Te Vuçiqi, s’ka ndryshuar asgjë?

Opinione

Te Vuçiqi, s’ka ndryshuar asgjë?

Nga: Dedë Preqi Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 14:52
Dedë Preqi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i bie “pizhman” pse më herët Serbia, votoi pro-rezulutës evropiane ndaj Ukrainës, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke i kërkuar falje qytetarëve serb në një fjalim të tij në një tv lokal serb, që do duhej të abstenonte, sepse sipas tij, do të ishte në interes të Serbisë dhe mos ti bëhej lajka Rusisë.

Sikur presidenti serb ishte penduar, sepse në rezulutën e mëhershme të OKB-së, iu bashkua atyre, që kërkonin nga Rusia, tërheqjen e menjëhershme dhe të pa kushtëzuar nga Ukraina, dhe tani nuk do ta bënte një gjë të tillë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, një rezulutë e hartuar për Ukrainën, në përvjetorin e tretë të luftës me Rusinë, e cila ka për qëllim dhe bënë thirrje për “paqë” të qëndrueshme në mes këtyre dy vendeve.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, nuk është një lider, që e dëshiron paqën ndërnjerëzore në këtë rast në mes shqiptarëve dhe serbëve, dhe sikur nuk e dëshiron paqën as në rajon dhe askund përshkak të politikës së njëjtë dhe të pa tjetërsueshme, të cilën ide po e shfrytëzon me politikat e tij djallëzore.

Poashtu, nuk mund të pohohet edhe bashkëpunimi si dhe marrrëdhëniet e ndërsjella në mes këtyre dy vendeve, nëse çështja e zgjidhjes së nyjës së këtij problemi, nuk përvijohet nga serioziteti i BE-së, dhe SHBA-ve, duke marrë parasysh vërejtjet dhe diciplinimin e palës serbe, si palë kërcënuese dhe e të bëmave të saj gjenocidiale që shkakëtoj ndaj popullatës shqiptare.

Politika e kryetarit Aleksandër Vuçiq dhe e shtetit të Serbisë, po sillet në vend, e cila fare pak ndryshon nga politika e Millosheviqit, që do ia kalonte të parit me disa tipare poltike, nga se Millosheviqi e kishte model fjalimin dhe agresivitetin para masës, duke dhënë urdhëra dhe kërcënime ndaj popullatës jo serbe.

Ndërsa Vuçiqi, e ka prioritet mashtrimin dhe shantazhet, por është edhe mjeshtër i aftë për të krijuar “miq” të cilëve para sysh ua mjegullon realitetin, duke i përvetësuar kundështarët e jashtëm, si edhe ata të brendshëm.

Pothuj se asgjë nuk e ndryshon karakterin në mes këtyre udhëheqësve, Millosheviqi, popullin e vet e futi menjëherë në front, duke e mobilizuar me fjalime dhe urrjetje, ndërsa Vuçiqi, popullin e vet në një mënyre do ta ledhatonte përmes një dinakërie, duke ia ndezur fitilat, përmes presioneve psikologjike për ta nxitur dhe mobilizuar popullatën në shenjë hakmarrje ndaj shqiptarëve dhe ndaj jo serbëve.

Si do që të jetë politika e Serbisë, ndaj politikave dhe marrëdhënieve me Kosovën, do të ndryshonte sipas modelit dhe të ardhmës Evropiane dhe SHBA-ve, sikur mos ta ushqente dhe helmonte politika e Putinit, e cila po ia lëmon brirët Serbisë, me qëllim të destabilizimit të Kosovës, për ti futur hundët në Ballkanin perëndimor.

Kjo Serbi, në krye me Vuçiqin, është apo nuk është e vetëdijshme se po i helmon edhe gjeneratat e veta të reja, e cila sot e ka kapluar tërë Serbinë, me protesta kundër regjimit të presidentit Vuçiq, që ka mbjellë keq më keq, dhe u ka trashëguar format më të ulëta të shoqërisë njerëzore, jo vetëm krimin e organizuar dhe korrupsionin, por edhe urrejtëjen ndaj shqiptarëve dhe popujve jo serbë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat