1. Të "mençurit" e politikës dhe të intelektualëve shqiptarë mbi tridhjetë vjet pandërprerë aq shumë e kanë dashuruar e frymëzuar rininë me BE-në, me gjuhën gjermane, angleze dhe shtetet e tjera perëndimore sa që s'duan të dëgjojnë për vendlindjen të rrinë në trojet tona, aq e kemi djallëzuar gjuhën shqipe, kulturën shqiptare sa që nga mosha parashkollore fëmijëve ua kemi mësuar anglishten e gjermanishten para se vogëlushët tanë të mësojnë gjuhën amtare të shqipes.
E kur fëmijët e dinë anglishten apo gjermanishten normale se do dashurohen te populli anglez apo gjerman e kur dashurohen ndaj Anglisë, Gjermanisë do lexojnë, dëgjojnë muzikë, filma e do njihen me kulturën angleze apo gjermane, e kur rinia shqiptare do njihen thellë me kulturat perëndimore të popujve atëherë do harrojnë gjuhën e kulturën shqiptare dhe do pranojnë dashurisht gjuhët e popujve të BE-së.
1.1.. Rinia e mëparshme shqiptare mundoheshte si e qysh të dinin sa më mirë e pastër gjuhën shqipe, kurse rinia e tanishme mundohen si e qysh të mësojnë e njohin gjuhët e huaja: gjermanishten, anglishten, frengjishten, italishten, etj, për të ikur sa më shpejt prej trojeve tona.
1.2. Sa dashnorë të mëdhenj jemi, do kënaqet Evropa me ne!
Nëse dikush është i dashuruar aq shumë pas Evropës atêherê jemi ne, dashurinë që kemi ndaj saj s'mund të krahasohet me asgjë. Që nga 1990 e deri më sot, ta duash e ta keshë dashnore Evropën që s'të do fare, ta presësh 30 vjet e asaj mos t'ia ndiejë fare, kjo ndodh vetëm me ne. Pusto dashuria sa e çuditëshme është!, kur ti i afrohesh me sinqeritet e me ashk, ajo të largohet me gënjeshtra e naze të lezetshme, këto refuzime të hidhura na duken të ëmbal si mjalti. Ata refuzo e ngarko, ne muuuuleeee të na pranojnë! Ata na krahasojnë si fëmijê të vegjël e të paaftë për dashuri, e ne muuuleee se jemi të rritur, të fortë e të aftë për të bërë dashuri! Ato, dashnoret e Evropës mblidhen tog e thonë se ne s'jemi të aftë për të bërë shurën e jo për diçka tjetêr , e ne muuule se jemi të aftë për të bërë marrëdhënie seksuale me ato! Ato thuaj se jemi tê dobët për t'i kënaqur , e ne muuule se jemi të mëdhenj për t'i kënqur ato. Sa dashnorë të mëdhenj jemi, do kënaqet Evropa me ne...