Kjo, do të duhej të ishte ecuria metodologjike e diplomacisë së doktrinës paqësore Donald Trump për zgjidhjen e problemeve gjeopolitike ndërmjet vendeve fqinje ballkanike, të krijuara sidomos në dekadën e fundme të shekullit XX(1990-1999), me ç’rast Serbia fashiste dhe kolonialiste me Slobodan Milosheviqin në krye arriti t’i kryejë 3 gjenocide kndër Koacisë, Bosnjës dhe Kosovës, SEPSE pa kërkimfalje publike të presidentit serb Aleksandër Vuçiq për 3 gjenocidet e kryeara ndaj popullit kroat, ndaj popullit mysliman boshnjak dhe ndaj popullit shqiptar në Kosovë, asnjë dialog paqësor i zhvilluar mes serbëve, kroatëve, mes myslimanëve boshnjakë dhe mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, nuk do të ketë sukses, që të arrihet, për shkak të mos sanksionimit paraprak ligjor ndërkombëtar të 3 gjenocideve të Serbisë agresore (1990-1999).
Para se të vazhdonte Brukseli II mes Beogradit dhe Prishtinës për njohjen reciproke
-Do të ishte me interes të shumëfishtë për të gjitha palët e involvuara në këto negociata për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, që presidenti amerikan Donald Trump t’i ftonte në Uashington: presidentin e Serbisë, Alwksandër Vuçiq, kryeministrin e qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, si dhe “kryetarin” Milorad Dodik të “Republika srpska”-fiktive, të cilën se ka njohur askush nga OKB-ja (1992-2025).
Shqiptarët e kolonizuar në Ballkan, duan paqen e Donald Trumpit, jo luftën rikolonizuese të Serbisë!
Për t’u realizuar kjo e drejtë historike, e ligjshme, demokratike dhe paqësore e 90% të shqiptarëve në Kosovë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump nevojitet që sa më parë të jetë e mundur ta ftojë në Uashington presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në mënyrë që ta vërë në dijeni se pa kërkimfaljen publike kolektive dhe shtetërore të Serbisë për 3 (tri) gjenocidet e saj kundër Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës, gjatë viteve 1990-1999 të shekullit XX, Serbia nuk do të ketë asnjë shans real për t’u integruar në BE dhe në Rendin e Ri Ndërkombëtar Paqësor të presidentit amerikan Donald Trump.
Mirëpo, për t’u paqësuar me Serbinë e presidentit Aleksandër Vuçiq, që po kërcënon Kosovën me propagandë politike dhe diplomatike luftënxitëse (2011-2025), Presienti Donald Trump nevojitet, që lidrshipim zyrtar të qeverisë serbe me Aleksandër Vuçiqi në krye, t’i njohtojë se Kosova nuk do të lihet në “mëshirën” e kërcënimeve nga politika e forcës, skur kjo të kishte qenë “çështje e brendshme” e Serbisë sikurse në shekullin XX (1912-1999). MIrëpo, kjo nuk do të ndodhë më kurrën e kurrës, sepse në saje të luftës çlirimtare të UÇK-së dhe të rezistencës gjithëpopullore (1991-1999), të ndihmuar nga Amerika dhe nga NATO-ja 23 mars 1999-10 qershor 1999) ka triumfuar mbi agresionin pushtues gjenocidal të Serbisë (1990-1999).
Ballkani nuk duhet të shndërrohet në një “Çernobil” të izoluar rus me armë bërthamore, por në një Zonë paqeje, sigurie dhe demokrarike çmilitarizuese !
Derisa Ballkani është nën mbrojtjen dhe sigurinë e Amerikës, të NATO-s dhe BE-së, pse vendet e tij përditë, duhet të armatosen nga fuqitë e mëdha botërore (Kina, Rusia, India, Turqia etj.) ?!
-Militarizimi dhe shumëzimi i bazave të huaja ushtarake në Ballkan, nuk përputhet me Rendin e Ri Paqësor të presidentit amerikan Donald Trump, por, shpie drejt në një Ukraine të djegur dhe të shkrumuar (24 shkurt 2022 – 24 shkurt 2025). Mirëpo, kjo do të ishte tragjedia e re Ballkanit, që do të digjte jo vetëm Ballkanin, por edhe Evropën, sepse do të shkaktonte luftën e tretë botërore, ashtu sikurse dikur Serbia militariste dhe kolonialiste që shkaktoi Luftën e Parë Botërore (1914-1918) dhe Luftën e Dytë Botërore ( 1939-1945).
Presidenii Trump nuk do ta favorizojë Beogradin, por koekzistencën paqësore të OKB-së !
Presidenti amerikan bazohet në zbatimin e Kartës së OKB-së, jo në Kushtetutën e Serbisë (2006, ku thuhet se “Kosova është krahinë autonome e Serbisë”), e as në Rezolutën 1244 të OKB-së, që nuk e njohin Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës ! Në këtë kontekst, nuk mund të ketë kurrfarë animi dhe subjektivizmi të politikës, të diplomacisë e as të dejtësisë amerikane në dobi të interesave nacionaliste, kolonialiste dhe hegjemoniste të Serbisë së Aleksandër Vuçiqit dhe të Kishës Ortodokse retrograde të Serbisë ndaj Kosovës, si ish-koloni e tyre (1912-1999).
Prandaj, si lederët drejtues të shtetit të Kosovës, ashtu edhe masmediet shqiptare brenda dhe jashtë Kosovës, duhet të jenë tejet të vëmendshme se çfarë flasin dhe shkruajnë lidhur me presidentin aktual Donald Trump, duke e sfiduar në saje të teorisë së komplotit, të shpifjes,të spekulimeve, të gënjshtrës, të kompremetimit dhe të vënies në dyshim të kredibilitetit, të dinjitetit dhe të objektivitetit të tij parimor, ligjor dhe demokratik e paqësor, se gjoja “Trumpi do të favorizojë palën serbe, që ta copëtojë, përkatësisht ta rikthejë Kosovën nën Serbinë kolonialiste të dikurshme (1912-1999).” It’s cannot be done!
Presidenti Donald Trump nuk do të bëjë “pazare politike” me Serbinë, por, do ta detyrojë t’i përmbahet Kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare plotësisht në frymën e Rendit të Ri Paqësor Donald Trump me bazament të koekzistencës paqësore. S’ ka dyshim se rivitalizimi i këtij parimi parësor juridik ndërkombëtar, do të ndikojë pozitivisht në konsolidimin, në stabilizimin dhe në normalizimin e marrëdhënieve politike ndërkombëtare ndërmjet shteteve të mëdha dhe të vegjël në kuadrin e bashkësisë ndërkombëtare.
Donald Trump nuk ka hyrë në një Aleancë të përbashkët me Putinin !
- Jo, jo kjo është shpifje, gënjeshtër, diletanizëm dhe spekulim allaserbian dhe kuisling shqipfolës, se gjoja “Donald Trump, tanimë ka hyrë në aleancë me Rusinë” !?
-JO, kjo nuk është fare e vërtetë, se “presidenti Trump ka hyrë, apo do të hyjë në Aleancë me Rusinë, por është krejtësisht e kundërta, Presidenti Donald Trump me Rendin e tij të Ri Paqësor Ndërkombëtar dhe, në përputhje të plotë me rregullat dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare, si dhe të dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara (që problemet, konfilketet dhe, çështjet e rëndësishme të marrëdhënieve ndërkombëtare, të zgjidhen në frymën e ligjshme të koekzistencës ndërkombëtare, jo me forcë dhe me përdorimin e forcës, sikurse Rusia, që bëri agresion kundër Ukrainës, më 24 shkur 2022 !
Mbi padrejtësinë kolonialiste ndaj shqiptarëve, nuk mund të ndërtohet paqja, liria, siguria dhe drejtësia në Ballkan !
Duke qenë se Dialogu i Brukselit për Kosovën dhe Serbinë ka zgjatur 13 vjet (2011-2025), pa asnjë rezultat konkret për njohjen reciproke të këtyre dy shteteve fqinje, ka ardhur koha që presidenti amerikan Donald Trump, të kërkojë zhvendosjen e tij në Uashington. Ndryshe, vazhdimi i tij në Bruksel nuk do të sjellë kurrfarë zgjidhjeje të konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës, mbase Serbia sipas Kushtetutës së saj në fuqi (2006) po e konsideron pjesë integrale të territorit të saj., edhe pse deri tani Kosovën e kanë njohur mbi 140 shtete të OKB-së (2008-2025).