Populli shqiptarë e ka në zemër dhe e çmon shumë popullin amerikan dhe SHBA-të, duke i shprehur këtij populli nga zemra mirënjoheje të thella dhe të përjetshme, si ndaj një miku i ditëve më të vështira të jetës, i cili popull liridashës ishte i rrezikuar edhe nga asgjësimi nga regjimi i egër serb.
Populli shqiptarë i Kosovës, me popullin amerikan dhe vetë SHBA-të, sikur është i lidhur dhe i mishëruar me këtë popull dhe kjo miqësi do jetë e përhershme, sepse edhe pse nuk kanë lidhje gjaku, do ti lidhte vetë historia miqësore e tyre, si dy popuj dhe dy vende, që kanë mirëkuptim dhe një « diell » të përbashkët në këtë hapësirë të shoqërisë njerëzore.
Në këto rrethana të sotme, ajo që po e bënë një çështje të diskutueshme, apo si një lëmsh i pështjelluar kohën e fundit, janë marrëdhëniet jo të mira në mes Kosovës me Serbinë, por nuk nënkupton edhe plasaritjen e marrëdhënieve me vendet tjera, apo me miqtë tjerë të Kosovës, në veçanti me SHBA-të, e cila na sygjeron që këto marrëdhënie të përmirësohen sa më parë.
Politika e Serbisë, si gjithnjë po bëhët shkakëtare dhe pengesë e projekteve të demokracisë në Kosovë, politika e sëcilës ende ecën tutje në vazhdën e koncepteve që e mohojnë shtetësinë e Kosovës, por sot në vendin tonë qëndron shansi i madh, duke iu falenderuar SHBA-ve, dhe aleatëve të saj, që Kosova të depërtoj në realitetin e vet dhe të vazhdoj ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit të vet të pavarur dhe sovran, poashtu dhe integrimin e saj në BE, dhe NATO.
Sëcili qytetar i Kosovës, do të ishte i brengosur kur dëgjon sot mënyra të ndryshme të interpretimeve nga mediumet dhe opinionet e vendit dhe jashta vendit, se marrëdhëniet me SHBA-të, po përkeqësohen përshkak të mospajtimeve të qeverisë Kurti, aq sa edhe trupat e veta, që ka Amerikan në Bondestil, mund ti largojë nga vendi i jonë ?...
Përmes këtyre rrethanave hapet ndoshta ndonjë shteg për domethënjën e një keqkuptimi nga ana e opinionit të shqiptarëve dhe më gjerë, mirëpo, për sa kohë që Amerika dhe Kosova, mbetën miqë të vërtetë, ky përkufizim është i pafavorshëm ndaj atyre që japin sot lajme dhe opinione të rrejshme, sepse SHBA-të, janë vetë ata që e krijuan shtetin e Kosovës, dhe Bondestilin, e bënë qendër dhe siguri të fuqishme të armatës amerikane, ndaj këtij populli dhe vendi.
Ka shumë shkrime që po vërshojnë në mediume të ndryshme dhe politikat ditore të vendit tonë dhe më gjerë, se kryeministri Albin Kurtin, vepron në kundërshtim të SHBA-ve, të cilat janë vetëm zhurma të mediumeve të rrejshme, sidomos nga mediat serbe, që kanë për qëllim të fusin një lloj «virusi « antiamerikan ndaj shqiptarëve dhe krijimin e një antipatie ndaj kryeministrit Kurti.
Janë të rëndësishme mesazhet e zyrtarëve amerikan, të cilat, jo të gjitha do mirren parasysh, nëse në mesin e tyre kemi edhe shpekulime dhe anime të pa arsyeshme, të cilat nuk e kanë burimin nga Shtëpia e Bardhë, dhe flasin në emër të saj, siq është rasti i Riçard Grenelit, që e simpatizon palën serbe, mirëpo duhet të kemi parasysh se, Kosova, është si një ishull i vogël, me ujin e kulluar si pasqyrë, me dëshirë të madhe të pish pak ujë të këtij burimi, por që nuk duhet ta ç’përdorosh.
Mirëpo, janë ato mesazhe, që duhet të kuptojmë mirë thelbin e tyre, sidomos burimet mediatike që dalin nga politikat e Shtëpisë së Bardhë dhe sot nga presidenti D.Trump, dhe deshtëm apo nuk deshtëm, porosia e tyre duhet të shkojë në vend, duke ditur se Kosova, pa ndihmën e Amerikës, do mbetët e vetmuar dhe e pa mbrojtur gjatë rrugëtimit të vet.
Kosova dhe çdo qeveri e saj, nuk mund të zbulojnë dhe formojnë modele të tjera që e ndërtojnë dhe e ruajnë stabilitetin e këtij vendi përveq atyre që rrjedhin nga politikat e SHBA-ve, edhe pse ne, nuk mund ta pranojmë atë që ka bërë Serbia ndaj popullit të Kosovës, sepse ka diçka shumë të dhimbshme në shpirtin e këtij populli, që do ta mundonte përherë, me siguri një gjë të tillë e di, jo vetëm Amerika, por edhe e tërë bota.
Dhe kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, i cili gjindet akoma në detyrën e kraeministrit të Kosovës, sikur gjindet në vijën e parë të frontit politik, që nuk e ka lehtë, por para se gjithash duhet të dalë sa më parë jashtë kësaj mjegullire, të cilën e krijoi politika dhe mentaliteti i Serbisë, së bashku me bashkëpunëtorët e vet, që fatkeqësisht edhe me disa bashkëpunëtor shqipfolës të vendit tonë, por Kosova dhe udheheqja e saj, duhet të ketë kujdes të veqantë ndaj vlerave dhe miqësisë të pa zavendësuseshme me SHBA-të, sëbashku dhe me miqtë e pa ndarë evropian.
Prandaj, me ty Amerikë, Kosova kurrë s’do të jetë e vetmuar dhe s’do të ketë frikë, dhe të mos themii kurrë, që do heqëni dorë, apo jeni lodhë me shqiptarët, sepse në esencë shqiptarët janë populli më pro-amerikan dhe më i vjetër në Ballkan, janë populli më fisnik dhe liridashës, i cili ka përjetuar një golgotë ç’njerëzore në jetën e vet njerëzore, vetëm për të fituar një copë diell dhe për të pasur një copë liri sikur popujt tjerë të lirë të botës.