Kanë vërshuar shpalljet e kandidaturave për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë!
Çfarë nuk kemi lexuar këto ditë!
Perlat janë vetëm të krahut të djathtë sepse ne nuk kemi mundësi t'i lexojmë xhevahiret e kukullave të rilindjes tek "deputeti që duam" me të cilat i zbutet efekti i pluhurit të bardhë benevrekxhiut!
Mua më kujtohen vargjet e një poeme që kemi pasur në lëndën e KËNDIMIT në vitet 70' shkruar nga Kristaq Cepa në vitet 30'
"Dikur ju kam thënë popull e milet
Se dhe unë vendosa t'bëhem deputet...."
***
Kuvendi nuk është pasarelë mode për të ekspozuar buzëkuqët dhe çantat e shtrenjta të parave të pista!
Kuvendi nuk është skenë teatri komik!
Kuvendi nuk është vendi ku mësohet shkrim e këndim!
Kuvendi nuk është vend ku ju të mësoni si flitet në publik!
Kuvendi nuk është klasë gjimnazi ku ti piqesh e maturohesh!
Kuvendi nuk asht vend kalamajsh e adoleshentësh!
Kuvendi nuk është arenë boksi!
Kuvendi nuk është tavë kosi ku ty të mungon vetëm luga!
Kuvendi nuk është vend për selfie e shfaqje tik-toku!
Kuvendi nuk është vend hungërimash e mjaullimash!
Kuvendi nuk është vend kakarisjesh në kor!
Kuvendi nuk është vend piskamash të dëgjojë kryetari!
Kuvendi nuk asht sallë ku ju luani me telefona e këmbeni mesazhe erotike me njëri tjetrin!
Kuvendi nuk është sallë ku jepen shfaqje humori pa skenar!
Kuvendi nuk është kisha ku i betohesh e stërbetohesh kryetarit sa besnik/e jam ndaj teje!
Kuvendi nuk është tapia e familjes tënde!
Kuvendi nuk është vend ku ti pasurohesh duke bërë pazar pasuritë e kombit!
Kuvendi nuk është sallë noteriale ku garantoni biznezet e familjarëve tuaj!
Kuvendi nuk asht vendi i ekspozimit të injorancës së pakufi!
Kuvendi nuk asht sallë ku jepen shfaqje që kur jepen në televizor duhet të ndërrohet kanali se te vjen turp nga niveli mizerabël!
Kuvendi nuk është ndërmarrje punësimi për eksperincë pune të parë!
O njerëz!
Çfarë po bëni!?
***
Kuvendi është për pesha të rënda jo për kllounë e karnavale!
Kuvendi është për burra e gra që ju peshon fjala, ku ju dëgjohet fjala!
Kuvendi është tempulli i fjalës së mençur!
Kuvendi ëahtë vendi i fjalës së urtë.
Kuvendi është tempulli i shenjtë ku janë sytë e kombit!
Kuvendi është peshorja e pushteteve!
Kuvendi është vendi ku duhet të të dridhen leqet e këmbëve para se të ngresh kartonin e votës!
Kuvendi është përgjegjësi ndaj gjakut dhe amanetit të të parëve tanë!
Kuvendi është përgjegjesi ndaj atyre qindra mijërave që janë flijuar brez pas brezi për këtë tokë që e kemi sot e s'po e ruajmë dot!
Kuvendi është përgjegjësi jo vetëm ndaj atyre që të zgjedhin por edhe ndaj atyre që do lindin pas 100 vitesh!
Kuvendi është vendi ku kontrollohet dhe sovraniteti i vendit dhe serioziteti i shtetit pasi mandati është vërtet për 4 vjet por pasojat e një vote të gabuar mund të shkojnë 200 vjet!
Kuvendi është pasqyra e dinjitetit të vendit jo vetëm para shqiptarëve por kryesisht para të huajve dhe qytetërimit botëror!
Kuvendi është vendi ku i dilet kundër edhe kryetarit tënd kur ai merr vendime të gabuara sepse nga momenti që shkel në atë sallë përgjegjësia dhe detyrimi nuk janë më ndaj kryetarit dhe partisë por mijëra shqiptarëve që të kanë çuar aty!
Kuvendi është ai vend që me fuqinë e tij e ruan vendin dhe e fuqizon atë!
Kuvendi është përgjegjësi ndaj atdheut!
Kuvendi është i shenjtë!
Të jesh deputet nuk është hajgare,
është PËRGJEGJËSI!
-------------
*Titulli i mësipërm është huazuar nga autori Voskopojas Kristaq Cepa i cili shkroi poemen satirike me titullin e mësipërm në mos gaboj në vitin 1934.
All reactions:
173173