Ex-kryeministri kosovar me hyrjen në procesin e bisedimeve teknike krijojë parakushtet politike per t'i ndihmuar Serbisë dhe per t'ia lehtesuar rugën në procesin e kandidimit per bisedime për anetarësim ne BE, duke lënduar interesat nacionale jo vetëm të Kosovës por edhe të Shqipërisë për të defaktrorizuar faktorin shqiptarë në Ballakan dhe për të rikthyer Serbinë në agjendën evropiane pa u dënuar, pas fushatës gjenocidale ndaj shqiptarëve...
Si është e mundur që fjalët e thëna të cilat na pëlqenin, fjalë të një mendimi të përgjithshëm, të pritjes në rend të firmosjes së papirusit të porositur enkas nga Britania e Madhe dhe të importuar në Kosovë, pa paguar doganë; nuk e di a është hapur tenderi i rregulltë për të përfituar dikush afër provizionin e merituar, ndërsa bonusi i paralajmëruar dhe i fituar, i bënte kuvendarët të lumturoheshim dhe të ënderronin me orë të tëra për pavarësinë si do të duket ajo, apo për pasurinë që do të përfitonin, pavarësisht se nuk kishin paraprakisht ndonjë muhabet me te-pavarësinë? Nuk kishte gjë të keqe që ëndërrat i kishin të lidhura me vendorë (me miqë e me armiqë) e me miqë të huaj, të përhershëm apo të përkohshëm, nuk është njëjtë të jesh banorë i përhershëm i Kosovës apo të bësh bujtinë për dashuri Kosove!! Preokupimet dhe frymëzimet janë të ndryshme dhe të llojllojshme, që nga ironia e injoranca e deri te mllefi, apo brenga për atdheun e shprehur përmes kritikës inventive. Kush e fitoi lirinë në Kosovë apo ajo erdhi si një dhuratë e paketuar nga ndërkombëtarët ka nbetur si e papërfunduar, mëdyshja dhe humbja e vetëbesimit ishte më tepër akzagjeruese dhe pasojë e selekcionimit negativ të kuadrove, duke krijuar gupet oligarkike nëpër parti politike, duke nëpërkëmbur zbatimin e rregullave statutore partikake, por edhe laramaninë profesionale, duke neglizhuar tërsisht përbërjen e popullatës që jeton në vende urbane dhe në atë rurale, gjë që nuk korespondonte aspak me realitetin politik, as atë juridik, e si mos të shqetësohen qytetarët me kapadaillëkun servlitetin dhe maskarrëllëkun e liderëve të cilët luftuan kundër robërisë e pushtuesve të huaj për të eskaluar në një luftë direkte të pamëshirshme për të krijuar pasuri individuale dhe familiare marramendëse pas luftës. Eshtë përfolur publikisht implikimi i ministrave në afera korruptive, sidomos pas dyshimeve të ngritura të qytetarëve për dëmtimin e shpejtë të rrugëve të asfaltuara, por edhe që lidhet me fajësinë e mundshme të tyre në hapjen dhe "dhurimin" e tenderëve për miqët, familiarët dhe të afërmit e tyre, të publikuara në shtypin ditor. U harrua qëllimi politik i rindërtimit të shtetit, ai shpejt u zëvendësua me vizionin e pushtetit politik dhe burimet e përfitimeve. Askush nuk brengosej për interesin e qytetarit, me përditshmërinë hamletiane, duke humbur sensin e të gjykuarit drejtë, jeton i lirë apo i robëruar
Zgjidhja e enigmës…
Fati i shtetit bazohej në veprimet e një njeriu me ndikim në të ardhmen e vendit. Është treguar sa e sa here se përmes veprimeve të gabuara që bënë Thaçi së shpejti do ta ndalin atë në mënyrë dramatike dhe të papritur. Fati luante një rol të madh në jetën e tij, kur ai zgjidhi enigmën pas zgjedhjeve për të formuar qeverinë Thaçi 2, ai nuk hezitoi t’i zgjedhë për partnerë koalicioni AKR-në dhe serbët & co. (minoritarët tjerë)..Shumë nga këto situata tregojnë se si fati ka një rol kyç në jetën e tij. Ai zgjodhi për të krijuar probleme edhe pse ai nuk mendoi se ato do ta ndjekin atë më vonë, në të ardhmen. Së pari, kur zgjidhi enigmën si të bëhet kryeministër i Kosovës i cili në mënyra të ndryshme krijojë më tepër probleme sesa i zgjidhi ato. Ai u thonte qytetarëve se askush nuk duhet të shqetësohet sepse tani ata kanë një udhëheqës që do t’i drejtojë drejt " edhepse me sy në ball ai dhe të tjerët përreth u verbëruan ndaj korrupsionit." Megjithatë, ai ende refuzon të besojë çfarë profeti i verbër i tha atij. Fati i tij do ta prek atë për shkak të veprimeve që ai bëri në të kaluarën, duke rezultuar të ardhmen e tij..
Moratoriumi “thembra e Akilit”...
Gafi i tij i madh politik i Thaçit daton qysh më 2003 kur ai propozoi dhe dha në diskutim publik "Moratoriumin" për "konservimin" e zgjidhjes së statusit final të Kosovës, i cili nga qarqet e caktuara politike në Kosovë u diagnostifikua se aspak nuk është në hap me kohën, as me zhvillimin e ngjarjeve politike në Kosovë. Në vend që atëherë, para bashkësisë ndërkombëtare, të shtrohej kërkesa konsensusale e të gjitha subjekteve politike shqiptare në Kosovë, me qëllim që sa më parë të vihej në "rend dite" diskutimi i statusit të pavarësisë së Kosovës, ai bënte të kundërtën, pezullonte për kohë të pacaktuar debatimin e statusit. Pse ai vepronte në këtë mënyrë, kur askush nga fuqitë evropiane, as nga Amerika, nuk kishin paraqitur ultimatum Kosovës dhe shqiptarëve, që të marrin një vendim të tillë politik absurd dhe regresiv, në stilin stereotip popullor: " do te bie shi, nuk do te bie shi"(!)
Një potez i atillë, i papeshuar politikisht, atëherë, ishte "një e papritur", më së pari për opinionin shqiptar në Kosovë, si dhe në diasporë, e mëpastaj edhe për faktorin ndërkombëtar, duke krijuar nebuloze të panevojshme, sidomos tek politika zyrtare amerikane. Nëse propozuesit e "moratoriumit" pandehin politikisht se, me shtyrjen për më vonë të zgjidhjes së statusit të Kosovës, pala shqiptare, do të jetë në përparësi, atëherë mund të ishin mashtruar keq, sepse do të ndodhte e kundërta.
Ndoshta, ngase propozuesi kishte gjithnjë për bazë se kompozicioni politik shqiptarëve i Kosovës është gjithnjë në shthurrje, mungon diciplina politike dhe partike e, sidomos gjatë rrespektimit të marrëveshjeve - edhe pse të imponuara. Eshtë shumë e paqartë vetë kërkesa për moratorium, atëherë (që po duket të jetë e ngjashme me këtë tash) dhe cili ishte motivi kryesor, kur një çështje çfarë shtrohej atëherë ndërronte edhe kahjen e politikës së deriatëhershme, sidomos pas aprovimit të Marrëveshjes për Kornizën kushtetuese e cila aktualisht ishte në fuqi.
Ishte shumë e pa kuptimtë kërkesa për moratorium në fazën e transferimit të kompetencave nga ndërkombëtaret në vendorët, apo ishte refleksion i mungesës së "kondicionit politik", ngjashëm si tash, kur pritej që në fund të vitit 2012 të mbyllet procesi i mbikqyrjes ai me “moratorium” të ri në fillim të vitit 2012, menjëherë pas deklarimit publik, shtyu procesin e shtetndërtimit me firmosjen e marrëveshjes me serbët në Bruksel duke pranuar rikthmin e statusit të Kosovës në fillim..., edhepse përfaqësuesit e popullit ishin betuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Pavarësia e zbehur…
Kosova e cila shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 u pranua me simpati nga ShBA, 22 shtete evropiane dhe shumë të tjera të ndikuara nga kjo alencë perëndimore shumë e fuqishme. Qysh në fillim pritej një punë e përbashkët e pozitës dhe opozitës, e shoqërisë civile, e diasporës për të ndihmuar rritjen e numrit të pranimeve të reja dhe për të shembur barrierat që po i vendoste Serbia. Pse hovi i gëzimit u zbehë për t'u heshtur zëri i diplomacisë kosovare, mund të jetë edhe pasojë e alokimit të mjeteve jo të mjaftueshme financiare për këtë destinim, për të angazhuar emra eminent të diplomacisë amerikane, për të ngjeshur axhendën diplomatike me kërkesa të reja pranimi, "fatkeqësisht" filozofia e fukarallëkut dhe diplomacia janë në kolizion njëra me tjetrën. Nuk mund të pritet ndonjë influencë e caktuar diplomatike pa kushte, e ajo ka munguar, së pari nga pamundësia e lëvizjes së lirë të diplomatëve kosovarë, barrierat me viza ishin pengesë e pakalueshme, pastaj lista e depozituar dhe e përgatitur nga Serbia në INTERPOL shtonte angazhimin e saj agresiv për të neutralizuar tërsisht angazhimin diplomatik të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kuptohet që dobësimi i pozitës diplomatike të Kosovës dhe ndërrimi i prioriteteve në politikën e jashtme amerikane, shndërruan Kosovën në konflikt të ngrirë diplomatik, duke rikthyer shumë gjëra mbrapa. mbetjen e UNMIK-ut në Kosovë, fillimin e zbatimit gjashtëpikësh të Ban Ki moonit, edhe pse i deklaruar si i papranueshëm, ashtu si zgjedhjet paralele në Kosovë dhe vendosjen e apratatit administrativ të shtetit serb në Kosovë- jo strukturat paralele ( nocioni i strukturave paralele do të konceptohej si padëgjueshmëri qytetare, jo si instalim i ligjeve të shtetit tjetër, dmth okupim i një pjese të territorit të Kosovës).
