Këto zyra të ashtuquajtura “të mirëqënies” ndërhynë në zgjedhjet e lira të Kosovës. Për këtë edhe u mbyllën.
Mbrojtja e strukturave ilegale dhe kriminale serbe nga diplomatët perëndimorë është ndër arsyet kryesore pse dialogu dhe politika e tyre në Ballkan ka dështuar në 14 vitet e fundit. Për disa arsye të paarritshme gjeopolitike, politikanët perëndimorë janë "të frikësuar" të merren dhe të ndalojnë agresorin e vërtetë, regjimin hegjemonist shovinist të Vuciqit në Serbi, i cili vazhdimisht po destabilizon Ballkanin dhe kërcënon paqen në Evropë.
Minoriteti serb në Republikën e Kosovës ka më shumë të drejta se çdo pakicë tjetër në Evropë. Këto të drejta janë kthyer në privilegje të paprecedentë, duke përfshirë të drejtën e vetos me 10 mandate në mënyrë automatike në Parlament.
Qeverisja demokratike e Kosovës, më e mira në rajon, në krye me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca është nën mbikëqyrje dhe vëzhgim të përhershëm nga të gjitha anët, KFOR-i, UNMIK-u, EULEX-i, opozita, shtypi dhe madje edhe agjencitë e huaja të inteligjencës si CIA, BIA e kështu me radhë... Pra, është e pamundur të shkelen të drejtat e minoritetit serb në Kosovë.
Strukturat e paligjshme janë të paligjshme dhe duhet të çmontohen menjëherë kudo që ekzistojnë. Pikë.
Në të njëjtën kohë, Perëndimi po dështon totalisht të mbrojë të drejtat e shqiptarëve në Serbi. Ata janë keqtrajtuar dhe po keqtrajtohen vazhdimisht. Spastrimi etnik dhe pasivizimi i adresave po bëhet para syve evropianë dhe amerikanë në Bujanoc, Medvegje, Preshevë dhe Sanxhak.
Nëse ndonjë lloj dhune shpërthen diku në Ballkan, ajo do të bëhet nga kriminelët serbë të përgatitur, mbështetur dhe kontrolluar nga regjimi autokratik i Vuçiqit në Beograd. Për këtë do të jenë padyshim fajtorë edhe vetë evropianët dhe amerikanët. Kjo gjë është e qartë dhe e thjeshtë.
Perëndimi nuk ka bërë asgjë për t'i bërë presion Serbisë që të dorëzojë terroristin e dokumentuar Radojcic dhe banditët e tij që po kalojnë kohën e tyre më të këndshme në Serbi. E njëjta gjë ndodh edhe me autorët e sulmit tjetër terrorist në kanalin e furnizimit me ujë Ibër-Lepenc, jetik për 600 mijë familje në Kosovë, përfshirë minoritetin serb, si dhe termocentralet jetike për mirëqenien e popullit të Kosovës.
Populli i Kosovës dhe i vendeve të tjera fqinje të Serbisë shpreson që administrata e re amerikane e presidentit Trump dhe lidershipi i ri i BE-së të ndalojë hegjemoninë dhe agresionin serb kundër Kosovës dhe të gjithë fqinjëve të saj.
Është momenti i fundit për të ndryshuar politikën e gabuar. Kundërvënia e agresorit serb dhe mbështetja e viktimës shqiptare është mënyra e vetme për të arritur paqen e qëndrueshme në Ballkan.