Sipas Abraham Lincoln: “Vota është më e fortë se plumbi. Me plumb mund ta vrasësh armikun tuaj. Me votë mund të vrasësh të ardhmen e fëmijëve tuaj”, duke theksuar sa e rëndësishme është vota. Por, edhe rëndësia dhe pesha e saj kanë më shumë fuqi kur sistemi është i barabartë.
Aktualisht Kosova ka një sistem zgjedhor që favorizon lojalitetin dhe strukturën partiake, ku shumë deputetë mbështeten nga makineria e partisë për të siguruar vota. Duke pasur vetëm një zonë zgjedhore përfaqësimi nuk është i drejtë.
Ndarja në zona gjeografike është e nevojshme, sepse ka komuna që nuk kanë fare përfaqësim. Ndarja në zona zgjedhore siguron përfaqësim rajonal në Kuvend dhe krijon një lidhje më të mirë midis votuesve dhe zyrtarëve të zgjedhur. Nëse Kosova do të kishte një sistem zgjedhor me shumë zona, përbërja e parlamentit dhe dinamika e partive politike do të ndryshonin ndjeshëm. Në këtë mënyrë secili rajon do të kishte përfaqësuesin e tij dhe kështu përfshirja do të ishte proporcionale. Pavarësisht se për të diskutuar për reformën zgjedhore e cila prekë 13 nene të Kushtetutës kjo gjë duhet të bëhet sa më parë. Si shembull i mirë do rë ishte ai i Sllovenisë.
Sistemi zgjedhor i Sllovenisë është i ndarë në tetë zona ku zhvillohen gara të ndara mes partive sipas sistemit proporcional dhe me lista të hapura, ku qytetarët mund të votojnë për vetëm një kandidat. Pse Kosova mos të aplikojë një sitem të tillë, pasi kështu po krijohen pabarazi mes qyteteve, si dhe vota do të ketë më tepër fuqi dhe përgjegjësi tek deputetët karshi qytetarëve.