Në paraqiellin e një kujdesi hyjnor ku përpliten valët qiellore me lotët e detit skaj një pasqyre të thyer lozin me njëra - tjetrën kundërthënia e të mënduarit dhe veprimi i kundërt me atë që ia thotë mendja. Të mëndosh, ta thuash mendimin dhe të jesh kontradiktor me mendimin tënd i bie sikur ti shpallësh luftë vetvehtës dhe mos ta kontrollosh trurin para se ta thuash fjalën. Shpeshherë të vjetrit kanë thënë: “Hin fjalë kah dola!“
Por kur fjala del nga goja ajo e merr dhenë.Në momentin që e merr dhenë fillon edhe analizimi i fjalëve.Ta analizosh fjalën në aspektin e asaj çka është thënë është një faqebardhësi apo një mendsi e një veprimi analitikë. Por ta shtrembërosh analizën e fjalës së thënë është një veprim që e bëjnë vetëm ata ose ato që në gjenin e tyre nxënë vend thashetheme. Shoqëria jonë shqiptare fatkeqësisht edhe politikën e bënë me thashethëme dhe me pazarët e kuloarve të ndryshëm. Nuk bën politikë analitike apo politikë me studime shkëncore për ardhmërinë e shtetëve tona por bënë politikë inati,politikë smire,politikë rrahagjoksie.
Madje madje kur i sheh jo që nuk janë të kënaqur më këtë lloj politike, apo këtë lloj fjalësh pa asnjë koncept kur ju flet goja pa ju qarkulluar truri, por në të njëjtën kohë mirren me llafe dhe thashethene politike kinse po e analizojnë edhe politikën evropiane dhe boterore.Sillen e pshtillën dhe ta merr mendja se janë aq të ditur dhe të mënçur saqë nuk vlejnë për ta as politikanët më të njohur Evropianë dhe Botërorë.
Duke e përdorë këtë politikë kur e qesin fjalën para se t´ua përpuoj truri mëndimin dhe kur fillojnë të nxjerrin atë që e ndjejnë në shpirtë vërtetë i sheh se janë vetvetja. I sheh edhe sot se si disa politikanë pa lanë anash edhe militantët e tyre se me sa ndjenja shpirtërore e shajnë Amerikën, e shajn Trumpin dhe atë e shoqërojnë edhe më të qeshura. Harrojnë të gjorët se politika është një art i vështirë që nuk mund ta bëj dhe ta analizoj çdo kush.Nuk e dinë të gjorët se zhvillimi i luftërave nuk mvarët vetëm nga faktori diplomatikë, nga faktori politikë por edhe nga faktori forcë.
Këtë e kishte dëshmuar edhe gjenerali Amerikan Wesli Klark i cili drejtpërdrejtë i patë thënë kriminelit Millosheviq.Numëroj ditët kur do ti dërgoj aeroplanët që të bombardojnë mbi Beograd. Dhe e mbajti fjalën.Plotë 74 ditë aeroplanët e NATO-së bombarduan ushtrinë kriminale serbe deri sa e dorëzuan. Kështu duhet të ndodhë edhe në Ukrainë. Evropa nuk duhërt vetëm të flasë. Por këtu ka dy zgjidhje.Të shtrëngojë ushtrinë që komplet të hyj në luftë me Rusinë dhe se bashku me Amerikën qoftë edhe më një përkahje indirekte të Amerikës të del fitues kundër Rusisë ose ta ndëgjoj Amerikën dhe të ulën në tryezën e bisedimeve.Epo bisedimet si bisedimet.Ato asnjëherë nuk janë të drejta.
Dhe këto bëhen kur palët nuk mund të gjëjnë zgjidhje me njëri- tjetrin.Atëherë duhët të pritët litari ose të vepron forca.Prandaj ne shqiptarët para se të flasim për politikat botërore është mirë të bëjmë analizën politike se ku jemi ne shqiptarët sot?Sa jemi të përgaditur që ti përballojmë situatat me forcat tona nëse nesër vjen deri tek një situatë ku do të gjindemi ballë për ballë me kriminëlet serb?
Më këtë dua të them se kundërthënia e të menduarit dhe veprimi i kundërt me atë që ja thotë mendja janë dy botëra dhe një kufi i madh që i ndanë. E koha e lojrave të fjalëve ka përfunduar. Po vjen koha që edhe ne të mëndojmë për vetvetën e jo gjithmonë të tjerët të mëndojnë për ne. Dhe kur ne të mëndojmë për vetvetën atëherë duhët të shkojmë më një zë të përbashkët dhe të kërkojmë edhe përkrahjen e miqve tanë. Por një gjë duhet ta dimë se nuk është në rregull që ta shash mikun dhe të punosh për armikun.
E fatkeqësia qëndron se një pjesë e mirë e politikës shqiptare po iu bëjnë shërbim armiqëve tanë shekullor sërbve e turqve duke mos mënduar fare se trojet shqiptare duhet të kënë engjujt mbrojtës. Pa engjujt mbrojtës nuk mbrohët shqiptaria. E engjulli mbrojtës i Shqiptarisë është Amerika bashkë më një pjesë të shteteve Evropiane siç janë: Anglia, Gjermania dhe Austria, së bashku me djelmninë dhe vajzërinë shqiptare.