Vota e lirë dhe përgjegjësia shtetndërtuese

Opinione

Vota e lirë dhe përgjegjësia shtetndërtuese

Nga: Ramiz Spahiu Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 22:05
Ramiz Spahiu

Janë bë dy javë qe në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e rregullta, te lira dhe demokratike. Ecuria e tyre ende mbetet për te dëshiruar, pavarësisht qe u mbyllen pa probleme për çka edhe u vlerësuan si te qeta e demokratike.

Edhe fushata parazgjedhore përkundër polarizimeve te panevojshme, fjalorit primitiv të herë pas hershëm e ndonjë skene te shëmtuar, fatmirësisht mbaroi pa incidente. Dhe, kjo sigurisht është një shenjë pozitive e edukimit tonë demokratik e shtetndërtues, megjithëse ende është shumë larg së duhurës.

Fushata ishte e ngarkuar me oferta te tepërta për te shtuar joshjen dhe presionin, duke kaluar edhe në monotoni e primitivizëm qe herë herë sikur merrte nuanca kërcënimi për ata qe kanë mendim ndryshe. Madje pala kundërshtare akuzohej edhe për bashkëpunim me armikun, deri në tradhti kombëtare. Edhe trokitja derë me derë  sigurisht ishte e bezdisshme dhe zakonisht shpesh e ngatërronte patriotizmin shtetëror, patriotizmin e vërtetë me patriotizmin partiak.  

Në mungesë të programeve serioze për perspektivën dhe mirëqenien  qytetare e duke harruar se ka kaluar mbi çerek shekulli nga çlirimi i vendit, popullit qe ka gjashtëdhjetëmijë veteran ende i tregonim kush ka luftuar e kush s’ka luftuar. Madje e pa nevojshme e sigurisht edhe e paarsyeshme ishte paraqitja para qytetarëve e secilit me patriot e me proamerikan se tjetri. Duke harruar se te gjithë e dijmë kontributin e SHBA, pa te cilin Kosova s’do te ishte kjo qe është sot, dhe s’do te mbante zgjedhje te lira e demokratike.  Amerika e di se shqiptaret e Kosovës janë populli me proamerikan në botë, dhe kjo s’është ndonjë risi. Amerika gjithashtu e di se po nuk punove mbar e mirë për vendin tënd, po se deshte përnjëmend vendin tënd, s’ke se si e donë Amerikën. Por, Amerika e di edhe si është qeverisur Kosova deri sot.   

Edhe pse në mbrëmjen e 9 shkurtit patëm publikimin e rezultateve te para, përsëri skena jonë politike sikur s’mund te gjente qetësi pa marifetet primitive te së kaluarës, tendenca për manipulime me rezultate, rënia e sistemit, numërime e rinumërime disa javore dhe ende se kemi rezultatin definitiv, me të cilin me sa duket te gjithë do te mbesin te pakenaqur. Lideret apo deputetet qe shfaqin guximin dhe gadishmerinë për bashkëpunim në qeverisje edhe me tej i shohim me përbuzje e neveri. Dhe, prap nuk shohim kah demokracitë perendimore, kah popujt e qytetëruar e të marrim prej tyre mësimin qe na duhet.

Secili prej nesh sipas vullnetit te lire votën ja kemi deleguar liderit te preferuar, duke besuar qe ai do te jete shembull i njerëzisë, profesionalizmit dhe bashkëpunimit shtetndërtues në të mirën e përgjithshme te popullit. Dhe tani na mbetet te shpresojmë se liderët tanë rezultatin zgjedhor do ta pranojnë me gjakftohtësi demokratike e mendje racionale dhe jo me koka te ngrira e inate primitive mesjetare. Vullneti i votuesve është edhe përgjegjësi ndaj votuesve, është përgjegjësi ndaj popullit.

Vota e lirë është vullnet i popullit. Vullneti i popullit është vullnet i Zotit. Prandaj, mendimi i lirë, vullneti i lirë dhe vota e lire është përgjegjësi qeverisëse ndaj popullit, është edhe edukatë e shëndetshme shtetndërtuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat