Peshku i madh e ha të voglin

Opinione

Peshku i madh e ha të voglin

Nga: Dedë Preqi Më: 2 mars 2025 Në ora: 21:06
Dedë Preqi

Është një thënje popullore «peshku i madh e ha të voglin», ndoshta do të ishte ashtu, por për njeriun do të ishte një keqkuptim, sepse njeriu duhet t’i përsëris vetëvetës: «Ja këtu jam», dhe kemi nevojë për njëri-tjetrin…

Dhe diçka tjetër…forca e kap, jo vetëm fuqinë e fjalëve, duke përdorë terma të ndryshme, por edhe fuqinë e përgjithshme dhe pavarësisht nga fakti që njeriu e ndjenë  vetën për të ndryshuar dhe për të mësuar nga ngjarjet që ndodhin dhe kërkon ndihmë nga tjetri, nuk e kemi prirjen ti thëmi, të kthejë majat e këmbëve nga kemi thembrat.

Ndoshta si asnjëherë tjetër në Shtëpinë e Bardhë, të SHBA-ve, u zhvillua një debat i ashpër në mes dy presidentëve, atij të SHBA-ve, Donald Trump dhe presidentit  ukrainas Volodymyr Zelenski, me çrast dy liderët e kishin planifikuar të nënshkruajnë një marrëveshje, që SHBA-të, të kenë qasje në industrinë e metaleve të Ukrainës, por pas një përplasje të pa pritur në mes tyre kjo marrëveshje u pezullua.

Presidenti i Ukrainës, V.Zelensjki, kritikohet ashpër nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i cili konsiderohet edhe si shkakëtar i luftës në mes Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa presidenti ukrainas i kërkon presidentit Trump, që të jetë i kujdesshëm me Putinin dhe Rusinë, dhe se shkakëtar i kësaj lufte janë vetë rusët, duke i kërkuar Uashingtonit, që ti afrojë Kievit, një lloj sigurie armëpushimi dhe marrëveshje të paqës.

Dhe pas një shkëmbimi me kritika jo të përshtatshme për presidentin ukrainas Zelenski, do të largohet i qortuar nga Shtëpia e Bardhë, nga presidenti Trump dhe zavendëspresidenti Vance, dhe ky debat i tensionuar do vëjë në dyshim marrëdhëniet në mes këtyre dy vendeve, që për presidentin rus Vlladimir Putin, do të ishte një trofe e madhe, duke futur një përçarje në mes këtyre dy presidentëve, ashtu sikur edhe ai vetë do ta dëshironte një gjë të tillë.

Këtë lloj debati në mes presidentit Tramp dhe Zelenski, nuk e priti mirë as Evropa, e cila shpreh soldaritetin e saj ndaj Ukrainës, duke ditur se ajo po lufton për të drejtat dhe mbrojtjen e teritorit të vet, dhe është në anën e një paqe të qëndrueshme, të cilën nuk duhet lënë të pa mbrojtur dhe nën kontrollin e Rusisë.

Presidenti ukrahinas u zu ngushtë dhe u ndodh në një situatë shumë kritike, sa që nuk e kishte pritur, që një president amerikan do ti thoshte këto fjalë: nëse e dëshironi paqën mundeni të ktheheni, përndryshe Amerika, i ndërprenë ndihmat per Ukrainën, dhe ne jemi vetëm për PAQË.

Sikur kjo situatë e ndau opinionin në dy anë të botës, ne njërën duke e mbështetur politikën e presidentit Tramp, i cili ia përmendi ndihmat marramendëse materiale dhe logjistike që i janë dedikuar Ukrainës, ndërsa në anën tjetër pothuaj të gjitha vendet e BE-së, dhe të tjera, e mbështesin  Zelenskin, që po lufton me Rusinë, në mbrojtje të teritorit dhe vendit të vet.

Mund të ndodh që pas kësaj situate në mes dy presidentëve në fjalë, të mos ketë vullnet për një bashkëpunim dhe marrëdhënie të mirë në mes këtyre dy vendeve, por në këto rrethana edhe pse Evropa, do ta mbështeste Ukrainë, pa mbështetjen e SHBA-ve, e ka të pa mundur stabilitetin dhe të ardhmën e këtij vendi për të hyrë në NATO.

Kjo situatë që ndodhi në mes presidentit Tramp dhe presidentit Zelenski, sot mund të shprehet në forma të ndryshme, por ta shqyrtojmë gjendjen tonë të brishtë në Kosovë, e cila nuk mund të krahasohet me Ukrainën, por bëhët fjalë për një agresor të njëjtë, roso-serb, dhe anasjelltas, që e parafytyrojnë këtë botë si të tyren.

Kjo nënkupton mundësi të pafundme ndërtimi në njërën anë, por edhe shkatërrimi në anën tjetër, veqanarisht kur është në pyetje natyra njerëzore, pasi kjo e fundit është shumë më pak e qëndrueshme dhe e sigurtë në vetëvete, kur bëhët fjalë për vendet dhe shtetet e vogla, siq është edhe Kosova, që mund të rritet rreziku nga një botë e pa besueshme apo «profane», nëse nuk e kanë mbështetjen e një bote realiste dhe demokratike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat