Politikanët gjerman më parë duhet të japin llogari për rezultatet zgjedhore dhe më pas të merren me çështje të tjera, kjo gjë te ne nuk egziston

Opinione

Politikanët gjerman më parë duhet të japin llogari për rezultatet zgjedhore dhe më pas të merren me çështje të tjera, kjo gjë te ne nuk egziston

Nga: Ejup Berisha Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 19:28
Ejup Berisha

Në Gjermani gjatë javës u mbajtën Zgjedhjet Parlamentare në të cilat fitore shënoi opozitarja Lidhja Krishter-Demokraate e Gjermanisë e cila në zgjedhje e mundi Partinë Social Demokrate SPD e udhëhequr nga Kancelari Olaf Sholz. Ky i fundit nuk do të jetë pjesë e bisedimeve per formimin e Qeverisë së re me partinë fituese konzervative Lidhjen. Krishter-Demokrate CDU e cila i fitoi zgjedhjet e përgjithshme atje. Kjo do te thotë se në një Parti politike në Gjermani askush nuk mund të bënë çfar të donë dhe si të donë vet qoftë edhe nëse është udhëheqës Partie apo dhe i pari i Qeverisë sepse as shteti e as Partia nuk janë pronë personale e tij e kjo do të thotë se ato nuk janë pronë edhe e asnjë qytetari gjerman. Pra kjo është dëshmi se në jetën politike dhe institucionale të Gjermanisë ka rregulla juridike apo dhe rregulla demokratike të sjelljes, shkurt thë në pra atje ka rregulla të lojës të cilat duhet me doemos të respektohen nga të gjithë pavarsishtë prej pozicionit të cilin e kanë qytetarët gjerman në shoqë

ri dhe në shtet. Te ne disa udhëhqës politik partiak Partinë politike e llogarisin si pronë të tyre individuale prandaj këta mundohen të bëjnë cfar  dhe si të duan vetë në të. Dhe jo vetëm kaq të njejtë bëjnë çtë duan dhe si të duan edhe në shtet. Kjo pra ndodhë vetëmse aty ku nuk respektohet kurrfar rregulli, parimi apo dhe standardi të veprimit politik e demokratik apo aty ku nuk ka kurrfar rregulla të lojës. Pra rispërsëris brenda politikës gjermane ka rregulla loje dhe nuk varet nga vetvullneti i gjithkuj që të bën apo të vepron si të donë dhe të bën çfar të donë vetë ai indiviid në atë shtet. Atje pra me parë jepet llogari për punët e bëra dhe të pabëra në Qeveri dhe në Parti e pastaj ai apo ajo mund të merren me punë të tjera qeveritare dhe partiake. Ish Kancellari që i bie ish Kryeministri i Gjermanisë apo Kryetari i Partisë Social-Demokrate SPD Olaf Sholz më parë duhet të ballafaqohet me pasojat e humbjes së Partisë së tij në zgjedhjet e fundit Parlamentare të cilat u mbajtën në Gjermani e më pas të merret me punë të tjera siç janë edhe bisedimet për formimin e Qeverisë së re. Në zgjedhjet e fundit Parlamentare siç mund te kuptohet edhe nga ky shkrim fituese është LIdhja Krishter-Demokrate CDU e udhehequr nga Friedrih Merz. Partia e tij ka shënuar fitore prej 28.6 përqind të votave ndërsa Partia Social Demokrate SPD ka fituar 16.3 perqind te votave. Merz e ka kundërshtuar idene e formimit të Qeverise së re me Partinë e ekstremit të  djathtë AFD e cila është radhitur në vendin e dytëpër nga votat e fituara në zgjedhjet që u mbajtën këtë javë në Gjermani. Partia e kancelarit Olaf Scholz, pra Partia Social Demokratike e Gjermanisë (SPD), aktualisht është në vendin e tretë me 16.3 për qind të votave të fituara, që është një rezultat historikisht i dobët për të si opsion politik. Scholz në selinë e SPD-së në Berlin ka thënë se ishte një shije e hidhur, por ai e ka pranuar  humbjen, dhe e ka marrë përgjegjësinë personale për rezultatin dhe e ka përgëzuar  Merz për fitoren.Kancelari në largim Scholz per ZDF ka thene se ai nuk do të kërkojë rol në qeverinë e re apo nuk do të merr pjesë në bisedimet per formimin e qeverise se re të koalicionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat