Merz (CDU) pritet t’i fitoi zgjedhjet e së dielës në Gjermani

Opinione

Merz (CDU) pritet t’i fitoi zgjedhjet e së dielës në Gjermani

Nga: Sherif Ramabaja Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 11:23
Sherif Ramabaja

Një paqartësi më e madhe se sa tash në popull, se cilin lider apo cilën parti ta zgjedhin, nuk ka mbretëruar pothuaj asnjëherë në Gjermani.

Këmbëngulja e kancelarit Scholz SPD që sërish të kandidohej për postin e kancelarit ishte një gabim që atij dhe partisë së tij pritet ti kushtoi shtrentë.

Të Gjelbrit po ashtu me kandidatin e tyre Robert Habeck si kancelar nuk kanë kurrfarë gjasash, pasi Habeck si ministër i ekonomisë kishte dështuar, pasi ekonomia gjermane ndodhet në recesion.

Kandidati i cili e prishi koalicionin qeverisës Lindner FDP, po përballet me mosarritjen e 5 përqindëshit pasi e ka humbur besimin në popull.

Partia Die Linke (parti komuniste) sipas sondazheve e ka kaluar 5 përqindëshin kryesisht duke u imponuar te të rinjtë me temat që seriozisht preokupohet kjo gjeneratë, siç janë perspektiva, punësimi, qiraja e përballueshme, çmimet, inflacioni etj.

Kurse partia hit në Gjermani AFD, (parti naziste) e cila e gëzon edhe përkrahjen e pushtetit të tashëm amerikan, ka arritur një rritje 21 përqindje, e dyta, që po i befason shtresat e popullit dhe po sjell panik gjithkah. Kjo parti së pari u përkrah nga Elon Musk, po atij nuk ia merrte askush seriozisht veprimet, pasi më tepër cilësohet si një kloun miliarder, po gjermanët u befasuan kur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, DJ Vance haptas u kërkoi që ta thyejnë murin dhe të pranojnë si çdo parti tjetër, në emër të tolerancës.

Programi i kësaj partie është largim nga EU, kthimi i valutë së mëparshme D. Mark, mbyllja e kufijve, largimi i të huajve, etj. Megjithatë është e pakuptueshme se si kjo parti është tërësisht naziste dhe qëndron në të njëjtën linjë me Putinin dhe Rusinë, kur dihet se armiku numër një i Hitlerit ishte Rusia, pas hebrenjve.

Siç po shihet edhe Hitleri i ka ndërruar anët. Pra AFD tash po përkrahet nga Rusia dhe Amerika dhe do të jetë vetëm çështje kohe, kur do ta marr pushtetin.

Prej gjith këtij kaosi Merz CDU dhe simotra e kësaj partie CSU nga Bavaria pritet t´i fitojnë zgjedhjet, por u duhet patjetër të bëjnë koalicion me njërën nga partitë SPD, të Gjelbrit apo edhe eventualisht tre parti. Për kancelarin e ri do të jetë një detyrë kolosale: stabilizimi i rrjedhave ekonomike, tarifat doganore amerikane që më së shumti pritet ta godasin Gjermaninë, rritja e buxhetit për ushtrinë, bashkimi brenda EU që ti kundërvihen Rusisë e SHBA, nëse nuk gjejnë gjuhë të përbashkët mbi Ukrainën, sepse rënja e Ukrainës këtu llogaritet rrezik për vetë sigurinë nacionale të EU etj.

Momentalisht siç po shihet EU, nga një aleat i përhershëm dhe i pazëvendësueshëm, është shndërruar në armikun numër një të SHBA, kurse Rusia në mikun e tyre. A do të arrij Merz që ta paraqes EU, si një faktor 450 milionësh banor, që tu imponohet SHBA për bashkëpunim, mbetet të shihet, por nuk do të jetë lehtë kur të llogaritet Hungaria me Orbanin dhe Sllovakia me Ficon. Ku mbetet Kosova në këtë luftë, duhet të mendojnë me kohë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat