Qakordimi total në marrëdhëniet gjeopolitike botërore shihet si kërcënim real ndaj sigurisë globale, me theks të veçantë për shtetet në konsolidim dhe zhvillim dhe ato që ballafaqohen me fqinjët agresivë me metoda imperialiste, qoftë edhe duke ua rrezikuar dhe mohuar ekzistencën e tyre gjeografike dhe faktike, edhe pse shtetet që historikisht, faktikisht dhe aktualisht kanë ekzistuar dhe ekzistojnë, gjithnjë kanë qenë nën kërcënimin permanent përmes aneksimit të tyre me dhunë, kryesisht nga fqinjët gllabërues përmes forcës ushtarake, të cilët tani, posaçërisht i kanë rritur apetitet me ardhjen në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, si udhëheqës i një superfuqie botërore, por i paparashikueshëm në vendimet e tij.
Fatkeqësisht, Trump, për habinë e demokracisë amerikane dhe asaj botërore, agresorët, diktatorët, kriminelët dhe pushtuesit, në një mënyrë, sipas deklarimeve të deritanishme, po i amneston, sikur në rastin e agresionit rus ndaj Ukrainës, kur viktimën, në këtë rast Presidentin ukrainas Zelenski e quan “diktator” (tani Trump gjoja e mohon një deklaratë të tillë, edhe pse kushtëzimet ndaj viktimës, praktikisht i shkojnë në favor të asaj deklarate, që tani, ndoshta i ka ra pishman pas presioneve e mos pajtimeve të disa shteteve evropiane), ndërsa i jep të drejtë Hitlerit aktual, alias Vladimir Putinit në kontinentin e Evropës, që nuk është pjesë e organëve të saj, i cili shkaktoi viktima të shumta, përpos atyre ushtarake të pa kuptimta, edhe atyre civile të pafajshme dhe dëmet e mëdha materiale duke shkatërruar më themel qytete e vendbanime, mu ashtu sikur Izraeli në tokat palestineze. Palestinezët, respektivisht grupi terrorist Hamas, vrau në mënyrë mizore dhe në befasi në një koncert 1200 qytetarë të pafajshëm izraelitë, që e paguan shumë shtrenjtë duke u vrarë civilë të të gjitha moshave deri në shpërnguljen në vendet fqinje pasi nuk u kan bet kulm mbi kokë, duke luftuar për ekzistencë, por, Hamas, ende nuk heq dorë nga veprimet e tij, që rrezikon në një marrëveshje paqeje.
Si mund të shpjegohet amnistimi dhe shfajësimi i Putinit për agresionin e papërshkrueshëm ndaj Ukrainës, duke aneksuar edhe territore të tjera përpos atyre të pushtuara pas fitores së Llovaiskut në fund të gushtit 2014, kur Rusia i detyroi forcat e Ukrainës të nënshkruanin Protokollin e parë të Minskit? Ky Protokoll është hartuar nga Grupi Trilateral i Kontaktit rreth Ukrainës, ku Ukraina dhe Rusia konsistojnë në Organizatën për Siguri dhe Kooperim në Evropë (OSCE) pas Marrëveshjes të vitit 2014 të siguruar nga liderët e Francës (François Hollande) dhe Gjermanisë (Angela Merkel), i ashtuquajturi Format i Normandisë. Për mos u lëshuar në detaje të tjera, shtrohet pyetja se pse nuk u respektua dhe u shkel ky ndërmjetësim si njëlloj garancie ku ishin të përfshirë edhe garantuesit e lartëcekur dhe, kush është fajtor për këtë. Sipas reagimeve dhe sjelljeve të Donald Trump si fuqi absolute botërore, “faji po i mbetet Zelenskit.”
Tani, kur Ukraina është e mbështetur për muri, takimi jo i balancuar i Trump me Zelenskin i mbështetur për muri si një hipokrizi, nuk i mbetet tjetër zgjidhje përpos, merr ose leje. Ky, është pozicion i cili gjithnjë përdoret ndaj viktimës, të dobëtit, të cilit nuk i mundësohet alternativë tjetër mes ruajtjes së jetës së popullatës, gjendjes së rëndë ekonomike deri te, kushtëzimi rreth sanimit, rindërtimit dhe kthimit në një jetë normale, për çka i duhet një periudhë e gjatë dhe, përderisa askush nuk e merr përgjegjësinë për sigurinë se e njëjta gjë nuk do të ndodhë pas disa dekadave ashtu siç ndodhi para tri viteve.
Amerika, si një garanci e paqes dhe sigurisë në botë, me qëndrimet e Administratës Trump ndaj miqëve dhe aleatëve, po e sjell në pikëpyetje ekzistencën ose zvoglimin e fuqisë së forcës ushtarake transatlantike NATO, duke ia mundësuar Putinit ripëforcimin dhe rigrupimin me aleatët e tij si Kina dhe Koreja e Veriut, kjo e fundit i doli në ndihmë me armatim dhe ushtarë në vijat e para të frontit.
Gjatë takimeve të Presidentit Trump me udhëheqës evropianë, gjermanë dhe francezë, refuzoi që të marrë përsipër garancinë e paqes që, përkthyer në situatën aktuale të rrjedhave gjeopolitike në rend të parë agresionit rus në Ukrainë, duket si një “flamur i bardhë” para Putinit, të cilit ia rriti autoritetin e paprekur para popullit rus për ushtarët e vrarë në agresionin okupues ndaj Ukrainës. Është e pa kuptimtë kur, Rusinë tenton ta kthejnë në G-7-shin, duke ia hequr sanksionet, duke ia zhbllokuar mjetet financiare dhe asetet e tjera me vlerë të cilat duheshin të përdorëshin rreth rimëkëmbjes së Ukrainës si fajtori kryesor.
Senatori Mark Kelly, astronaut në pension, deklaron: Trump po e sjell në pikëpyetje anëtarësinë e NATO-s dhe tokën e Ukrainës (përmes afërsisë me Rusinë dhe Korenë e Veriut). A po shantazhohet Trump nga Putin dhe pse? Është pyetje e serioze për Inteligjencën dhe Sigurinë Kombëtare të Shtetëve të Bashkuara të Amerikës. Tingëllon si pyetje hipotetike, por kanë qarkulluar qofshin ato edhe thashetheme se organet inteligjente ruse posedojnë materiale shantazhuese ndaj Presidentit Trump.
Dardania first - Dardania e para
Sllogani kombëtar i cili duhet të përdoret, respektohet dhe të mbrohet me vendosmëri. Është sllogani të cilin e përdori Presidenti Trump gjatë gjithë fushatës elektorale, prandaj duhet marrë si shembull ndaj të cilit kurrë nuk duhet hequr dorë. Brengat dhe vërejtjet e mia ndaj Presidentit tim rreth veprimeve në mandatin e dytë janë brengosëse për të ardhmen e Dardanisë, sepse, lëshimet ose afrimet ndaj Rusisë, e përjetoj si një veprim ogurzi për fatin e Ballkanit, Evropës, edhe pse kjo e fundit, kurrë nuk ishte në anën tonë dhe, për fatin rreth bisedimeve me Serbinë, e cila ka krijuar një miqësi me Trumpin dhe Grenellin, ky i fundit ndërhyri drejtpërdrejt bashkë me Vučiqin dhe opozitën, kjo e fundit nuk i ndahej këmbë këmbës Grenellit në zgjedhjet demokratike, përmes të ashtuquajturave zyra paralele të Serbisë për shërbime sociale që reaguan edhe disa ambasadorë, me kritikat ndaj këtyre ndërhyrjeve. Do të thoja, më në fund. Trump do të tentojë që t’i shuaj zjarrët dhe konfliktet ndërshtetërore dhe mosdakordimet për shumë çështje siç është rasti i marrëveshjes Dardani-Serbi që nga viti 2013/15 e deri sot, për moszbatimin e marrëveshjeve apo lajthitja dhe mashtrimi nga ana e Serbisë.
