Ne fund, progresiviteti mund demagogjin

Opinione

Ne fund, progresiviteti mund demagogjin

Nga: Dr.Arbër Neziri Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 20:52
Dr.Arbër Neziri

Jeta ka dinamiken e  vet te zhvillimit.

 Shume projekte dhe ide zhvillohen ne fillim nga njerzit e mire , te cilet si duket jan edhe idealiste.

Po te mos ishte “idealizmi i semure “nuk do kishte projekte te zhvillimit te cilat per momentin e caktuar kan qene pozitive.

I tille ishte edhe projektet e shtepive te  ,, vllezerve ‘“ te cilat jan arsyetuar ndoshta si projekte ne shekullin e kaluar....me keto projekte eshte menduar se forcohet vellazeria , se do duhen me teper etj.

Kjo ne fillim ndoshta edhe ka funksionuar... por me kalimin e viteve ,kan dal ne pah edhe shume te meta te shtepive ne afersi....

Se pari ne shumicen e rasteve nuk jan planifikuar si duhet , rruget e ngushta , mungesa e parkingjeve , rruga e perbashket etj.

Kuptohen ne fillim nuk kan qen probleme te medha por me modernizimin e jetes , me rritjen e mundesive ekonomike, dhe me zhvillimin jo te njejte te cdo familje veq e veq ....e sidomos me paraqitjen e ndjenjave negative si zilia e cila pas nje periudhe shendrohet ne xhelozi te stlit me primitiv , fillojne problemet.

Fillon dhe zbehet ajo dashuria idilike e cila pastaj zavendsohet me nje pseudodashuri demagogjike.

Hajde te duhemi per inat te kojshive - ide primitive apo jo....

E mos te flasim pastaj per mungesen e privatesise , qetesise , dhe shume gjerave tjera qe i nevojiten njeriut intelektual.

Ne fund fare,  nuk mbetet asgje nga ato ide pozitive me te cilat ka filluar kjo bashkejetes idilike, romantike.

Prandaj shume mire eshte qe ka filluar rrenimi i ketyre

 

,,mikro oazave’” ku jetojne njerzit ne zemer te qytetit por me koke ne katundin nga kan ardhur.

Seq mu kujtua shprehja per Ali Pashen

,, Koka ne Stamboll e trupi ne Janin”

Ne duhet te shiqojme nga bota e civilizuar perendimore , ata shume me heret se ne i kan kaluar idealizmat , te hjekim dore nga mburjet pa mbules dhe demagogjite qe s,na len te ecim para.

Prandaj me vie mire qe po ndertohen ndertesa te reja , shpresoj te ndertohen ne menyre sa me te planifikuar.

Se keshtu mbytet demagogjia , e vjetra ia len rendin te rese dhe demagogjia -prosperitetit.

Andaj uroj qe Prishtina jon , te ndertohet sipas koncepteve te reja.

Lamtumire demagogji !

Lamtumire ju rruge te ngushta dhe pa perspektive!

Lamtumire ti ide e plakur e jashte mode !

Lamtumire edhe ti pseudointelektual i oazave, demagog dhe perfitues  , me trup ne qytet , e koke diku ne mesjete !

Lamtumire !

E reja gjithmon mund te vjetren !

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat