Korupsioni me faturat e larta energjetike nè RMV

Opinione

Korupsioni me faturat e larta energjetike nè RMV

Nga: Naim Kurtishi Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 20:40
Naim Kurtishi

A duhet tu kthehen parat qytetarëve ?!

Apo :

Është koha për një zgjim të madh qytetar të nderuar të dalim  në mbrojtje të vlerave  dhe jetës, ashtu siç ndodh kudo në botën e qytetëruar demokratike, për të mos lejuar më  tej makutërinë e disa sharlatanëve të tillë që kanë në dorë jetën e njeriut dhe që  marrin  dita ditës nëpër këmbë DINJITETIN NJERËZOR..

Mjaftë më o hajna.......!

Një fjalë e popullit thotë; turpi se mbytë askend. Unë them se të paftyrët nuk ka turp fare. 

Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,

kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi !

Vjedhja me faturat e energjisë elektrike që i kalon disa herë shifrat reale të harxhuara, bëhet nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes duke përfituar e gjithë hierarkia, që nga elektricistët deri tek qeveritarët

Transparenca, ngritja e zërit dhe vetëdija janë çelësi për të luftuar këtë të keqe. Duhet të jemi të informuar. Duhet të jemi të guximshëm. Tani gjithçka është publike.

Nuk është problemi rritja e çmimit të energjisë elektrike në bursë. Problemi është korrupsioni i kësaj qeverie. Problemi është aferat në këto tendera. Problemi është qindra patronazhistë të punësuar në sektorin e energjisë elektrike që marrin pagë nga buxheti i shtetit. Pra, fatkeqësia natyrore nuk është rritja e çmimit në bursë, por është kjo qeveri që përditë e më tepër, vjedh xhepat e shqiptarëve. 

 Në të gjitha këto çka shprehëm, shkelet çdo pikë e ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve, për shitjen e energjisë, mënyrë e faturimit  dhe shërbimet, ku thotë Shitja e energjisë elektrike llogaritet në bazë të konsumit real dhe vlerësohet nëpërmjet aparateve matëse, ndërkaq vlera e konsumit real paraqitet në faturë, së bashku me çmimin, në mënyrë të qartë e të lexueshme për qytetarin dhe jo e dyshimtë. 

Përfundim!

Unë nuk e kuptoj se në çfarë kriteresh bazohen elektriçistët, kur kanë shënua këtë shumë kaq të madhe për ta paguar dhe si mund të shënojnë shuma në tym pa pasur asnjë të dhënë për kv/orët e harxhuara. Faturat aforfe janë veprime të qëllimshme për të dobësuar ekonominë e qytetarit dhe për tu pasuruar në mënyrë të paligjshme një grup i ngushtë

Operatori i sistemit të shpërndarjes është i gatshëm vetëm për të ndëshkuar qytetarët, por  asnjë herë nuk ndërhyn kur qytetarit faturohen shuma të jashtëligjshme dhe të pabaza. 

Turp ju qoftë !

Mjer populli me k'ta hajna !

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat