Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë dy udhëheqësit që më së shumti i nevojiten sot Kosovës. Janë udhëheqës që nuk i kanë vjedhur asnjë metelik dhe që nuk i kanë shkaktuar asnjë të keqe Kosovës. Ata janë të aftë e përplot energji, vigjilencë e vendosmëri për ta mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, cep më cep, karshi tërë armiqve të brendshëm e të jashtëm.
Kosovës sot i nevojitet një Qeveri e re pa opozitën që 26 vite nga çlirimi dhe 17 vite nga Pavarësia ishin dhe mbeten përplot me tradhti për ndarjen e Kosovës, përplot me vrasje të kundërshtarëve politikë, vrasje të gazetarëve për fjalën e vërtetë, hajna multi milionësh që e blenë një ari tokë për 5 euro dhe e shitën për 3700 euro.
Sot Kosovës nuk i nevojiten tradhtarë, vëllavrasës dhe hajna si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe klyshët e tyre Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku, si edhe sekserët e ngulitur nga këto parti në Gjykatën Kushtetuese, në Prokurori, në Gjykata dhe në institucionet e rëndësishme të Kosovës, të cilët nuk e lënë Kosovën të ecë drejt forcimit dhe zhvillimit.
PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nisma-s paraprakisht duhet tu konfiskohet pasuria e pajustifikueshme, të japin llogari para ligjit, të reformohen dhe më pas të kërkojnë të jenë pjesë eventuale e ndonjë Qeverie të re në të ardhmen, sepse vetëm atëherë do t'i ngjajë siç thotë populli “peri gëzofit”.
Opozita e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, nga paratë e vjedhura dhe nga ndihma që i dhanë oligarkët e tyre faqezinj, harxhoi shuma të mëdha parash gjatë fushatës zgjedhore dhe sërish pësoi debakël.
Opozita e Kosovës nuk mund t'i shpëtojë përgjegjësisë dhe Ligjit për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, sepse kjo është e vetmja mënyrë që Kosovës t’i kthehen paratë dhe pasuritë e vjedhura, me të cilat Qeveria e re do të ndërtojë fabrika dhe do të hapë vende të reja pune, me çka do t'i ndalohen rinisë të mos emigrojnë, por të jetojnë në vendlindje për t'i dalur zot Kosovës. T’i kthehen paratë dhe pasuritë e vjedhura Kosovës për t'u armatosur duke blerë armatime, avionë e helikopterë për ta mbrojtur çdo pëllëmbë toke të Kosovës nga armiku dhe rreziku i ndryshimeve gjeopolitike globale.
Sot në Kosovë të habisin opinionistë dhe analistë që janë bërë tellallë të opozitës dhe flasin me mendësinë e opozitës, që është jashtë çdo mendjeje e logjike të shëndoshë dhe që është kundër Kosovës, dhe që ëndërojnë ta shohin opozitën në Qeverinë e re të Kosovës, gjë që do të ishte vetëvrasje për Kosovën.
PDK, LDK, AAK dhe Nisma, me të kaluarën e zezë që e kanë mbi shpinë, e kanë vendin në shtëpi, në qeli dhe asesi në Qeveri.