ konspiracione tӫ rreme se gjoja Amerika po ja kthen shpinën Kosovӫs, e çka jo tjetӫr nӫ dӫmӫ tӫ popullit dhe shtetit ku jetojmë. Disa here nӫ vazhdimӫsi diplomatet e karrieres dhe figurat e respektuara nӫ diplomacinӫ Evropiane dhe deri tek Amerika e largӫt kanӫ reaguar kundӫr disa përfaqësuesve tӫ partive politike tӫ Kosovӫs dhe liderӫ tӫ deshtuar te cilӫt shumӫ here nӫpӫr kancelarit e ndryshme tӫ Evropӫs dhe mӫ gjerӫ kanӫ shpifur dhe lӫbuar kundӫr individëve dhe Institucioneve tӫ Shtetit nӫ tӫ cilen kane lind dhe jetojnӫ. Kӫto dukuri gjatӫ historisë e kanӫ dëmtuar popullin Shqiptarӫ dhe tӫ ardhmen e shumӫ gjeneratave gjatӫ zhvillimit tӫ shoqӫrisӫ Kosovare. Republika e Kosovӫs si Shteti mӫ i ri nӫ Botӫ edhe përkundër vështirësive, sfidave tӫ brendshme dhe tӫ jashtme ka arritur ta legjitimoj identitetin Kushtetues krahas Shteteve tӫ zhvilluara dhe tӫ konsoliduar me Demokracinë Liberale. Sot komiteti pӫr politikӫn e jashtme i Bashkimit Evropian nӫ mbledhjen qӫ mbajti nӫ Bruksel propozoj sa mӫ parӫ heqjen e masave tӫ cilat Kosovӫs ja instaluan dy ish diplomatët anti Kosovë Boreli dhe Lajqaku, përfaqësues kӫta tӫ dy Shteteve tӫ cilӫt ende nuk e kanӫ njohur Republikӫn e Kosovӫs.
Ky ӫshtӫ njӫ lajm qӫ na gëzoj tӫ gjithëve, se mӫ nӫ fund politika e Institucioneve tӫ reja tӫ zgjedhura tӫ Bashkimit Evropian do tӫ jenӫ shumӫ mӫ reale dhe parimore nӫ përkrahje tӫ Republikӫs sӫ Kosovӫs. Mjerisht nӫ mandatin e kaluar nӫ Institucionet e Bashkimit Evropian pati diplomat tӫ cilӫt ishin tӫ njëanshëm duke e përkëdhelur Serbinӫ e nӫ anӫn tjetӫr duke e dӫmtuar Republikӫn e Kosovӫs. Nӫ fund po theksojmë se tӫ gjithӫ ata qӫ plasojnë tӫ pavërteta duke dezinformuar opinionin pӫr interesat e tyre tӫ ngushta materiale apo karrieriste dalӫ nga dalӫ populli ӫshtӫ duke i braktisur e kjo u dëshmua edhe tani me rastin e zgjedhjeve tӫ fundit pӫr Parlamentin e Kosovӫs. Populli duron por nuk gabon. Askush nӫ Kosovӫ nuk ka tӫ drejtӫ tӫ shkaktoj defetizëm, duke sjellur energji negative ne dëme te qytetareve dhe Shtetit.