Kaluan më shumë se dy javë pas Zgjedhjeve Nacionale në Kosovë Komisioni Zgjedhor ende nuk ka arritur ta kryej misionin e vet Kushtetues. Qytetarët pas përfundimit të votimeve me padurim i presin rezultatet zyrtare të cilave nuk po ju shihet fundi.
Nuk ka dilemë se në Komisionin Zgjedhor të Republikës së Kosovës janë instaluar figura partiake të cilat nuk kanë përgjegjësi morale, ligjore e as njerëzore që në mënyrë efikase ti kryejnë detyrat përballë kërkesave të qytetarëve.
Ky Institucion kinse i pavarur është shndërruar në një seli të klasës burokratike të cilët edhe për kundër kushteve ideale të punës dhe benefiteve tjera assesi nuk po arrin ti përmbushin kërkesat e votuesve të cilët me 9 Shkurt e dhanë provimin qytetarë. Duhet theksuar se vite me radhë në këtë Institucion
KQZ kanë marrë pozita disa zyrtarë të cilët sa here që mbahen zgjedhjet në Kosovë stafi i tyre administrues i zgjedhjeve në vazhdimësi po e zvarrit procesin duke i dhënë imazh të keq procesit zgjedhorë dhe funksionimit efikas të Institucioneve të Shtetit.
Është e pafalshme që një Shtet i vogël si Republika e Kosovës me një numër simbolik të votuesve të zvarritet procesi i numërimit të votave si dhe certifikimi i emrave te deputetëve të partive politike të cilët do të jenë pjesë e Parlamentit të Kosovës.
Kjo situatë i obligon Institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës që ta vlerësojnë punën sa më parë të këtij Komisioni dhe të kërkojë përgjegjësi për dështimet e njëpasnjëshme të cilat nuk mund të arsyetohen në asnjë mënyrë, duke kërkuar ndryshime kadrovike në krye të këtij organi shumë me rëndësi për Shtetin e Kosovës. Këtë po e kërkojnë edhe qytetarët të cilët po e shprehin pakënaqësinë dhe revoltën në këtë adresë e cila nuk është në gjendje ti numëroj votat e një Shteti me dy milion banorë si është Kosova.
Po të kishte fare moral, njerëzi dhe përgjegjësi Komisioni Zgjedhor dhe shefat menaxhues të Administratës së KQZ-së për shkak të kësaj gjendje ata do duhej të japin dorëheqje. Në fund po theksojmë se për Zgjedhjet Nacionale që u mbajtën në Kosovë u ndan miliona
euro, taksa këto të qytetarëve të këtij vendi që assesi Komisioni Zgjedhor nuk e meriton këtë shumë të mjeteve me këtë neglizhencë dhe papërgjegjësi ndaj buxhetit të Shtetit dhe ndaj qytetarëve të këtij vendi.