Donald Trump dhe sfidat ndaj botës

Opinione

Donald Trump dhe sfidat ndaj botës

Nga: Rexhep Torte Më: 2 mars 2025 Në ora: 21:14
Rexhep Torte

E kemi të freskët momentin kur Donald Trump duke pritur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale ndaj demokrates Kamala Harris,pasi e mori lajmin se është fitues i zgjedhjeve për mandatin e dytë,gjënë e parë që e bëri ishte falenderimi ndaj Zotit Krijues për këtë fitore.Duke i ndjekur në vazhdimësi informacionet që jepeshin për këtë president kontravers i cili i dshpëtoi për mrekulli edhe atentatit të organizuar ndaj ti gjtë fushatës së zgjedhjeve,menduam se më në fund edhe Donald Trump e ka kuptuar se Zoti Krijues i botëve është përcaktuesi i vetëm i fatit të botës dhe i njerëzimit.

Tani po zhgënjehemi Presidenti Donald Trump që në muajin e parë të fillimit të punës së tij si President i SHBA-ve i dha vetes të drejtë t’i dëbojë nga SHBA-të tërë emigrantët që janë pa dokumente,t’i ashpërsojë edhe rregullat për emigrantët të cilët  kanë dokumente të rregullta për të jeruar e punuar në SHBA,por që fëmijët e këtyre emigrantëve ë lindur në SHBA të mos mund të marrin nënshtetësinë amerikane.

Donald Trump nuk nguroi që Gjirin Meksikës ta emërojë Gjiri i SHBA-ve,të pretendojë që Kanalin e Panamasë t’ua rikthejë SHBA-ve,të pretendojë dhe t’i bëjë trusni Danimarkës që t’ua shet SHBA-ve Grenlandën gjeostrategjike dhe me shumë pasuri nëntokësore.Donald Trump i rrii tarifat për mallrat që vijnë nga vendet e treta,duke përfshirë edhe BE-në,po u kërcënohet edhe shteteve të NATO-s që ta rritin kontributin e tyre për armatimin e NATO-s.Po u bën trysni shteteve të Gjirit Persik që në shtetet e tyre të pranojnë më shumë se 2 milionë palestinezë nga Gaza Palestineze që tashmë është e shkatërruar nga bombardimet izaelitë ku u vranë afër 70 mijë palestinezë shumica gra, pleq e fëmijë dhe ku u plagosën edhe më shumë se 111 palestinezë të pafajshëm,e që sipas fantazive të Donald Trumpit SHBA-të Gazën do ta pastrojnë dhe da ta bëjnë një perlë turistike,që dëshmon hapur se këtë e bën në të mirë të Izraelit për t’i përzënë palestinezët nga shtëpitë e tyre.

Donald Trump deklaroi para botës se ka rënë dakord me Vladimir Putinin e Rusisë që ta ndërpret edhe luftën tre vjeçare ndërmjet Rusisë agresore dhe Ukrainës e cila po e mbron integritetin dhe sovranitetin e saj.Për këtë qëllim VolodymirZelenski-Presidenti i Ukrainës të premten më datë 28 shkurt 2025 u takua në Zyrën Ovale të Shtëpisë se Bardhë me Donaldt Trumpin, icili e kishte bërë gati edhe Marrëveshjen imponuese që Ukraina t’ia jep SHBA-ve mineralet e rralla si kompensim për ndihmën ushtarake që SHBA-të ia kanë dhënë Ukrainës për tu përballur me agresionin e Rusisë, e cila ka pushtuar një pjesë të territorit të Ukrainës së pavarur.

Volodymir Zelenski i Ukrainës në këtë debat në Zyrën Ovale kërkoi nga Donald Trump që të pranojë se Rusia e Vladimmir Putinit ka kryer agresion ndaj Ukrainës dhe refuzoi ta nënshkruajë Marrëveshjen e mineraleve të rralla dhe duke mospranuar të merr pjesë në darkën e përgatitur për këtë rast në  Shtëpinë e Bardhë.

Ky qëndrim dinjitoz i Volodymir Zelenskit të pamposhtur ndaj kërcëimeve të Donald Trumpit e enthuziazmoi dhe e inkurajoi tërë botën demokratike dhe është një shembull i mirë si duhet mbrojtur atdheu nga inponimet autokrate të shteteve të pasura e të fuqishme ekonomikisht dhe ushtarakisht.

Kjo ishte një shuplakë rrëndë ndaj Donald Trumpit,i cili edhe me këtë rast e dëshmoi matrapazllëkun e tij prej biznesmeni,kur dihet se Trump që moti i ka shtrirë bizneset e tij në Rusi.

Është naive dhe qesharake dekratata Shtëpisë se Bardhe se gjoja Donald Trump qenka revoltuar së tepërmi kur e ka shikuar Volodymir Zelenskin të veshur pa rroba e kollare,edhe pse dihet që Zelenski në përballje të luftës me Rusinë agresore nuk ka kohë as të hajë e të flejë sa duhet.

Zelenski nga SHBA-të udhëtoi për në Mbretërinë e Bashkuar ku ëashtë pritur nga kryeministri Keir Starmer me ç’rast Ukrainës iu dhurua një ndihmë prej 2.26 miliardë funta,u nënshkruajt Marrëveshja e huazimit për prodhimin e armëve në Ukrainë,dhe dhe ku merr pjesë edhe në Samitin e BE-së lidhur me situatën në Ukrainës që filloi sot në Mbretërinëë e Bashkuar.

Donld Trump në mandatin e parë Ambasadën e SHBA-ve e vendosi në Jerusalem dhe jo në Telaviv ku është vendosur pjesa dërmuese e mbasadave të jashtme.Asokohe unë nëpërmjet njëshkrimi t botuar iu drejtova Donald Trumpit me fjalët se “Donald Trump karshi Zotit Krijues të botëve nuk peshoni as sa një fije floku”,që u dëshmua edhe me fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale.

Mosha dhe pleqëria 78 vjeçe e Donald Trumpit nuk i jep atij të drejtën,mundësinë dhe komoditetin,mospërfillën ndaj të drejtave të palestinezëve,ukrainasve apo ndaj cilitdo komb apo popull tjetër,sepse për çdo gjë vendosës dhe përcaktues është vetëm Zoti Krijues i botëve ,e jo Donald Trumpi,që është vetm një president i SHBA-ve,ndërsa në botë jetojnë 10 miliardë njerëz dhe secilit Zoti Krijues i botëve ia ka dhënë riskun,të cilin as Donald Trump nuk guxon t’ua merr,sepse bie ndesh me Zotin Krijues të botëve.

Donald Trump duhet ta kuptojë se i vetëm nuk mund të përballet as edhe me Bllokun e shteteve të BRICS-it ku marrin pjesë India,Kina,Rusia,Korea e Veriut,Irani,Afrika e Jugut dhe Brazili.

Donald Trump duhet ta ketë kuptuar se gjatë tërë historisë së njerëzimit imperatoritë dhe imperatorët janë shkatërruar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat