Vuçiq në Banjallukë pa planë?

Opinione

Vuçiq në Banjallukë pa planë?

Nga: Milazim Maraj Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 14:20
Milazim Maraj

Kjo është gënjeshtra e javës. Besoj që në Beograd kjo do të shënohet, ngase atje bëhet studimi dhe vlerësimi i gënjeshtrave. Menjëherë pas vendimit që mori gjykata në Bosnjë për dënimin e kriminelit serb Millorad Dodik, i regjistruar dy herë në Listën e Zezë në SHBA Presidenti kriminel i Serbisë shkon për ta takuar Dodikun. Personat që i ka në listën e Zezë SHBA Vuçiq i mbron, i strehon dhe ju jep poste të larta. Kështu ka vepruar edhe më Vulinin. Çka nëse nuk e do SHBA e do Rusia ciganin e vet, edhe për Radojçiqin dhe shumë të tjerë që janë pjesë e rrjetit kriminel në Serbi që mbajnë Serbinë pengë të krimit të organizuar. Por, sikur thotë nuk kanë plan.

Vetëm se ka ardhur ta përkrah popullin serb në Bosnjë. Ky nuk është plan? Pastaj krejt pa plan ka ardhur më delegacionin qeveritar të Serbisë? Për çfarë përkrahje populli serb në RS, ka nevojë? Çfarë po vuajnë serbet në RS në Bosnjë, nga kush përveç Vuçiqit i cili nuk i le të qetë serbet në Gadishullin Ilirik. Nuk kamë mundësi të ndikoj në këtë vendim thotë Vuçiq. Por ky ka mundësi të kryej planin e vet si baba i hegjemonizmit serb, që kjo i duhet para opinionit të trazuar serb në Serbi për shkak të korrupsionit të tij dhe rrjetit të tij. Pastaj edhe që është i nxitur nga Kremilini që këtë vendim e quan “

Të motivuar politikisht ) Një vit burg dhe gjatë vjet ndalim për ushtrimin e aktivitetit të tij si Kryetar i RS. Vuçiq që thotë se ka shkuar pa plan publikisht thotë: Vendimi kundër kreut të RS, Milloarad Dodik është sulm kundër “Republikës Serbska”, cli do të jetë ky vendim thotë Vuçiq Serbia dhe ai personalisht qëndrojnë gjithmonë pranë këtij etniteti.” Kjo ishte apo nuk ishte më plan? Vuçiq thotë së sot është një ditë e vështirë për krejt popullin serb. Në këtë takim ky vjen nga takimi që e kishte më Këshillin e Sigurisë së Serbisë. Pas vendimit Dodik ishte kërcënuar se do të vazhdoj të aprovoj ligje të tjera për RS. A është edhe kjo përkrahje pa plan apo takim i planifikuar me qellim të caktuar destabilizimin e Bosnjës? Rast i mirë që trazirat nga Serbia të transmetohen në BH.

Po me burgosjen e Dodikut ta përdorë për të ndërprerë, trazirat në Serbi. Presidenti kriminel që trazon Gadishullin Ilirik si vazhdimësi e paraardhësve të tij tani e gati dy shekuj me radhë. A i thotë se do ta thërret mbledhjen e Kuvendit të Serbisë dhe Dodik do të flet para deputetëve serb. Pse duhet të flas ky në Kuvendin serb, pasi që ka rënë në konflikt me ligjin e shtetit të vet Kjo do të i ndihmoj shumë Vuçiqit, për të mbuluar të palarat e tij. Një respekt të veçantë për njeriun recidiv në listën e zezë e SHBA. Ndërsa sa për RS është deklaruar DASH, që nuk do të ketë ndryshime nga se SHBA ka investuar shumë për paqen në këtë Gadishull. Gënjeshtra e radhës në këtë konferencë për shtyp që e lëshon Vuçiq tingëllon kështu:” Në si gjithmonë jemi të përkushtuar ta ruajmë paqen”.

“ Nuk kemi asgjë në këtë drejtim e as nuk kemi plane apo burime të veçanta për një gjë të tillë” Kush qenka( gjëja e tillë) që Vuçiq nuk paska përgatitur plane. Ai tregohet i gatshëm të bisedon më të gjithë përfaqësuesit boshnjak dhe kroat. Për çka do të bisedonte një kriminel serb që në luftën e Serbisë kundër Bosnjës kishte kërkuar të vriten 100 boshnjak të pafajshëm për një kriminel serb. Tani tregon gatishmëri për të biseduar më viktimat boshnjak dhe kroate; hipokrizi e pastër. Ai nuk tha se është i gatshëm të u kërkojë falje viktimave në Bosnjë , Kroaci dhe Kosovë për krimet serbe ndaj tyre, nga se ishte pjesëmarrës në këto krime. Ai nuk i vije turp të dali para opinionit kur pa fsheh trupat e pa jetë të shqiptarëve dhe si i tillë pranohet në instanca të larta në BE dhe OKB.

Kush është ai që do të besonte një gënjeshtari kaq të paskrupull, që nuk ka, turp, nuk ka mëkat edhe pse është prind,ky nuk ndjehet fajtor për krimet por vazhdon të përgatis krime të reja. Ky kriminel nuk ka fare empati njerëzore. Ka ndërhyrë dhe vazhdon të ndërhyj në të gjitha shtetet fqinjë. Në Kosovë ndërhynë bashkë me burimin kancerogjen rus, që ka vu një vatër në Nish dhe tenton të shpërndaj metastaza në krejt Gadishullin tonë. Ndërhyri në zgjedhjet e Kosovës me qëllime agresioni edhe pse nuk mund ta realizoj kështu do të mbaj opinionin serb me disponim negativ anti perëndimor, anti demokratik dhe pro rus, gjithmonë të frikuar nga perëndimi për të qëndruar në prehrin rus..

Investoj në LS për të pas një mekanizëm destruktiv me të cilin do ta tundë minoritetin serb në Kosovë kur i duhet të i mbuloj krimet e rrjetit të tij kriminel. Këtë e sheh Europa dhe sheh edhe bota por për çudi heshtët. Kështu ka ndodhë që nga themelimi i kësaj marionete ruse në Evropë. 27.2.2025

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat