A duhet të bëj Albini Kurti koalicion me Fatmir Limaj?

Opinione

A duhet të bëj Albini Kurti koalicion me Fatmir Limaj?

Nga: Faton Mehmeti Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 00:35
Faton Mehmeti

Pavarësisht se opozita e ka kritikuar fortë Albin Kurtin, disa duke përjashtuar kategorisht çdo bashkëpunim me atë, duket se kanë qenë vetëm fjalë.

Deklarata e zyrtarit të Nismës se “Ne nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje, jo, rrini të qetë, sepse të tjerët e kanë zënë moti, duke ngrënë dreka e darka me Albin Kurtin", shpalos më së miri flirtimin e opozitës me Kurtin.

Krejt kjo deklaratë vjen pas kritikave që mori Fatmir Limaj për gatishmërinë e tij për koalicion me Albin Kurtin, konkretisht Limaj ka bërë me dije se nuk ka vija të kuqe për askënd dhe është i gatshëm të ulet në tavolinë.

“Kush t’më fton në tavolinë, unë shkoj ulna – për tema nacionale. Çka po të vynë një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hy në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem", është shprehur Limaj.

Ai ka treguar se me me AAK-në janë parti të ndara. “Duhet ta kuptojmë se ne jemi dy parti politike. Nuk e kemi të domosdoshme të votojmë njëjtë për çështje të ndryshme”, shprehje e hapur se dëshiron me çdo kusht të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme. Por, a duhet që Albin Kurti të pranojë koalicion me Limajn, me njeriun që e ka quajtur Kurtin si "kryeminstri që i ka zjell më së shumti dëmë Kosovës", me moralin e përdhosur të Limajt në raport me Kurtin.

Si mund të i ofrohesh për koalicion dikë që e ke akuzuar për shkatërrim. Por, a duhet që Albin Kurti të pranojë koalicion me Limajn, me njeriun që e ka quajtur Kurtin si "kryeministri që i ka zjell më së shumti dëmë Kosovës", me moralin e përdhosur të Limajt në raport me Kurtin.

Si mund t'i ofrohesh për koalicion dikë që e ke akuzuar për shkatërrim. Nuk besoj se Kurti duhet të bëjë koalicion me Limajn, më mirë me një parti të madhe se me dike që nuk ofron zgjidhje afatgjate, dhe mbi të gjitha që janë larg mentalitetit qeverisës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat