Një ëndërr ndoshta e paimagjinueshme, sot pothuaj ndodhet pranë realitet. Këtë me kënaqësi po ashtu do ta kishin ëndërruar Hitleri e Stalini, Lenini e Maoceduni, Serbia e Enveri etj. që ta shihnin luftën mes dy armiqve të tyre të përbetuar, SHBA - EU.
Derisa në qind vjetshin e kaluar SHBA dhe Evropa perëndimore qëndronin së bashku, arritën që ta gjunjëzonin komunizmin, i cili në realitet ia kalonte edhe fashizmit.
Për shqiptarët do si do, komunizmi ishte edhe më i rrezikshëm se vetë fashizmi, po sot? Si duket askush nuk do ta besonte, po për herë të parë, SHBA dhe EU ndodhen ballë për ballë njëra - tjetrës, në pozicione të kundërta. Të gatshme ta luftojnë njëra - tjetrën.
Derisa për EU, Putini dhe Rusia në planin gjeostrategjik, paraqet rrezik për ekzistencën e tyre, për SHBA sot, armiku numër një pas Kinës janë EU. Trump i kërkoi falje Putinit për akuzat se, gjoja ai e ka sulmuar Ukrainën.
Unë do ta paraqes një rezolutë në OKB që t´ju tërheq nga lista si agresor, u shpreh Trump që ta mbroj mikun e tij. Dhe në realitet ashtu veproi. Rezoluta u aprovua me abstenimin e Francës dhe të Anglisë. Rusia nuk cilësohet si agresore.
EU po e ndihmon ushtarakisht Ukrainën, duke u frikësuar se Rusia nuk do të ndalej vetëm në Ukrainë, po aventurën e saj do ta vazhdonte menjëherë në shtete tjera rreth saj, e sidomos ndaj atyre Baltike. Por qëllimin përfundimtar e ka pushtimin dhe dominimin mbi Evropën.
EU e ka vënë nën sanksione Rusinë, në mënyrë që ta dobësoi ekonomikisht që mos të jetë në gjendje ta vazhdoi luftën, kurse SHBA po e bëjnë të kundërtën.
Pra momentalisht ndodhemi në një luftë të pashpallur SHBA - EU. SHBA në krye me Trumpin po zhvillon takime me Putinin për përfundimin e luftës duke e injoruar Ukrainën e EU, kurse në anën tjetër EU po zhvillon takime me Zelenskin, duke e mbrojtur nga akuzat e Trumpit si diktator dhe po i premtojnë se qëndrojnë pas Ukrainës.
Pra bota sot ndodhet para një zhvillimi tërësisht të ri, para një kthese që askush nuk din se si ta shpjegoi.
Megjithatë, në tërë këtë paqartësi presidenti francez Macron u nis për takim me Trumpin, në Shtëpinë e Bardhë. Tema kryesore kuptohet do të jetë se si të evidentohet lufta më absurde në histori mes SHBA dhe EU.
Pritja ishte e ngrohtë, ndoshta nga parapërgatitja e Macronit, i cili paraqiste një kurs përkëdhelës ndaj presidentit Trump. Pas takimit të tyre bota filloi të merrte frymë lirisht. Si duket për momentin lufta u evitua.
Trump paralajmëroi se javën e ardhshme do të takohet me presidentin Zelenski për nënshkrimin e marrëveshjes mbi mineralet deficitare.
Se si do ta ndajnë fitimin me Putinin nuk sqaroi, po kryesore ai do të dal fitues edhe pse Macron gjatë konferencës së shtypit, e korrigjoi Trumpin kur i tha se EU prin me ndihma ushtarake ndaj Ukrainës. EU i mbulon këto ndihma me 60 përqindje, në krahasim me SHBA i tha ai.
A ka arritur t´ia sqaroi se cili është agresori dhe cili është diktatori nuk u bë e qartë, po kryesore nëse do të ketë luftë, ajo do të jetë vetëm luftë doganore, tarifat.