Propaganda diplomatike gjenerojë “fusse”-notën…
Variacionet politike dhe diplomatike jo të zakonshme i përpiu "status-quoja" dhe propaganda serbe e ndihmuar nga rusët dhe pesëshi evropian që nuk e kishte pranuar pavarësinë e Kosovës, duke adresuar projekte të reja të hapjes së bisedimeve dypalëshe, shqiptaro serbe, pa ndonjë sinjal paqeje dhe pajtimi që do të dërgonte Serbia, kërkim faljen dhe pranimin e sovranitetit territorial të Kosovës. Tërë kësaj propagande të fuqishme diplomatike dhe i trysnisë në palën më të dobët atë shqiptare. As qeveria, por as kryeministri nuk ishin në nivel të detyrës, kryeministri nuk e pa të arsyeshme t'u drejtohet qytetarëve të Kosovës "to person" për atë që gatitej nga “kuzhinieri” Cooper.
Në shoqërinë e "demokracisë" së re shqiptare çështjet personalizoheshin (Thaçi @ Co., manipulonin me opinionin lidhur me Marreveshjen e arritur me palën serbe ne Bruksel si fitore, edhepse disa here ka siguruar qytetarët se ai në asnjë mënyrë nuk do të pranojë “fusse”-notën me rezolutën 1244, ndonëse vet ai ka krijoi situatën-klimën politike për marrëveshjen në fjalë, pra konfuzioni i krijuar tash së fundi në opinion se nuk është dashur të pranohet si i tilllë teksti i marrëveshjes duke u “shmangur” presioni ndërkombetarë nuk qëndron, ngase kryeministri kosovar me hyrjen në procesin e bisedimeve teknike ka krijuar parakushtet politike per t'i ndihmuar Serbisë dhe per t'ia lehtesuar rugën në procesin e kandidimit per bisedime për anetarësim ne BE, duke lënduar interesat jo vetëm të Kosovës por edhe të Shqipërisë për të defaktrorizuar faktorin shqiptarë në Ballakan dhe për të rikthyer Serbinë në agjendën evropiane të pa dënuar pas fushatës gjenocidale ndaj shqiptarëve.
"Javash-javash” kingji bahet dash dhe 1244-shi
Objektivi kryesor i Qeverisë së Kosovës se në vitin e ardhshëm 2012 do të mbyllet e procesi i pavarësisë së mbikëqyrur, duket se ishte lojë e re premtuese e Thaçit & Co... SHBA dhe BE me gjithë dëshirën e madhe ta shihnin Kosovën në gjirin e shteteve evropiane e kuptuan se kjo qeveri dhe kjo qeverisje po e dërgon Kosovën në humnerë, ngase ajo përveq fjalëve nuk bëri gjë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk bëri reforma të njëmendtëa në gjyqësi, në shëndetësi..., gati në asnjë fushë të shtetëndërtimit, nuk kishte gjasa që Kosova është në gjendje të mbrojë kufijtë e vet administrativë-kufijtë shtetëerorë...përveqëse fryen xhepat e tyre duke dëmtuar xhepat e tatimpaguesve kosovare..., dhe ç'u desh atëherë për të vazhduar tregimin e shtetit ata u detyruan të riinstalojne rezolutën 1244 që juridikisht iu mundeson trupave të NATO-s-KFOR-it të qëndrojne akoma në Kosovë, ndërsa Serbisë ia hapën dyert të hapërojë në proceset integruese evro-atlantike, është e kuptueshme se SHBA dhe BE-ja nuk kishin instrumente detyruese për Serbinë, prandaj luajtën në kartën e afrimit të saj, ndërsa Kosoves ia “ruajtën” fytyrën duke prolonguar procesin e krijimit të shtetit të njemendet, keshtu ata e shpetuan Thacin nga "hari-kiri" politik, duke shtyerë për më vonë "vetëvrasjen" politike të tij, por kështu dëmtuan Kosovën dhe demokracinë e saj në ndërtim, në mes dy të këqijave Serbisë hegjemoniste dhe Kosovës së ligështë, ata bënë kurban Kosovën e Thaçit, duke lënë si mundësi qe vet shqiptarët të gjejne alternativa tjera në luften kundër korrupsionit te instaluar në krejt aparatin shtetërorë, të vetëaftesohen në ndërtimin e shtetit, të bërjes së shtetit jo të simulimit të shtetit dhe përfundimisht ata të kuptojnë se të reshurit e borës nuk mund të shkaktojë gjendje të jashtëzakonshme, por të gjithë duhet të pervjelin duart ne sanimin e dëmeve natyrore…, dhe dëmit politik që po “trashet” nga Qeveria Thaçi, prandaj erdhi si "sihariq"- u kthye rezoluta 1244, për të mos thënë u shty tregimi i shtetit te Kosovës për më vone. populli thot "dalë-ngadalë ndërtohet kalaja", "javash-javash kingji bahet dash”