Qëndrimet e zbutura të Trump ndaj Rusisë në mënyrë direkte reflektohen edhe ndaj Serbisë, e cila gjindet nën presionin e ndryshimeve të brendshme përmes demonstratave masive, edhe pse asgjë pozitive në raport me Dardaninë. Pastaj, situata në Republikën Serbe në kuadër të BE-së, posaçërisht pas dënimit të Presidentit të saj diktatorit dhe kriminelit Millorad Dodik, të cilin gjykata e dënoi me një vit burgim dhe ndalim ushtrimi çdo detyre shtetërore me një afat 6 vjeçar, unë ende nuk e kam të qartë qëndrimin e Departamentit të Shtetit lidhur me këto lëvizje. Një gjë e di se Rudy Giuliani këto ditë qëndroi në Banja Llukë, përderisa, ish këshilltari i Trump Steve Bannon, para disa vitesh, udhëtimin e parë që e ka bërë jashtë Amerikës, ka qenë Republika Serbe, të cilëve u kërkoi falje për bombardimet e NATO-s, njëherësh duke iu thurur elozhe popullit serb si popull i mirë.
Kryeministri Albin Kurti, nëse i mundësohet ta formojë Qeverinë me koalicionin ekzistues, duhet t’u qëndrojë parimeve dhe premtimeve dhënë elektoratit rreth veriut, i cili as nuk mund të ndahet e as të pavarësohet në kuadër të Republikës së Dardanisë. Me Serbinë, marrëveshje mund të bëjë pasi kjo e fundit ta largojë nga Kushtetuta Dardaninë si pjesë të saj dhe ta njohë atë. Po flitet se ekziston mundësia që Trump t’i ftojë Kurtin dhe Vučiqin në Shtëpinë e Bardhë për të arritur marrëveshje. Është për t’u përshëndetur dhe vlerësuar çdo tentativë, por asesi të lëshohet pe në pikat kyçe rreth pavarësisë, sovranitetit dhe tërësisë territoriale.
Trumpit duhet bërë me dije se, pjesa veriore definitivisht është çliruar gjatë mandatit tënd, duke i treguar të gjitha masat e ndërmarra rreth largimit të grupeve terroriste dhe zvogëlimin e korrupsionit me përmasa shqetësuese. Kryeministër, mos iu nënshtro asnjë presioni sepse, nuk je i shantazhuar, i korruptuar dhe, asnjëherë nuk iu lepire ndërkombëtarëve në dëm të shtetit sikur paraardhësit tu, të cilët, në vend të ta përdornin Amerikën për pozitivitet, ata i kanë frikësuar qytetarët me Amerikën për nevojat e veta. P.sh. nëse nuk e përkrahni kryeministrin, ju jeni kundër Amerikës, në vend të ta përdornin Amerikën për ta forcuar shtetin, ata i kanë frikësuar qytetarët me Amerikën dhe, me emrin e saj, kanë vjedhur e keqpërdorur pozitat shtetërore për t’u pasuruar, sa që po të zbulohet pasuria e oligarkëve në Dardani, Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut, të gjithë në bashkëpunim edhe koordinim me disa miq ndërkombëtarë, bëhet fjalë për shuma miliardëshe. Shpresoj se zbarkimi i FBI-së në Shqipëri dhe Dardani mund të zbulojë rrjetin e gjerë të cilët, përmes pastrimit të parave, kanë përfituar shuma marramendëse. Këto janë qëndrimet dhe opinionet e mia si shtetas amerikan, ndërsa, ju në Dardani, duhet të jeni më të kujdesshëm në deklarime.
Presidenti/te, Kryeministri, Kryeparlamentari, pozitë e opozitë, sllogani, Dardania first - Dardania e para, është sllogani me karakter të interesit nacional të cilit duhet t’i përmbaheni.