Dosja ishte mbajtur sekret. Sapo ishte kompletuar, prokurori dhe gjyqtari e morën vendimin e madh. Ky duhet të jetë një nga peshqit e mëdhenj, i thanë njëri - tjetrit. Më në fund e caktuan ditën dhe orën se kur do të ekzekutohej vendimi. U prangos Kryetari i Bashkisë së Tiranës, zoti Erion Veliaj. Lajm që mori botën.
Por lajmi së pari e pushtoi Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë Perëndimore, Ulqinin me Plavë e Guci, Luginën, Çamërinë dhe gjithë shqiptarët nëpër botë.
Reagimet jashtë Shqipërisë ishin të ndryshme. Varej nga përkrahja dhe animi politik. Ata të PS kuptohet se ishin kundër, kurse grupimet e tjera qëndronin pas SPAK.
Po reagimet e brendshme, ishin sikurse të kishte rënë bomba. Rama iku drejt Tiranës, sapo e mori lajmin, nga dreka e porositur me anëtarët e partisë së tij në Shkodër.
Me të arritur në Tiranë, i hapi të gjitha programet sociale, sidomos atë „Sy më sy”. Filloi të shante, bërtiste para mediave sociale, aty ku ndiqet më së shumti e ndihet si mbret. Filloi ta grushtonte dhe shqelmonte tavolinën. Unë nuk mund të jem indiferent më, u tha i tronditur ndjekësve të emisionit të tij.
Kjo është papërgjegjësi, injorancë dhe jo profesionalizëm. Kujt ti mëveshët korrupsioni? A kanë sy e veshë ata? Dikush ka dal nga shinat këtu. Si lihet anash 21 janari dhe dilet te Erioni.
Cili është ai prokuror? Cili është ai gjyqtar? Tua mbyllin çunin 6 vjeçar në shtëpi. Kush do ua dërgoi në shkollë?
Ne nuk i kemi dhënë SPAK kompetenca që ta udhëheqin Shqipërinë politikisht, por vetëm t´i zbulojnë rastet dhe ta luftojnë korrupsionin, por jo të na burgosin ne. Ne jemi ata që i kemi vënë në këto pozita, e jo Amerika. Ne vendosim për fatin e tyre, e jo ata të cilët na i përlyejnë kuadrot siç është Erioni.
Pas rrjeteve sociale Rama organizoi edhe protesta pranë SPAK, dhe më vonë edhe në qendër të qytetit. I shau të gjithë shqiptarët, (më së shumti ata nga këneta, Kosova, Maqedonia, Lugina etj. ) përpos përkrahësve dhe patronazhistëve të cilët flijohen për te, sikurse për xhaxhin Enver.
Më së shumti u shfry ndaj bufit të kënetës i cili është fajtori kryesor për të gjitha këto që ndodhin. Leksikun po vjen duke e pasuruar me fjalë të pista. Qendrat televizive kur është në pyetje leksiku i Ramës, do të duhej që ti mbronin fëmijët dhe rininë. Emisionet e tij t´i japin pas mesnatës.
Bufi, nuk e largon nga goja McGonigal, sikur të ishte ai punëdhënësi im. Tash po e merr në gojë edhe marrëveshjen e detit me Greqinë, vetëm ta fitoi përkrahjen e tyre, që ta grabis pushtetin. Ky është bufi i kënetës pra të cilin nuk e njihni ju. E arsyetoi edhe Fredi Belerin, i cili nga Parlamenti Evropian erdhi të na provokonte.
Pas Greqisë do të përpiqet të lidhet edhe me Vuçiqin e Serbinë, që ta fitoi edhe përkrahjen e tyre. Këto janë metodat e tij, përmes Greqisë e Serbisë të vij në pushtet. Tani ata atje (Kosovë )ta shohin se cili ishte Edi, e cili është Sala i kënetës.
Pas paraqitjeve të Ramës, Veliaj fitoi krahë dhe doli me deklarata në publik: gjyqtari e paska ofenduar duke e quajtur ndyrësirë.
Gjyqtari dhe prokurori nën presionin e Ramës dhe Veliajt, vendosën të ikin nga vendi. Morën vendim që të kërkonin strehim politik në Kosovë.