Më mirë është me ndërtuar një shkollë, një urë dhe një shtëpi për një familje pa kulm mbi kokë, se me shku në haxh, arabët kanë mjaft para.
Po të kishte ndodhur që shqiptarët të ishin të mençur si arabët, Lezhën, vendin ku është varrosur i madhi SKËNDERBEU GJERGJ KASTRIOTI, do ta kishin shpallur vend pelegrinazhi si Qabën arabët, dhe tani, në vend që shqiptarët t'i shpenzonin miliardat çdo vit për ta vizituar QABEN, e kishin vizituar LEZHËN. Paratë do të kishin shkuar në thesarin e kombit shqiptar e jo në xhepat e arabëve, një kombi tjetër me të cilin nuk kemi asgjë të përbashkët: as gjuhë, as kulturë dhe as histori.
Me arabët vetëm mund të kemi marrëdhënie miqësore si me të gjithë popujt tjerë dhe asgjë tjetër.
Sidoqoftë, shqiptarët, sipas gjykimit tim, më mirë do të ishte t'i ktheheshin besimit të të parëve të tyre, besimit të krishterë. Më në fund, besimi nuk ka të bëjë me kombin; e drejta e besimit është e drejtë universale e gjithsecilit. Besimin mund ta ndërrsh, por kombin jo; kombi është çështje gjenetike konstante, në dallim nga religjioni, të cilin mund ta ndërrsh sa herë të teket.