Lereni në trishtimin e vet! U desh që të vinte këtu në Shqipëri Lacivita dhe kryeministri Rama të bëjë të çmendurin! E patë në mitingun anti-miting me punonjësit e policët bashkiakë të Tiranës? Çfarë nuk nxori nga aparati i jashtëqitjes me lidhje stomakun-tru! Ka hapur poortat e ferrit dhe beson se noton në kënetë! Këneta?! Çfarë haliçinacioni që i krijon mënxyrës në pushtet! I është shfaqur në ëndërr se po mbytej në kënetën e perversitetit të tij dhe kërkon ta shesë si gjetje të fushatës.
Por ia ka prishur planin Lacivita. Ai e le çdo natë pa gjumë. Edhe pse nuk ka ardhur akoma në Tiranë, për t’u ngulur këtu e për ta udhëhequr fushatën elektorale të Partisë Demokratike, mjeshtri i fushatës së Trump e ngacmon çdo ditë në mediet amerikane. Ia kujton jo vetëm faktin se është kukull e Sorosit, por dhe McGonigalin! Çfarë tmerri për pagatorin e shefit të FBI-së! T’ia kujtosh atij vazhdimisht aktin kriminal të korruptimit të një zyrtari të lartë të Nju Jorkut është si ta vrasësh çdo ditë nga pak. Madje ka filluar të lerë amanete. Nga Komani tha se do ta linte amanet “të mos i ngrinin lapidare”! Sepse e shikon me sy hapur ëndërrën e keqe të zhytjes në kënetën e korrupsionit brenda dhe jashtë Shqipërisë!
Por një gjë e ka të garantuar: - Një monument i madh do t’i ngrihet në mes të Beogradit! Emrin e tij do ta ketë një nga sheshet kryesorë të kryeqytetit të Serbisë! Si kryeministri më i mirë shqiptar që nga koha e Pashiqit, natyrisht për Serbinë. Ndoshta edhe një lapidar tjetër në Nish, aty ku lidhi marrëveshjen me presidentin e Serbisë për ndarjen e Kosovës. Dhe.... nëse do ta lejojnë vojvodinasit, do ta ketë edhe një monument në Novi-Sad. Për çfarë, thoni ju? Po ja! Aty Edi Rama themeloi së bashku me Aleksandër Vuçiq dhe Zoran Zaev atë minishengenin e famshëm që izoloi Kosovën dhe donte ta çonte Ballkanin Perendimor drejt Moskës! Minishengenin, që u pagëzua më pas nga Alex Soros në Open Balkan!
Erdhi një zë nga SHBA që thoshte se administrata Trump fajëson administratën Biden për fshehjen e lidhjeve midis McGonigal dhe Edi Ramës. Madje edhe në procesin gjyqësor. Ndaj është në zgrip! Jeton makthin e zbulimit të gjithçkaje që ka kurdis! Edhe miseteret e financimeve të USAID do të provojnë se kanë miratimin e Soros e të kukullës së tij, Edi Rama! Ku është pataja është gjendur gjithmonë kryeministri ynë. Por paraja e menaxhuar prej Endrit të tij! Ka frikë se zbulpohen të gjitha mafiozllëqet e tij! E di se makthi tragjik i tij nuk do të përfundojë me mëshirë! I pamëshirshmi nuk meriton mëshirë! Mizori do të përfundojë një ditë në gijotinë! Krimineli do ta paguajë koston e krimit të tij!
Karma kthehet të moçali i Edi Ramës! Pas 12 vitesh në pushtet tashmë ka mbetur pa flatra, pa gojë, pa veshë e madje edhe pa sy për ta parë greminën drejt së cilës po shkon në mënyrë të pakthyeshme. Ai jetoi e vegjetoi kaq gjatë, sepse ishte dhe mbetet një kryeministër tinzar dhe dinak! I pabesë dhe intrigant pa limite. Si tinzar dhe dinak u përpoq të vendosë lidhjet e veta edhe me njerëzit e Donald Trump. Pati shpresë deri në atë momentin e keq të jetës së tij, kur pa në krah të Sali Berishës ndihmësin e fushatës së presidentit amerikan, Lacivita! Aty iu errën sytë! Vila 58 metërshe e Surrelit iu bë shpellë lakuriqësh! U ngrit me vrik nga vendi ku ishte ulur dhe erdhi vërdallë duke uluritur: “Jooo! Jo! Jo! Kjo nuk mund të ndodhë”!
Dhe kur i doli ëndërra e pa se tashmë kjo kishte ndodhur, ndryshoi 180 gradë qëndrimin e tij! Urdhëroi mediet e tij që në çdo lajm ta sulmojnë Donald Trump. Ndërsa të shtunën bëri edhe një telefonatë me Volodimir Zelenskin si karshillëk kundër Donald Trump. E mbylli gojën për projektin me Kushner, dhëndërrin e presidentit amerikan dhe ftoi liderin e Emirateve të Bashkuara Arabe që të bëjë shoun e radhës elektoral! Njësoj si para katër vitesh me Alabar!
Edhe kjo është në vazhdën e dinakërisë si tinzar, hakmarrës dhe intrigant që është! Kujdes! Duhet mbrojtur Shqipëria nga rreziku që paraqet sidomos në fundin e karrierës së tij Edi Rama!